Përsëritja 25 e Zotërimit Doktrinor
Kupto dhe Zbato
Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i kuptosh dhe zbatosh fragmentet e zotërimit doktrinor në rrethanat e tua ose teksa ndihmon njerëz të tjerë. Ky mësim do të të japë mundësi për ta thelluar kuptueshmërinë tënde për të vërtetat e 13 fragmenteve të zotërimit doktrinor nga gjysma e dytë e Dhiatës së Re dhe për t’i zbatuar ato.
Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit
Të forcuarit nëpërmjet të vërtetave të ungjillit
Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, një herë u shpreh se një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të përqendrohet te “ndërtimi dhe forcimi i besimit [tonë] te Jezu Krishti dhe fortifikimi [ynë] me mundësi më të madhe për ta jetuar dhe vënë në zbatim ungjillin në jetën [tonë]” (“Mundësitë dhe Përgjegjësitë e Mësuesve të SAK-ut në Shekullin e 21-të” [mbrëmje me një Autoritet të Përgjithshëm, 26 shkurt 2016], broadcasts.ChurchofJesusChrist.org). Me fjalë të tjera, fragmentet e zotërimit doktrinor kanë për qëllim ta bëjnë më të fortë besimin tënd!
Përfytyro sikur ke shokë që të thonë një ditë pas seminarit se ata mendojnë se zotërimi doktrinor është humbje kohe. Ata mendojnë se fragmentet e zotërimit doktrinor nuk janë të dobishme dhe nuk e kuptojnë se si ato mund t’i ndihmojnë në jetën e tyre.
Duke përdorur tabelën e dhënë, reflekto për fragmentet që ke studiuar gjatë kësaj gjysme të Dhiatës së Re. Përsiat se cilat fragmente kanë qenë një bekim ose një ndihmë për ty.
Zotërimi Doktrinor i Dhiatës së Re: 1 Korintasve–Zbulesa
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
“Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.” | |
“Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.” | |
“Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin.” | |
Në Ringjallje, ka tri shkallë lavdie. | |
“Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.” | |
Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke q[e]në Jezu Krishti vetë guri i qoshes”. | |
“Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.” | |
“Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.” | |
Ati Qiellor është “Ati [i] shpirtrave”. | |
“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.” | |
“Besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.” | |
“Ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve.” | |
“Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.” |
-
Si je bekuar, forcuar ose përforcuar me anë të ndonjë prej fragmenteve të zotërimit doktrinor që e ke studiuar këtë vit?
Për ta ftuar Shpëtimtarin të na ndërtojë, forcojë dhe përforcojë nëpërmjet fragmenteve të zotërimit doktrinor, ne duhet ta rritim kuptueshmërinë dhe aftësinë tonë për t’i zbatuar të vërtetat që gjenden te fragmentet. Veprimtaritë vijuese kanë për qëllim që të të ndihmojnë për ta bërë këtë.
Të kuptuarit dhe të mbajturit mend të të vërtetave të ungjillit
Një mënyrë për t’i kuptuar dhe për t’i mbajtur mend më mirë të vërtetat që gjenden në fragmentet e zotërimit doktrinor është t’i krahasosh ato me sende dhe situata të përditshmërisë.
Zgjidh dy nga fragmentet që ti do të doje t’i kuptoje më mirë dhe shqyrtoji frazat e tyre kyç të shkrimit të shenjtë.
a) Vizato ose bëj një fotografi të një sendi apo situate që ti e ndien se ka lidhje me frazën kyç të shkrimit të shenjtë në fragment. (Për shembull, për vargjet te Jakob [Bibël] 1:5–6 ti mund të vizatosh dikë duke u lutur. Për vargjet te 1 Korintasve 15:40–42 ti mund të vizatosh ose të bësh një fotografi të diellit, hënës ose yjeve.)
b) Shkruaj një shpjegim të shkurtër të mënyrës se si fotografia jote ka lidhje me të vërtetën që jepet mësim në fragment.
Zbatimi i të vërtetave të ungjillit
Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim një të vërtetë që mund të na ndihmojë t’i kuptojmë dhe zbatojmë fragmentet e zotërimit doktrinor. Ai dha mësim se parimet e ungjillit sigurojnë “këndvështrimin e çmuar të së vërtetës së përjetshme ndërsa lundrojmë në rrethana, sfida, vendime dhe përvoja të ndryshme të vdekshmërisë” (“Parimet e Ungjillit Tim”, Liahona, maj 2021, f. 123). Parimet që gjenden në fragmentet e zotërimit doktrinor mund të na ndihmojnë në shumë situata në jetën tonë.
Zgjidh dy fragmente me parime që do të doje t’i dije se si t’i zbatoje në jetën tënde. Ato mund të jenë të njëjtat fragmente që zgjodhe më herët, ose mund të jenë të ndryshme.
Për secilin fragment përshkruaj një situatë në të cilën dikush do të kishte mundësinë ta zbatonte të vërtetën e dhënë mësim në fragment. Për shembull, një e re mund të jetë më e nxitur të marrë pjesë në punën për historinë familjare duke e rritur dëshminë e saj për doktrinën e shpëtimit për të vdekurit të dhënë mësim te 1 Pjetër 4:6 .
Shpjego se si zbatimi i së vërtetës të dhënë mësim në secilin fragment që zgjodhe mund ta ndihmojë personin të marrë ndihmën e Shpëtimtarit.