Seminari
Zbulesa 8–11


Zbulesa 8–11

Hapja e Vulës së Shtatë

A Girl/Young Woman lying on a bed reading scriptures.

Shkrimet e shenjta japin shumë mundësi për të mësuar mësime të rëndësishme nga ata që jetuan në të kaluarën. Ato na japin gjithashtu mësim për ngjarjet e profetizuara që do të ndodhin në të ardhmen. Te Zbulesa 8–11, Gjoni shënoi profeci rreth ngjarjeve të rëndësishme dhe shqetësuese që do të ndodhin pak para Ardhjes së Dytë të Jezu Krishtit. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të ndiesh fuqinë e Zotit dhe aftësinë e Tij për të na mbrojtur nga fatkeqësitë dhe ligësia e ditëve të fundit.

Shmangia e spekulimit. Ndërkohë që Zoti na ka dhënë profeci të rëndësishme rreth Ardhjes së Tij të Dytë, ka shumë hollësi që Ai nuk i ka zbuluar. Shmangeni spekulimin për hollësitë që janë të panjohura.

Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh të jepni thënien e Presidentit Rasëll M. Nelson nga fillimi i këtij mësimi dhe t’i ftoni nxënësit të studiojnë për disa nga veprat e fuqishme që Zoti do të kryejë përpara Ardhjes së Tij të Dytë. Shënimet “ Ditë të Fundit, Ditë të Mëvonshme ” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta (në dispozicion në scriptures.ChurchofJesusChrist.org) mund të jenë burime të dobishme për këtë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ngjarje mrekullibërëse të ditëve të fundit

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit t’i japin përgjigjet për pyetjen vijuese përpara se të lexojnë thënien nga Presidenti Rasëll M. Nelson.

  • Cilat janë disa nga veprat e fuqishme që Zoti ka kryer në të kaluarën, qoftë për të tjerët ose në jetën tënde?

Presidenti Rasëll M. Nelson dha një ide të rëndësishme rreth ngjarjeve që do të ndodhin përpara Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit:

Official portrait of President Russell M. Nelson taken January 2018

“Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë, Jezu Krishti, do të kryejë disa nga veprat e Tij më të fuqishme midis kohës së tanishme dhe kohës kur Ai të vijë përsëri. Ne do të shohim tregues të mrekullueshëm se Perëndia, Ati, dhe Biri i Tij, Jezu Krishti, kryesojnë mbi këtë Kishë në madhështi e lavdi.”

(Rasëll M. Nelson, “Zbulesë për Kishën, Zbulesë për Jetën Tonë”, Ensign ose Liahona, maj 2018, f. 96) 

  • Çfarë mendimesh ose ndjenjash pate teksa e lexove këtë thënie?

  • Cilat janë disa nga veprat e fuqishme për të cilat je në dijeni, që Zoti do t’i kryejë përpara Ardhjes së Tij të Dytë?

Nga thënia e Presidentit Nelson, ne mësojmë se Zoti do të kryejë disa nga veprat e Tij më të fuqishme përpara se të vijë përsëri. Në këtë mësim ti do të studiosh për disa prej këtyre veprave të fuqishme. Teksa studion, kushtoji vëmendje asaj që mëson rreth Perëndisë, fuqisë së Tij dhe dashurisë së Tij për ne.

Gjoni sheh hapjen e vulës së shtatë

Ti mund të kujtosh që në vegimin e tij të shënuar në librin e Zbulesës, Gjoni pa një libër me shtatë vula. Secila vulë përfaqësonte një periudhë 1000-vjeçare në tokë (shih Zbulesa 5 ; Doktrina e Besëlidhje 77:6–7). Figura vijuese mund të të ndihmojë të përfytyrosh theksin që Gjoni vendosi mbi secilën prej këtyre periudhave.

Merreni parasysh t’u jepni nxënësve një kopje të figurës vijuese ose ta paraqitni atë në klasë.

A diagram of John’s vision of the 7 seals in the book of revelation including scripture verse reference
  • Përse mund të jetë e dobishme për ty të dish se Gjoni e përqendroi pjesën më të madhe të shkrimeve të tij në ngjarjet që lidhen me Ardhjen e Dytë të Shpëtimtarit dhe jo në ngjarjet që lidhen me vulat e mëparshme?

Te Zbulesa 11 , Gjoni parashikoi një kohë kur një ushtri e fuqishme e përbërë nga shumë “popuj, dhe fise, dhe gjuhë, dhe kombe” ( Zbulesa 11:9) do të përpiqen ta shkatërrojnë Jerusalemin (shih edhe tek Ezekieli 38:4–6, 14–16 ; Joeli 2:1–9 ; Zbulesa 9:16–17 ; 11:2). Por shkrimet e Gjonit tregojnë se dy dëshmitarë të dërguar nga Perëndia nuk do ta lejojnë këtë ushtri të arrijë qëllimin e saj për 42 muaj (shih te Zbulesa 11:2–3).

Lexo te Zbulesa 11:3–6 dhe Doktrina e Besëlidhje 77:15 , duke kërkuar hollësi rreth këtyre dy dëshmitarëve.

  • Çfarë mësove rreth këtyre dy dëshmitarëve?

  • Çfarë provash shikon që fuqia e Perëndisë do të jetë me ta?

Lexo te Zbulesa 11:7–10 , duke kërkuar atë që Gjoni profetizoi se do t’u ndodhë këtyre dy profetëve pasi ta kenë përfunduar shërbesën e tyre ndër judenjtë.

  • Çfarë sugjerojnë këto vargje rreth gjendjes shpirtërore të shumë vetave që do të jetojnë në tokë në atë kohë?

