Seminari
Zbulesa 15–19


Zbulesa 15–19

“Qengji do t’i Mundë”

“He Comes Again to Rule and Reign” by Mary R. Sauer. Jesus Christ is descending to Earth at his Second Coming. There are men, women, and children surrounding him. He is wearing a red robe and is looking down at those who are gathering.

Çfarë të vjen në mendje kur mendon për ditët e fundit të profetizuara? Gjon Zbuluesi pikturoi një tablo të gjallë të shkatërrimit dhe ligësisë që do të mbushë botën. Por këto rrethana nuk do të zgjasin. Jezu Krishti “do t’i mundë, sepse ai është Zot i zotërve dhe Mbret i mbretërve” (Zbulesa 17:14). Ky mësim mund të të ndihmojë të mbështetesh te Jezu Krishti me më tepër vetëbesim teksa përballesh me sfidat e ditëve të fundit.

Përqendrimi tek Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Asgjë nuk do t’i bekojë nxënësit më shumë sesa arritja për t’i njohur dhe dashur Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Teksa i përgatitni dhe u jepni mësimet, kërkoni vazhdimisht frymëzim për mënyrat se si t’i ndihmoni ata që ta bëjnë këtë.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për atë që dinë rreth sprovave të ditëve të fundit dhe arsyeve përse mund të mbështeten te Jezu Krishti.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Plagët, sprovat dhe besimi te Zoti

Illustration of angels pouring out the bowls of wrath onto the earth from the book of Revelation.

Si pjesë e vegimit të Gjonit, Zoti i tregoi Gjonit shtatë engjëj që derdhnin plagë të ndryshme mbi të ligjtë në ditët e fundit. Këto plagë përfshinin ulcerat, kthimin e ujit në gjak, nxehtësinë e madhe, terrin, dhembjet, bubullimat dhe vetëtimat, një tërmet dhe breshër të madh (shih Zbulesa 16).

Përsiati pyetjet vijuese:

  • Çfarë tjetër di ti rreth sprovave dhe ligësisë së ditëve të fundit? Si ndihesh rreth këtyre sprovave?

  • Sa i sigurt ndihesh se Zoti mund të të ndihmojë me çfarëdolloj sprove me të cilën mund të përballesh? Pse?

Gjoni përshkroi diçka tjetër përpara se të shkruante për shkatërrimin dhe sprovat që do t’i pllakosnin njerëzit e tokës në ditët e fundit. Lexo te Zbulesa 15:2–4 dhe përpiqu të përfytyrosh atë që Gjoni po shikonte.

Mund t’i ndihmojë nxënësit ta krahasojnë atë që Gjoni jep mësim rreth “det[it të] qelqtë” te vargu 2 me atë që Jozef Smithi jep mësim rreth tij te Doktrina e Besëlidhje 130:6–7 .

  • Përse mund të jetë e dobishme të mësosh rreth shenjtorëve të ekzaltuar që banojnë në praninë e Perëndisë përpara se të lexosh për plagët që Gjoni i përshkruan më pas?

Teksa e vazhdon studimin tënd, kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për të të ndihmuar të dish dhe kuptosh se ti mund të drejtohesh te Zoti për ndihmë gjatë sfidave të ditëve të fundit. Për të të ndihmuar ta kuptosh më mirë atë që jepet mësim te secili kapitull që do të studiosh, merre parasysh t’i lexosh titujt e kapitujve përpara se t’i lexosh vargjet.

Color Handouts Icon

Merreni parasysh t’i kopjoni dhe t’ua shpërndani nxënësve fletushkat vijuese. Nuk është qëllimi që nxënësit t’i plotësojnë të gjitha veprimtaritë e sugjeruara. Nxënësve mund t’u caktohen veprimtari për t’i plotësuar ose ata mund t’i zgjedhin veprimtaritë që u interesojnë më shumë. Nxënësit mund të punojnë vetëm ose në grupe të vogla, sipas nevojave të tyre të të mësuarit.

Teksa nxënësit studiojnë, merreni parasysh të lëvizni nëpër dhomë që të jeni në dispozicion për t’i ndihmuar nxënësit me vargjet ose pyetjet e vështira. Kujtoni që ne nuk i dimë të gjitha interpretimet e atyre që pa Gjoni. Ndërkohë që lëvizni nëpër dhomë, studioni me nxënësit dhe merreni parasysh të bëni pyetje si ato në vijim: “Ndonëse mund të mos i kuptojmë të gjitha hollësitë, cila mendoni se është ideja apo parimi i përgjithshëm që ndoshta Gjoni po mundohej të përcillte në këto vargje?” “Çfarë tjetër keni mësuar në librin e Zbulesës që mund t’ju ndihmojë me këtë pyetje?” Merrni parasysh të kërkoni informacione të mëtejshme te kapitujt 55 dhe 56 të materialit në anglisht New Testament Student Manual [2014].

