Seminari
Zbulesa 20:11–15


Zbulesa 20:11–15

Gjykimi Përfundimtar

Resurrected Christ with arms outstretched stands above a throng of people of all races and times, some prone, some standing. The people on the right side of Christ are in the attitude of worship. The people on the left side of Christ are in anguish. Scenes of ruin are in the foreground and background. The Washington D.C. temple is pictured in the upper left corner.

A e ke pyetur veten ndonjëherë se si do të jetë Gjykimi Përfundimtar? Apostulli Gjon profetizoi për atë ditë të madhe. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta kuptosh më mirë Gjykimin Përfundimtar dhe të përgatitesh për të pasur një përvojë të mrekullueshme duke qëndruar përpara Jezu Krishtit në atë ditë.

Vëzhgimi i ndjenjave të nxënësve. Jini të vetëdijshëm për nxënësit që mund të ndihen në ankth teksa diskutohen të vërteta të caktuara të ungjillit. Gjatë gjithë mësimit gjeni mënyra për t’i siguruar ata për dashurinë dhe dhembshurinë e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Zbulesa 20:12 dhe të vijnë të përgatitur në orën mësimore me pyetjet që kanë rreth Gjykimit Përfundimtar.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Gjykimi Përfundimtar

Merreni parasysh ta paraqitni figurën në fillim të mësimit.

  • Si e përfytyron se do të ndihen njerëz të ndryshëm në Gjykimin Përfundimtar? Pse?

  • Çfarë mendon se e përcakton nëse dikush është i përgatitur për atë ditë?

  • Në ç’mënyra Jezu Krishti ofron të na ndihmojë të përgatitemi për atë ditë?

Në ditarin tënd të studimit, shkruaje atë që shpreson se do të mendosh dhe ndiesh kur të qëndrosh përpara Perëndisë për t’u gjykuar. Sa i/e mirëpërgatitur ndihesh?Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na duan dhe dëshirojnë që të mbushemi me paqe dhe gëzim në Ditën e Gjykimit. Ata na flasin nëpërmjet shkrimeve të shenjta dhe nëpërmjet udhëheqësve bashkëkohorë të Kishës për të na mësuar se si do të jetë Gjykimi dhe se si të përgatitemi për të.

Pasi pa një vegim të Mijëvjeçarit (shih Zbulesa 20:1–3) dhe të Ringjalljes së të drejtëve (shih Zbulesa 20:4–6), Gjoni pa Gjykimin Përfundimtar. Lexo te Zbulesa 20:11–12 , duke kërkuar atë që Perëndia i zbuloi Apostullit Gjon rreth Gjykimit Përfundimtar.

  • Cilat të vërteta mësove nga Gjoni rreth Gjykimit Përfundimtar?

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga ky fragment është se Perëndia do të na gjykojë në bazë të librave që janë shkruar sipas veprave tona.

Pyetje rreth Gjykimit Përfundimtar

Në ditarin tënd të studimit, shkruaj pyetjet që ke lidhur me këtë fragment ose gjëra të tjera që do të doje t’i kuptoje më mirë rreth Gjykimit Përfundimtar.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’ia tregojnë klasës disa nga pyetjet e tyre.

Gjej disa minuta për të kërkuar përgjigje për pyetjet e tua. Mund të zgjedhësh të kërkosh fjalë kyç tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta. Ose mund të kërkosh në faqen ChurchofJesusChrist.org ose në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit]. Në vijim janë disa pyetje dhe burime të sugjeruara që ti mund t’i përfshish në studimin tënd:

Teksa nxënësit studiojnë, merreni parasysh të lëvizni nëpër dhomë duke kërkuar ata që mund t’u duhet ndihmë. Nëse do të ishte e dobishme, merreni parasysh të studioni në heshtje për një çast me një ose dy nxënës dhe të jepni çfarëdolloj thënie të dobishme që gjendet në pjesën e mësimit “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.

Nxitini nxënësit ta shënojnë atë që mësojnë në ditarin e tyre të studimit ose në shkrimet e tyre të shenjta pranë vargut te Zbulesa 20:12 . Nëse dëshirojnë, ata mund të shënojnë në shkrimet e tyre të shenjta pyetjet dhe burimet që ndihmojnë për t’iu përgjigjur atyre pyetjeve.

