Seminari
Zbulesa 15–22


Zbulesa 15–22

Vështrim i Përgjithshëm

Gjon Zbuluesi pikturoi një tablo të gjallë të shkatërrimit dhe ligësisë që do të mbushë botën gjatë ditëve të fundit të profetizuara. Në skenat e fundit të zbulesës së tij të madhe ai pa “një qiell të ri dhe një dhe të ri” dhe një qytet të shenjtë që zbriste nga qielli (shih te Zbulesa 21:1–2). Ai dëshmoi se Perëndia “do të banojë” me njerëzit e këtij qyteti “edhe ata do të jenë populli i tij” ( Zbulesa 21:3).

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Zbulesa 15–19

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të mbështeten te Jezu Krishti me më tepër vetëbesim teksa përballen me sfidat e ditëve të fundit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për atë që dinë rreth sprovave të ditëve të fundit dhe arsyeve përse mund të mbështeten te Jezu Krishti. 

  • Fletushkat: “Engjëjt dhe plagët”, “Ligësia [në botë] dhe fuqia e Shpëtimtarit” dhe “Dasma e Qengjit”

Zbulesa 20:11–15

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë Gjykimin Përfundimtar dhe të përgatiten për të pasur një përvojë të mrekullueshme duke qëndruar përpara Jezu Krishtit në atë ditë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Zbulesa 20:12 dhe të vijnë të përgatitur në orën mësimore me pyetjet që kanë rreth Gjykimit Përfundimtar.

  • Figura për t’u paraqitur: Figura e Gjykimit Përfundimtar që gjendet në krye të mësimit

  • Materialet për nxënësit: Kopje të thënieve në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat” mund të jenë të dobishme

Zotërimi Doktrinor: Zbulesa 20:12

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta mësojnë përmendsh referencën e zotërimit doktrinor dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargun te Zbulesa 20:12 , të shpjegojnë doktrinën dhe t’i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të shqyrtojnë vargun te Zbulesa 20:12 dhe të përgatiten t’ia tregojnë klasës atë që kanë mësuar rreth Gjykimit Përfundimtar dhe mënyrës se si ne mund të përgatitemi për të. 

  • Përmbajtja për t’u paraqitur: Pesë pyetjet që do t’i ndihmojnë nxënësit ta shpjegojnë doktrinën

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’u kërkoni tre nxënësve përpara orës mësimore të shqyrtojnë secili një nga parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore dhe të përgatiten për të dhënë një përmbledhje të shkurtër të atij parimi si pjesë e mësimit.

Zbulesa 21–22

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se për mundësinë për të jetuar me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në mbretërinë çelestiale ia vlen çdo përpjekje.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin se si mund të jetë mbretëria çelestiale dhe përse ata do të donin ta trashëgonin atë.

  • Fletushka: “Përse ia vlen çdo përpjekje që të orvatemi fort për mbretërinë çelestiale”

Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 12

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit t’i vlerësojnë synimet që kanë vendosur dhe rritjen që kanë përjetuar gjatë studimit të tyre të Dhiatës së Re.

  • Përgatitja e nxënësve: Teksa nxënësit e përfundojnë studimin e tyre të Dhiatës së Re, ftojini ata të krijojnë një listë të tre deri pesë fragmenteve më me ndikim të shkrimit të shenjtë që i kanë studiuar këtë vit.

  • Përmbajtja për t’u paraqitur: Udhëzimet për veprimtaritë A dhe B

  • Figura për t’u paraqitur: Figura e Palit që dëshmon përpara mbretit Agripa