Mundësia A: Engjëjt dhe plagët

Të menduarit rreth plagëve që Gjoni pa te Zbulesa 16 mund të na shkaktojë shqetësim. Megjithatë, rritja e besimit tonë te Jezu Krishti mund të na ndihmojë t’i kapërcejmë shqetësimet tona. Është e rëndësishme të vëmë re se ndërsa engjëjt i derdhën plagët e tyre, ata dëshmuan për karakterin e Zotit. Njohja e karakterit të Tij mund të na ndihmojë ta rrisim besimin tonë tek Ai.

Lexoni te Zbulesa 16:5, 7 , duke kërkuar mënyrën se si engjëjt e përshkruan Zotin dhe gjykimet e Tij. Shkruajeni në flluskën e diskutimit në vijim atë që mendoni se thanë engjëjt.

  • Pse mund të jetë e dobishme që ne ta kuptojmë karakterin e Zotit teksa mësojmë rreth gjykimit të Tij?

  • Kur të ka ndihmuar në jetën tënde ta kuptosh se si është Perëndia? Si mund të të ndihmojë të kujtuarit e karakterit të Jezu Krishtit që të mbështetesh tek Ai?

New Testament Seminary Teacher Manaul - 2023

Mundësia B: Ligësia [në botë] dhe fuqia e Shpëtimtarit

Mendo për disa shembuj ligësie në botë dhe se si ajo ndikon te ne.

  • Nëse do të të duhej të mendoje për një simbol që të përfaqësojë ligësinë e botës, cili do të ishte? Pse?

  • Po të të duhej të mendoje për një simbol ose titull nderimi që të përfaqësojë Shpëtimtarin dhe faktin se si Ai mund të na ndihmojë ta mposhtim këtë ligësi, cili do të ishte? Pse?

Ndaje një faqe të ditarit tënd në gjysmë. Lexo te Zbulesa 17:3–7, 14 , duke përfytyruar simbolet që Gjoni i përdori në këto vargje. Në njërën anë të faqes së ndarë të ditarit tënd shkruaj fjalë ose fraza kyç që përdoren për të përshkruar ligësinë. Në anën tjetër, shkruaj simbole që përfaqësojnë Jezu Krishtin dhe të drejtët. Fjalët vijuese mund të jenë të dobishme:

Kurvërimi ( Zbulesa 17:4): aktet seksuale imorale. Ajo mund të jetë edhe një “simbol për braktisjen” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Lavirësi ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org)

Babilona ( Zbulesa 17:5): emri i një qyteti të njohur për ligësinë e tij, i përdorur si simbol për ligësinë dhe gjërat e botës

Lavire ( Zbulesa 17:5): dikush që kryen veprime seksuale imorale për para ose në këmbim të diçkaje

Çudi ( Zbulesa 17:6): mahnitje, habi

  • Çfarë mësove nga simbolet për të cilat lexove?

  • Çfarë të ndihmojnë të kuptosh rreth Jezu Krishtit titujt për Të në vargun 14 ?

  • Çfarë di rreth mënyrës se si Qengji, ose Jezu Krishti, e mposhti të gjithë ligësinë? (Shih tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Qengj i Perëndisë ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org.) Ç’kuptim ka kjo për ty?

New Testament Seminary Teacher Manaul - 2023

Mundësia C: Dasma e Qengjit

  • Cilat janë disa arsye pse familjet shpesh festojnë nëpër dasma?

Gjoni e përdori shëmbëlltyrën e një dasme për të na dhënë mësim rreth ditëve të fundit. Dasma për të cilën ai shkroi është simbolikë për Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit.

Bëj një vizatim të thjeshtë të një nuseje dhe një dhëndri dhe shkruaj atë që mëson rreth secilit ndërkohë që studion.

Lexo te Zbulesa 19:7–9 për të parë se si na inkurajon Zoti që të ndihemi rreth kësaj dasme. Nusja në këto vargje është simbolikë për anëtarët e Kishës së Zotit që po përgatiten për kthimin e Krishtit.