Për variacion, katër pyetjet vijuese mund të paraqiten në pjesë të ndryshme të dhomës me burimet e sugjeruara të renditura nën secilën pyetje. Nxënësit më pas mund të mblidhen te pyetja që zgjedhin dhe ta studiojnë atë me moshatarët e tyre. Përndryshe, secila prej katër pyetjeve mund të shkruhet mbi një zarf që ka brenda një copë letër ku shkruhen burimet. Këto zarfe mund të vendosen në krye të dhomës. Nxënësit mund të zgjedhin një zarf me një pyetje për të cilën kanë kureshtje, ta studiojnë atë duke përdorur burimet e sugjeruara brenda dhe më pas ta kthejnë zarfin dhe të zgjedhin një tjetër. (Mund të jetë e nevojshme të përgatitni disa zarfe për secilën pyetje.)

1. Cilat janë disa nga librat që Gjoni e pa Zotin t’i përdorte në gjykim?

Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta “Libër i Jetës”

Doktrina e Besëlidhje 128:6–7

3 Nefi 27:24–26

2. Kush do të jetë saktësisht Gjykatësi ynë dhe përse Ai është më i miri për të na gjykuar?

Gjoni 5:22

3 Nefi 27:14–15

1 Samuelit 16:7

3. Në bazë të çfarë do të gjykohemi?

Doktrina e Besëlidhje 137:9

Mosia 4:30

4. Si mund të jem i/e përgatitur për Gjykimin Përfundimtar?

3 Nefi 27:16–20

Zbulesa 20:13, 15 ; 22:11–12

Ftojini nxënësit t’ia tregojnë klasës atë që mësuan. Disa nga pyetjet vijuese mund të përdoren për të ndihmuar në zhvillimin e një diskutimi.

  • Çfarë mësove rreth Gjykimit Përfundimtar?

  • Si mund të ndikojë të kuptuarit dhe të besuarit e kësaj doktrine në veprimet tona?

  • Cilat nga tiparet e Shpëtimtarit të ndihmojnë t’i mirëbesosh Atij si Gjykatësin tënd? Si mund të të ndihmojë Ai të përgatitesh për Gjykimin Përfundimtar?

Libri yt i jetës

Lexo sërish te Zbulesa 20:12 dhe merre parasysh ta shenjosh frazën “libri i jetës”. Në një kuptim, libri i jetës është një anal i jetës së çdo personi.

Për veprimtarinë vijuese, merreni parasysh të shkruani në tabelë një shembull si referencë për nxënësit.

Nëse nxënësit po përdorin fletë letre të shkëputura në vend të ditarit të tyre të studimit, ata mund ta palosin letrën e tyre në gjysmë në mënyrë që të ngjajë më shumë si një libër. Më pas mund ta emërtojnë kapakun e jashtëm “Libri Im i Jetës”.

Shkruaje titullin “Libri Im i Jetës” në krye të një faqeje bosh në ditarin tënd të studimit dhe më pas ndaje faqen në dy kolona. Emërtoje kolonën e majtë “Jam i/e gëzuar që bëra” dhe bëj një listë në atë kolonë të gjërave specifike për të cilat je mirënjohës/e që i ke në librin tënd të jetës. Kjo mund të përfshijë:

  • Ordinancat që ke marrë.

  • Veprat e mira që ke bërë.

  • Dëshirat e tua të drejta.

  • Zhvillimin e marrëdhënies sate me Jezu Krishtin.

Përfytyro se sa mirë do të ndihesh një ditë që Shpëtimtari do të shqyrtojë me ty analin e drejtësisë sate!

Tani emërtoje kolonën e djathtë të faqes “Do të doja të”. Shkruaj ose thjesht përsiat për veprat e drejta dhe ordinancat që do të doje t’i shtoje në librin tënd përpara Gjykimit. Përfshi edhe zgjedhje dhe qëndrime që do të doje t’i fshije nga libri i jetës nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.

