Seminari
Zbulesa 21–22


Zbulesa 21–22

“Kush Fiton do t’i Trashëgojë të Gjitha Gjërat”

A person standing on a mountain top

A mund ta përfytyrosh se si do të jetë të jetosh me Perëndinë në mbretërinë çelestiale? Në skenat e fundit të zbulesës së tij të madhe, Gjoni pa “një qiell të ri dhe një dhe të ri” dhe një qytet të shenjtë që zbriste nga qielli (shih te Zbulesa 21:1–2). Ai dëshmoi se Perëndia “do të banojë me ta; edhe ata do të jenë populli i tij” (Zbulesa 21:3). Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta kuptosh se mundësia për të jetuar me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin në mbretërinë çelestiale ia vlen çdo përpjekje.

Ndihma ndaj nxënësve që ta njohin fuqinë, mëshirën dhe ndikimin e Zotit. Ndihmojini nxënësit që ta shohin dorën e Zotit në bekimin e njerëzve në shkrimet e shenjta. Teksa e shohin këtë, ata do të jenë më të aftë ta ndiejnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në rrethanat e tyre vetjake.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin se si mund të jetë mbretëria çelestiale dhe përse ata do të donin ta trashëgonin atë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Rezultati përfundimtar

The next would be the team celebrating the goal.

Përfytyro sikur je pjesëtar i një ekipi sportiv dhe ti e di paraprakisht se ekipi yt do ta fitojë titullin kampion në fund të sezonit. Megjithatë, ti nuk e di se sa do të zgjasë sezoni dhe trajneri pret që të gjithë lojtarët të japin më të mirën e tyre në mënyrë që të qëndrojnë në ekip.

  • Si mund të ndikojë kjo njohuri në mënyrën se si ti përgatitesh për secilën ndeshje dhe si e luan atë? Pse?

  • Si do të reagoje nëse ekipi yt do të humbte disa ndeshje radhazi? Si mund t’i inkurajoje shokët e tu të ekipit pas këtyre humbjeve?

Tani gjej pak kohë për të menduar rreth ditëve të fundit dhe Ardhjes së Dytë.

Jepuni kohë nxënësve që t’i përsiatin pyetjet vijuese. Ndiqni nxitjet e Shpirtit për të përcaktuar nëse do të ishte e dobishme t’i diskutoni pyetjet me zë të lartë.

  • Sa vetëbesim ke ti që drejtësia do të ngadhënjejë në fund mbi të ligën? Çfarë mund të të ndihmojë ta shtosh vetëbesimin tënd?

  • A mendon se ia vlejnë përpjekjet e tua më të mira vazhdimisht për ta ndjekur Shpëtimtarin? Përse po ose përse jo?

Rezultati përfundimtar i betejës ndërmjet së mirës dhe së keqes është zbuluar nga Perëndia nëpërmjet profetëve të Tij: pala e Zotit do të jetë fitimtare. Gjatë Mijëvjeçarit, Satani do të lidhet dhe Jezu Krishti do të sundojë mbi tokë në paqe për një mijë vjet (shih te Zbulesa 20:1–4). Pas këtyre një mijë vjetëve, Satanin do ta “hedhin në liqenin e zjarrit e të squfurit” përgjithmonë dhe do të ndodhë Gjykimi Përfundimtar (shih te Zbulesa 20:7–15). Pas Gjykimit Përfundimtar, të drejtët dhe besnikët do të trashëgojnë jetën e përjetshme në mbretërinë çelestiale.

Teksa studion kapitujt te Zbulesa 21–22, kërko ndihmën e Atit Qiellor për ta shtuar dëshirën tënde për të bërë përpjekjet e tua më të mira në orvatjen e fortë për jetën e përjetshme dhe lavdinë çelestiale.

Fillimi dhe mbarimi

Një nga ngjarjet e rëndësishme që Gjoni pa në vegimin e tij ishte ngadhënjimi i Jezu Krishtit mbi Satanin në fundin e botës. Te Zbulesa 21–22, Gjoni përshkroi fatin e atyre që kishin luftuar krah Shpëtimtarit për të mundur ligësinë.

Lexo te Zbulesa 21:1–7 , duke kërkuar bekimet që Perëndia do t’u japë besnikëve. Nëse dëshiron, mund t’i shenjosh ato që janë më kuptimplota për ty.

Nëse do të mësosh më shumë rreth Jerusalemit të Ri të përmendur te vargu 2 , merre parasysh ta kërkosh atë tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta .

Vër re që te vargu 2 , burri është një simbol i Shpëtimtarit dhe nusja është simbol i Kishës, ose i atyre që e ndjekin Atë me besnikëri.

Te vargu 7 , një bir ose bijë e Krishtit është dikush që i ka mbajtur besëlidhjet e tij me Të.

Merreni parasysh t’i paraqitni pyetjet vijuese në tabelë. Ftojini nxënësit e gatshëm t’ia tregojnë idetë e tyre klasës.

  • Cilat bekime që Perëndia do t’u japë besnikëve janë më kuptimplotat për ty? Pse?

  • Çfarë mësove rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga këto vargje? Përse do të ishte e rëndësishme që ti t’i kuptoje këto gjëra rreth Tyre?

Teksa nxënësit përgjigjen, merreni parasysh të bëni pyetje si ato në vijim: Në ç’mënyra Shpëtimtari i “bë[n] të gjitha gjërat të reja”? ( Zbulesa 21:5 .) Në ç’mënyrë është Ai “fillimi dhe mbarimi”? ( Zbulesa 21:6 .) Çfarë do të thotë që nëpërmjet Jezu Krishtit ne mund të fitojmë dhe t’i “trashëgoj[m]ë të gjitha gjërat”? ( Zbulesa 21:7 .)