Shkrimet e shenjta tregojnë në ato “tri ditë e gjysmë” ( Zbulesa 11:9) kur këta profetë do të shtrihen të vdekur në rrugë, ushtria e fuqishme do ta kthejë sërish vëmendjen te pushtimi i Jerusalemit (shih Zakaria 14:2).

Paraqitni një figurë të Malit të Ullinjve, ose ftojini nxënësit të gjejnë fotografinë 11 të Biblës, “ Mali i Ullinjve ”, në shkrimet e tyre të shenjta ose në scriptures.ChurchofJesusChrist.org.

Photo of the Mount of Olives

Kjo është një pamje e Malit të Ullinjve në Jerusalem. Në këtë mal, Shpëtimtari vuajti në Kopshtin e Gjetsemanit si pjesë e Shlyerjes së Tij (shih Lluka 22:39–44). Mali i Ullinjve është gjithashtu vendi ku Shpëtimtari do të “dalë për të luftuar kundër atyre kombeve” ( Zakaria 14:3–4) që përpiqen t’i shkatërrojnë judenjtë përpara shfaqjes së Tij para të gjithë botës.

Merreni parasysh ta ndani klasën në grupe të vogla. Çdo grup mund të studiojë njërin nga fragmentet vijuese të shkrimit të shenjtë dhe ta përmbledhë për klasën atë që mësoi.

Lexoji fragmentet vijuese duke kërkuar hollësi rreth veprave të fuqishme që Zoti do të kryejë në Jerusalem dhe në Malin e Ullinjve përpara Ardhjes së Tij të Dytë.

Zbulesa 11:11–13

Zakaria 14:3–5

Doktrina e Besëlidhje 45:48–53

  • Çfarë ndikimi do të kenë ngjarjet e shënuara në këto fragmente te njerëzit që i përjetojnë ato?

  • Çfarë të ndihmojnë të kuptosh apo të ndiesh rreth Shpëtimtarit këto ngjarje të profetizuara?

  • Përse është e rëndësishme që t’i kuptosh dhe ndiesh këto gjëra rreth Shpëtimtarit pikërisht tani në jetën tënde?

Mbrojtje për shenjtorët e Perëndisë

Megjithëse ligësia, lufta dhe shkatërrimi do t’i paraprijnë Ardhjes së Dytë, është gjithashtu e rëndësishme të kujtojmë se Zoti u ka premtuar ndihmë dhe mbrojtje shpirtërore atyre që zgjedhin ta ndjekin Atë (shih Zbulesa 17:14 ; 1 Nefi 22:16–17). Një vend i paqes, strehimit dhe sigurisë do të jetë Sioni, Jerusalemi i Ri, i cili do të ndodhet në kontinentin amerikan (shih Doktrina e Besëlidhje 45:66 ; Nenet e Besimit 1:10). Zoti nuk ka zbuluar ende shumë hollësi në lidhje me këtë qytet të ardhshëm, por Ai ka dhënë mësim rreth mbrojtjes që do të jenë në dispozicion atje.

Lexo Doktrina e Besëlidhje 45:66–71 , duke kërkuar mënyrën se si Zoti e përshkroi qytetin e Sionit.

Nëse nxënësit kanë pyetje të mëtejshme rreth Sionit, merreni parasysh të përdorni “Çfarë është Sioni?” në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat” të këtij mësimi.

  • Cilat fjalë ose fraza t’u dukën të rëndësishme nga këto vargje?

  • Nga do të vijnë njerëzit e drejtë të Sionit?

  • Çfarë po bën Zoti tani për të na përgatitur për këtë kohë të ardhshme dhe për të na mbrojtur nga ligësitë dhe rreziqet e kohës sonë?

Duke menduar për atë që mësove

Referoju thënies së Presidentit Nelson në fillim të mësimit dhe mendo për atë që ke studiuar sot rreth veprave të fuqishme që Zoti do të kryejë.

Merreni parasysh t’i paraqitni pyetjet vijuese si tituj në zona të ndryshme të tabelës dhe të ftoni shumë nxënës të zgjedhin një pyetje për ta plotësuar. Më pas mund t’i ftoni nxënësit të tregojnë se përse e shkruan atë që shkruan.

Disa gjëra që më bënë më shumë përshtypje nga studimet e mia sot ishin …

Sot mësova ose ndjeva që Zoti …

Për shkak të asaj çfarë mësova ose ndjeva sot, unë dëshiroj të …

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Zbulesa 10 . Misioni i Gjonit

Merreni parasysh t’i shkruani fjalët të ëmbël dhe të hidhur në tabelë dhe më pas t’u kërkoni nxënësve të mendojnë dhe të tregojnë disa përvoja jetësore që mund të konsiderohen si të ëmbla, edhe të hidhura.

Ftojini nxënësit të lexojnë te Zbulesa 10:1–3, 8–11 dhe Doktrina e Besëlidhje 77:14 , duke kërkuar atë që iu dha Gjonit, atë që ai bëri me të dhe çfarë përfaqësonte ky veprim. Nxirrni në pah se Gjoni ishte bekuar që ai nuk do të vdiste, në mënyrë që të mund të sillte individë te Shpëtimtari (shih  Doktrina e Besëlidhje 7:1–4).

  • Si mund të përshkruhen si të ëmbla dhe të hidhura ngjarjet e ditëve të fundit për të cilat Gjoni profetizoi?

  • Çfarë përgjegjësish mund të na japë Zoti që mund të çojnë në përvoja të ëmbla si dhe të hidhura?

  • Si mendoni, përse Zoti e lejon që ne t’i përjetojmë të dyja?