Seminari
Zbulesa 6–14


Zbulesa 6–14

Vështrim i Përgjithshëm

Si pjesë e zbulesës së tij, Gjoni pa një vegim të Qengjit të Perëndisë duke hapur gjashtë vulat e para të një libri të vulosur. Ai shënoi profeci rreth ngjarjeve të rëndësishme dhe shqetësuese që do të ndodhin pak para Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit. Ai dha hollësi për ekzistencën tonë paratokësore, duke përfshirë një “luftë në qiell” (Zbulesa 12:7) dhe kundërshtimin e Satanit ndaj ndjekësve të Jezu Krishtit në vdekshmëri. Ai profetizoi gjithashtu për Rivendosjen e Kishës së Shpëtimtarit dhe ndarjen e të drejtëve nga të ligjtë.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni i mëposhtëm u siguron ide mësuesve mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.

Zbulesa 6–7

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë rëndësinë e mbështetjes te Jezu Krishti për t’u bërë të pastër dhe për të qëndruar besnikë gjatë shtrëngimeve të ditëve të fundit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit ta lexojnë pyetjen që gjendet te Zbulesa 6:17 dhe të vijnë të përgatitur për të treguar se çfarë mendojnë se do të duhet për t’u bërë ballë shtrëngimeve të ditëve të fundit.

Zbulesa 8–11

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë fuqinë e Zotit dhe aftësinë e Tij për të na mbrojtur nga fatkeqësitë dhe ligësia e ditëve të fundit.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh të jepni thënien e Presidentit Rasëll M. Nelson nga fillimi i këtij mësimi dhe t’i ftoni nxënësit të studiojnë disa nga veprat e fuqishme që Zoti do të kryejë përpara Ardhjes së Tij të Dytë. Zërat “ Ditë të Fundit, Ditë të Mëvonshme ” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (në dispozicion në scriptures.ChurchofJesusChrist.org) mund të jenë burime të dobishme për këtë.

  • Figurat: Diagrami që përfaqëson ngjarjet e shtatë vulave; një figurë të Malit të Ullinjve, siç janë Fotografitë e Biblës, nr. 11, “Mali i Ullinjve” (Merreni parasysh t’i ndihmoni nxënësit ta gjejnë këtë fotografi në shkrimet e tyre të shenjta.)

Zbulesa 12

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim të ndihmojë në rritjen e zotimit të nxënësve për ta ndjekur Jezu Krishtin duke i ndihmuar ata ta kuptojnë zgjedhjen e tyre paratokësore për të zgjedhur Shpëtimtarin dhe për të refuzuar Satanin.

  • Përgatitja e nxënësve: Pak ditë para këtij mësimi, ftojini nxënësit që t’u kushtojnë vëmendje mënyrave se si e shohin Satanin të luftojë kundër Jezu Krishtit dhe ndjekësve të Tij. Nxitini ata të përgatiten për të dhënë shembuj të veçantë të asaj që vunë re.

  • Materiali filmik: “Shpresa e Izraelit” (1:01:34; shikoni nga kodi kohor 20:52 deri në 21:36)

  • Figura: Figura e gruas dhe e dragoit

  • Tabela: Tabela që shpjegon simbolet që gjenden te Zbulesa 12:1–3

Zbulesa 14

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si Shpëtimtari dhe Kisha e Tij e rivendosur mund ta ndihmojnë botën – duke përfshirë vetë ata, që të përgatiten për Ardhjen e Tij të Dytë.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë një listë të asaj që mendojnë se janë tre ose katër prej qëllimeve më të rëndësishme të Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme.

  • Figurat: Një figurë të një statuje të engjëllit Moroni mbi një tempull; një figurë të një drapri

  • Materialet për nxënësit: Kopje të burimeve vijuese nëse nxënësit nuk mund t’i përdorin ato në internet: Rasëll M. Nelson dhe Uendi W. Nelson, “Shpresa e Izraelit” (takim shpirtëror mbarëbotëror për rininë, 3 qershor 2018), material shtesë për revistat New Era dhe Ensign, ChurchofJesusChrist.org; Rasëll M. Nelson, “Pjesëmarrja e Motrave në Mbledhjen e Izraelit”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 68–70; Rasëll M. Nelson, “Lejojeni Perëndinë të Triumfojë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 92–95

Përsëritja 25 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësi për ta thelluar kuptueshmërinë e tyre për të vërtetat e 13 fragmenteve të zotërimit doktrinor nga gjysma e dytë e Dhiatës së Re dhe për t’i zbatuar ato.

  • Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’u jepni nxënësve një kopje të fletushkës së përfshirë në këtë mësim. Ftojini ata t’i shqyrtojnë referencat e shkrimit të shenjtë dhe frazat kyç të shkrimit të shenjtë dhe të marrin parasysh situatat në të cilat të kuptuarit e atyre fragmenteve mund të jetë i dobishëm.