Trashëgimi i mbretërisë çelestiale

Ftojini nxënësit t’i tregojnë të vërtetat rreth mbretërisë çelestiale që ata i gjejnë te Zbulesa 21:1–7 . Nxënësit mund të përcaktojnë disa parime. Merreni parasysh t’i shkruani të vërtetat që ata thonë në tabelë. Mund të merrni lirisht kohë për të diskutuar një ose më shumë nga këto të vërteta.

Disa nga të vërtetat e shumta të dhëna mësim në këto vargje përfshijnë sa vijon: Në mbretërinë çelestiale Perëndia do të banojë me popullin e Tij dhe do ta ngushëllojë atë dhe ata nuk do të përjetojnë më vdekje, vuajtje apo dhembje; dhe ata që i kalojnë me besnikëri provat e jetës në vdekshmëri do të trashëgojnë bekime të përjetshme në mbretërinë çelestiale.

Color Handouts Icon

Merreni parasysh t’i paraqitni burimet dhe pyetjet vijuese ose t’u jepni atyre një fletushkë. Teksa nxënësit i studiojnë burimet dhe u përgjigjen pyetjeve, jini të vëmendshëm ndaj atyre që mund të kenë nevojë për ndihmë ose udhëzime shtesë.

Përfytyro sikur një nga shokët e tu nuk mendon se të përpiqesh fort për mbretërinë çelestiale ia vlen gjithçka që kjo kërkon.

Përgatit një përgjigje të shkurtër që mund t’ia japësh shokut tënd që ta ndihmosh atë të kuptojë se për mbretërinë çelestiale ia vlen çdo përpjekje që kërkohet për ta jetuar ungjillin. Mund të duash të përdorësh disa nga burimet në vijim dhe t’u përgjigjesh pyetjeve në vijim që të ndihmojnë të përgatitesh për përgjigjen tënde:

Plaku L. Tom Peri (1922–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim:

Final official portrait of Elder L. Tom Perry of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004. Passed away 30 May 2015.

“Besoj se nëse mund të krijojmë në mendjet tona një pamje të qartë e të vërtetë të jetës së përjetshme, do të fillonim të silleshim ndryshe. Nuk do të na duhej të na nxitnin që të bënim gjërat e shumta të përfshira për durimin deri në fund, si [dhënia e shërbesës], marrja pjesë në mbledhjet tona, vajtja në tempull, jeta e moralshme, [bërja] e lutjeve tona, ose leximi i shkrimeve të shenjta. Do të donim të bënim të gjitha këto gjëra e më tepër, sepse e kuptojmë se ato do të na përgatisin të shkojmë diku ku ne jemi të etur të shkojmë.”

(L. Tom Peri, “Ungjilli i Jezu Krishtit”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 44)

Zbulesa 7:13–17

Zbulesa 21:22–27

Mosia 2:41

Doktrina e Besëlidhje 76:51–52, 59–60, 69–70

Doktrina e Besëlidhje 130:2

Disa nga pyetjet vijuese mund të ndihmojnë për t’i udhëzuar mendimet e tua ndërkohë që merr në konsideratë përgjigjen tënde:

  • Çfarë të entuziazmon kur mendon rreth të jetuarit në mbretërinë çelestiale?

  • Çfarë ke mësuar rreth Shpëtimtarit që të motivon ta ndjekësh Atë dhe të përpiqesh fort ta fitosh mbretërinë çelestiale?

  • Çfarë përvojash ke pasur me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin që ta shtojnë dëshirën për të jetuar me Ta përsëri?

  • Si të ka ndihmuar dashuria e Tyre ndaj teje që të ndiesh se mbretëria çelestiale është e arritshme?

New Testament Seminary Teacher Manaul - 2023

Lejojini nxënësit t’ia tregojnë një grupi të vogël ose të gjithë klasës atë që kanë shkruar. Mund të jetë e dobishme të bëni pyetje që ndjekin ecurinë si “Përse është ai bekim i rëndësishëm për ju?” “Si mendoni, përse kjo mund ta inkurajojë shokun ose shoqen tuaj të përpiqet fort për mbretërinë çelestiale?” dhe “Çfarë dëgjuat nga një bashkënxënës që ishte kuptimplotë për ju?”

Reflekto për disa minuta rreth dashurisë së Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe dëshirës së Tyre që ti të marrësh jetën e përjetshme. Mendo se si ti mund ta shfaqësh mirënjohjen tënde për mëshirën dhe hirin e Tyre.

Nëse e lejon koha, ftojini nxënësit t’i japin mendimet e tyre. Merreni parasysh të jepni një dëshmi vetjake të të vërtetave që mësohen në këtë mësim.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Si do të jetë në qytetin e Perëndisë?

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të lexojnë te Zbulesa 21:10–11, 23–27 . Pasi të lexoni përshkrimet e qytetit dhe njerëzve që do të jenë atje, diskutoni pyetje si “Çfarë ju bëri më shumë përshtypje në këto vargje?” ose “Si mendoni se do të jetë të jetoni në atë qytet?”

“Eja, Zoti Jezus” ( Zbulesa 22:20)

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të lexojnë te Zbulesa 22:12–14 , duke menduar se si këto fjalë mund të gjejnë zbatim tek ata.

Përgjigjes për deklaratën përfundimtare të Shpëtimtarit “Po, unë vij shpejt”, Gjoni iu përgjigj me ftesën: “Po, eja, Zoti Jezus” ( Zbulesa 22:20). Gjoni po i bënte thirrje Zotit që të kthehej shpejt në tokë. Ftojini nxënësit të mendojnë rreth arsyes përse ata mund të duan që Shpëtimtari të “vij[ë] shpejt”.

Fillim i ndryshëm i mësimit