Shpëtimtari e ka bërë të mundur që të përshtatet ajo që është shënuar rreth teje në librin e jetës. Lexo te Doktrina e Besëlidhje 58:42–43 premtimet që Ai u bëri atyre që pendohen sinqerisht.

  • Si ndikojnë këto premtime në ndjenjat e tua rreth Gjykimit Përfundimtar dhe rreth Gjykatësit tonë?

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, tha:

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Ajo Ditë e Gjykimit do të jetë një ditë e mëshirës dhe e dashurisë – një ditë kur zemrat e thyera shërohen, kur lotët e pikëllimit zëvendësohen nga lotët e mirënjohjes, kur gjithçka do të vihet në rregull.

Po, do të ketë hidhërim të thellë për shkak të mëkatit. Po, do të ketë keqardhje dhe madje ankth për shkak të gabimeve tona, marrëzisë sonë dhe kokëfortësisë sonë që na bënë të humbasim mundësitë për një të ardhme më të madhërishme.

Por kam vetëbesim se ne jo vetëm që do të jemi të kënaqur me gjykimin e Perëndisë; ne gjithashtu do të mahnitemi dhe pushtohemi nga hiri, mëshira, bujaria dhe dashuria e Tij e pafundme për ne, fëmijët e Tij.”

(Diter F. Uhtdorf, “O sa i Madh Plani i Perëndisë Tonë!Ensign ose Liahona, nëntor 2016, f. 21)

Përsiat se çfarë ndihesh i frymëzuar të bësh për t’u përgatitur për të qëndruar përpara Shpëtimtarit në Ditën e Gjykimit.

Dëshmoni se Gjykimi Përfundimtar do të jetë një përvojë e pabesueshme për të gjithë ata që pendohen për mëkatet e tyre dhe vazhdojnë të përpiqen ta rrisin besimin e tyre te Shpëtimtari.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Jezu Krishti është Gjykatësi i përsosur

Për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë se gjykimet përfundimtare të individëve duhet t’i lihen Jezu Krishtit, ftojeni klasën të krijojë disa hollësi të jetës së një personi imagjinar. Hollësitë mund të përfshijnë thirrjet që ai ka mbajtur në Kishë, sa e mirë ka qenë ecuria e tij në shkollë, personalitetin e tij dhe disa nga pikat e forta dhe të dobëta të tij.

Më pas pyetini nxënësit nëse do të ndiheshin rehat për të vendosur se në cilën mbretëri të lavdisë duhet të shkojë ky person imagjinar. Pyetini se çfarë tjetër do t’u duhej të dinin për të bërë një gjykim të përsosur.

Ftojini nxënësit të diskutojnë atë që di Shpëtimtari rreth nesh, që e lejon Atë të bëjë një gjykim të përsosur të jetës sonë. Pyetini se përse ata janë mirënjohës që e dinë se Ai do të jetë Gjykatësi i tyre vetjak.

Satani do të lidhet gjatë Mijëvjeçarit

Merreni parasysh të paraqitni një zinxhir ose figurën e një zinxhiri. Kërkojuni nxënësve të lexojnë te Zbulesa 20:1–3 , duke kërkuar përgjigjet për pyetjet vijuese:

  • Kush është i lidhur me zinxhir në këto vargje?

  • Për sa kohë do të jetë i lidhur ai?

  • Çfarë nuk do të jetë më në gjendje të bëjë?

Ftojini nxënësit të lexojnë te 1 Nefi 22:26 për të parë një arsye pse Satani do të lidhet.

Presidenti Spenser W. Kimball (1895–1985), dha mësim se “kur Satani lidhet në një shtëpi të vetme – kur Satani lidhet në një jetë të vetme – Mijëvjeçari ka filluar tashmë në atë shtëpi, në atë jetë” (The Teachings of Spencer W. Kimball, red. Edward L. Kimball [1982], f. 172).

Ftojini nxënësit të lexojnë tek Alma 48:11–13, 17 për të parë një shembull të një njeriu të drejtë i cili e kishte “lidh[ur]” tashmë ndikimin e Satanit në jetën e tij.

Ftojini nxënësit të përsiatin se si ata mund t’i drejtohen Zotit dhe ta pakësojnë ndikimin e Satanit në jetën e tyre.