  • Sipas vargut 8 , si duhet të përgatitemi për këtë dasmë? Çfarë do të thotë kjo për ty?

  • Në ç’mënyra një marrëdhënie martesore është një simbol i përshtatshëm i marrëdhënies sonë besëlidhëse me Jezu Krishtin?

  • Si mund të jetë kthimi i Shpëtimtarit një kohë gëzimi për ty?

Lexoji shkrimet e shenjta në vijim dhe mendo rreth asaj që mund të bësh për t’u përgatitur për kohën kur Jezu Krishti të vijë përsëri. Nëse dëshiron, mund ta shenjosh atë që gjen në shkrimet e tua të shenjta ose të shkruash rreth saj në ditarin tënd.

Zbulesa 7:13–14

3 Nefi 27:19–21

  • Si ndihesh rreth Jezu Krishtit dhe asaj që Ai ka bërë për të të përgatitur për ardhjen e Tij?

New Testament Seminary Teacher Manaul - 2023

Kërkojuni nxënësve të tregojnë atë që mësuan, sidomos rreth Jezu Krishtit. Nëse nuk kuptuan aspekte të asaj që studiuan, sigurojini dhe ftojini ata të tregojnë atë që mësuan. Nxitini nxënësit të vazhdojnë t’i studiojnë shkrimet e shenjta çdo ditë dhe të ndërtojnë mirëbesim te Shpëtimtari i tyre. Ndihmojini ata të shohin se simbolet, titujt dhe karakteristikat që studiojnë në shkrimet e shenjta ilustrojnë se Jezu Krishti mund të na ndihmojë ta mposhtim ligësinë e ditëve të fundit.

  • Çfarë do të dëshiroje të kujtoje apo bëje?

  • Në ç’mënyrë e ndien se kjo mund të të ndihmojë gjatë sprovave të ditëve të fundit?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Kufizimi i ndikimit të Babilonisë mbi ne

Nëse nxënësit do të përfitonin nga një theksim më i madh i mposhtjes së Babilonisë, merreni parasysh të përdorni bisedën e Plakut Dejvid R. Stoun, i Të Shtatëdhjetëve, “Sioni në Mes të Babilonit”, Ensign ose Konferenca e Përgjithshme, maj 2006, f. 140–144. Analogjia e tij e tempullit të Manhatanit mund të përdoret për t’i ndihmuar nxënësit të dallojnë rëndësinë e rritjes të kohës së tyre për Shpëtimtarin ndërkohë që kufizojnë ndikimin e Babilonisë tek ata. Nxënësit mund të përfitojnë edhe nga studimi dhe diskutimi i standardeve të Zotit për ta në Për Forcën e Rinisë (broshurë, 2011).

Zbulesa 19:10 . “Dëshmia e Jezusit është frymë e profecisë”

Nxënësit mund të përfitojnë nga të kuptuarit e fuqisë së një dëshmie për Jezu Krishtin. Ftojini nxënësit të lexojnë te Zbulesa 19:10 për një përkufizim për “dëshmi[në] e Jezusit”. Ndihmojini nxënësit të zbulojnë se “frym[a] e profecisë” ( vargu 10) i referohet dhuratës së zbulesës dhe frymëzimit nga Perëndia, e cila na lejon ta pranojmë dhe ta themi fjalën e Tij (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Profeci, Profetizoj ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Ftojini nxënësit të marrin parasysh se si ata mund t’i bekojnë të tjerët dhe të përgatiten për Ardhjen e Dytë të Jezu Krishtit përmes dëshmisë së tyre për Jezu Krishtin.

Simbolika e Jezu Krishtit në Ardhjen e Tij të Dytë

Për t’i ndihmuar nxënësit të mësojnë rreth Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit, merreni parasysh ta paraqitni figurën vijuese dhe t’i ftoni nxënësit të lexojnë te Zbulesa 19:11–16 . Ftojini ata t’i diskutojnë simbolet që gjejnë.

Book of Revelation Transparencies

Ndihmat për studimin dhe shkrime të tjera të shenjta mund të ndihmojnë për zbulimin e kuptimit të simboleve. Për shembull, për ta kuptuar më mirë arsyen përse një shpatë del nga goja e Jezu Krishtit ose përse Ai “qeveris me skeptër prej hekuri” ( Zbulesa 19:15), lexoni Doktrina e Besëlidhje 11:2 dhe 1 Nefi 11:25 .