Zbulesa 12
“Luftë në Qiell”
Nga erdhe përpara se të lindeshe në tokë? Si mund të ndikojë kjo njohuri në jetën tënde? Ndërkohë që përshkruan vegimin e tij për “gjërat që duhet të ndodhin pas këtyre gjërave” ( Zbulesa 4:1) për sa i përket ditëve të fundit dhe Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit, Gjoni tregoi edhe hollësi të ekzistencës sonë paratokësore, duke përfshirë “luftë[n] në qiell” ( Zbulesa 12:7) dhe kundërshtimin e Satanit ndaj ndjekësve të Jezu Krishtit në vdekshmëri. Ky mësim ka për qëllim të ndihmojë për rritjen e zotimit tënd për ta ndjekur Jezu Krishtin duke të të ndihmuar ta kuptosh zgjedhjen tënde paratokësore për të ndjekur Shpëtimtarin dhe refuzuar Satanin.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Çfarë ndryshimi do të sillte?
Në një takim mbarëbotëror për rininë, Motra Uendi W. Nelson, bashkëshortja e Presidentit Rasëll M. Nelson, dha thënien vijuese. Përpiqu ta imagjinosh atë që ajo po të fton të përfytyrosh dhe ndiesh. Nëse dëshiron, mund të shikosh materialin filmik “Shpresa e Izraelit” (1:01:34), në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 20:52–21:37, ose të lexosh thënien vijuese.
“Sa do të doja të mund të shihnit një material filmik 10-minutësh nga Youtube për jetën tuaj para lindjes.
Profeti Jozef Smith dha mësim se nëse do të mund t’ia ngulnit sytë qiellit pesë minuta, do të dinit më shumë nga sa do të dinit për një temë po ta studionit atë për gjithë jetën. Ndaj, thjesht përfytyrojeni sikur të mund ta kundronit për 10 minuta jetën tuaj para lindjes!
Sigurisht, ne e kuptojmë se Zoti ka hedhur me mençuri një vel mbi ato kujtime. Por, thjesht për një çast, përfytyrojeni efektin që do të kishte në jetën tuaj në këtë çast po të lejoheshit të shihnit 10 minuta nga jeta juaj paratokësore.”
(Uendi W. Nelson, “Shpresa e Izraelit” [takimi shpirtëror mbarëbotëror, 3 qershor 2018], material shtesë New Era dhe Ensign, f. 4–5, ChurchofJesusChrist.org)
-
Nëse do të mund ta përfytyroje veten tënde në ekzistencën paratokësore, cilat gjëra të veçanta do të shpresoje të shihje, mësoje, ndieje ose kuptoje nga pasja e kësaj përvoje?
-
Si mendon, çfarë ndryshimi mund të sjellë kjo në jetën tënde?
Te Zbulesa 12 , Gjoni shkroi rreth Luftës paratokësore në Qiell. Teksa studion, kërko hollësi rreth marrëdhënies tënde paratokësore me Jezu Krishtin. Mendo se si të kuptuarit e kësaj marrëdhënieje mund të ndikojë në aftësinë tënde për ta ndjekur Atë dhe për ta mposhtur Satanin në jetën tënde tani.
Lufta paratokësore në Qiell
Për të të ndihmuar të përgatitesh për të studiuar mësimet e Gjonit rreth Luftës në Qiell, mund të jetë e dobishme që të studiosh vargjet te Zbulesa 12:1–5 dhe më pas të shikosh figurën më poshtë që përshkruan disa nga simbolet në këto vargje. Përdore tabelën vijuese për të të ndihmuar të kuptosh atë që këto simbole përfaqësojnë.
Simboli |
Çfarë përfaqëson |
Një grua ( Zbulesa 12:1) |
“Kisha e Perëndisë” (shih Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zbulesa 12:7 [në shtojcën e Përkthimit prej Joseph Smith-it]) |
Fëmija i gruas ( Zbulesa 12:2) |
“Mbretëria e Perëndisë sonë dhe Krishtit të Tij” (shih Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zbulesa 12:7 [në shtojcën e Përkthimit prej Joseph Smith-it]) |
Një dragua ( Zbulesa 12:3) |
Satani (shih Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zbulesa 12:8 [në shtojcën e Përkthimit prej Joseph Smith-it]) |
Për të mësuar rreth Luftës në Qiell, bëj një tabelë si ajo në vijim në ditarin tënd të studimit. Lexo Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zbulesa 12:7–11 (në shtojcën e Përkthimit prej Joseph Smith-it). Vër re se “Mikaeli dhe engjëjt e tij” ( Zbulesa 12:7) janë Adami dhe fëmijë të tjerë shpirtërorë të drejtë të Perëndisë.
Lufta në Qiell Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zbulesa 12:7–11 (në shtojcën e kombinimit tresh) | |
Unë mësova se Satani … | |
Unë mësova se Jezu Krishti … | |
Unë mësova se unë … |
Reflekto për atë që ke lexuar dhe atë që ke shkruar në tabelën tënde.
-
Çfarë të bën përshtypje? Çfarë pyetjesh ke?
-
Çfarë të ndihmon vargu 11 të kuptosh rreth mënyrës se si ke qenë në ekzistencën paratokësore? Çfarë roli luajti Shpëtimtari për të të ndihmuar ta mposhtësh Satanin?
Duke dhënë mësim për jetën paratokësore dhe veprimet tona atje, Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, theksoi sa vijon:
“Në Këshillin në Qiell, të gjithë fëmijëve shpirtërorë të Perëndisë iu paraqit plani i Atit, përfshirë pasojat dhe sprovat e tij në vdekshmëri, ndihmat e tij qiellore dhe fatin e tij të lavdishëm. Ne e kuptuam mbarimin që nga fillimi. E gjithë moria e njerëzve të vdekshëm që kanë lindur në këtë tokë, e zgjodhën planin e Atit dhe luftuan për të në ndeshjen qiellore që pasoi.”
(Dallin H. Ouks, “Plani i Madh”, Ensign ose Liahona, maj 2020, f. 93)
-
Çfarë po mëson që mund ta ndërtojë besimin tënd në Jezu Krishtin dhe të të ndihmojë ta ndjekësh Atë?
Një e vërtetë që mbase po mëson nga studimi yt është se ti e mposhte Satanin në jetën paratokësore nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit dhe duke i qëndruar besnik dëshmisë sate.
-
Si ndikon të kuptuarit e kësaj të vërtete në mënyrën se si ti e sheh veten dhe të tjerët?
-
Si të ndihmon kjo e vërtetë të kuptosh rreth fuqisë së Shpëtimtarit dhe Shlyerjes së Tij?
Kujtohu që pas rebelimit të Satanit, ai dhe ndjekësit e Tij u “hodh[ën] mbi tokë” ( Zbulesa 12:9). Lexo te Zbulesa 12:12, 17 , duke kërkuar se kundër kujt Satani doli në luftë pasi u dëbua nga qielli. Merre parasysh t’i shtosh idetë e tua në tabelën që krijove.
-
Si e sheh luftën që Satani nisi kundër ndjekësve të Krishtit, e cila vazhdon sot?
-
Si mund të të ndihmojë njohja e të vërtetave që mësove rreth Luftës paratokësore në Qiell në këtë luftë kundër Satanit sot?
Shqyrtoje atë që ke renditur në ditarin tënd të studimit dhe merre parasysh të përsiatësh dhe të lutesh në heshtje për besimin tënd vetjak në ekzistencën paratokësore dhe realitetet e luftës ndërmjet Satanit dhe atyre që e ndjekin Jezu Krishtin. Merre parasysh se si ajo që ke mësuar sot mund të të ndihmojë ta kuptosh më mirë mirëbesimin tënd paratokësor në Jezu Krishtin dhe mbështetjen tek Ai. Si mund të kesh mirëbesim dhe të mbështetesh tek Ai në mënyrë më të plotë këtu në vdekshmëri? Shënoji mendimet dhe mbresat e tua në ditarin tënd të studimit.