Seminari
Përsëritja 24 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 24 e Zotërimit Doktrinor

Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor

A small group of youth on a street. One is reading a book to the others.

Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë të mësosh se si t’i vësh në zbatim fragmentet e zotërimit doktrinor në jetën tënde. Ky mësim do të të japë mundësi të ushtrosh zbatimin e disa prej fragmenteve të zotërimit doktrinor në një llojshmëri situatash reale.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përdorin programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] ose metoda të tjera për të ushtruar mësimin përmendsh të referencave të zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re dhe frazave kyç të shkrimit të shenjtë. Kërkojuni atyre të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një fragment me ushtrimin e të cilit kanë pasur përvojë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Zbatoji parimet e ungjillit

Në vend të këtij mësimi përsëritjeje mund të nevojitet të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që të jepet çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor gjatë zhvillimit të seminarit.

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, shpjegoi rëndësinë e zbatimit të parimeve të ungjillit. Shiko materialin filmik “Mbi të Qenit të Vërtetë”, nga kodi kohor 11:24 deri në 12:02, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org, ose lexo thënien vijuese.

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Këtu në Kishën e Jezu Krishtit ju mund të piqeni shpirtërisht dhe të afroheni më pranë Shpëtimtarit duke i vënë në jetë parimet e ungjillit ditë për ditë.

Me durim e këmbëngulje, edhe veprimi më i vogël i dishepullimit ose thëngjilli më i imtë i besimit mund të bëhet një zjarr bubulak plot shkëlqim i një jete të përkushtuar. Në fakt, ajo është mënyra se si shumica e zjarreve bubulakë fillojnë – nga një shkëndijë e vetme.”

(Diter F. Uhtdorf, “Mbi të Qenit të Vërtetë”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 82)

Mendo për disa të vërteta të ungjillit që i ke zbatuar së fundmi në jetën tënde.

  • Si i përshtati njohja e atyre të vërtetave zgjedhjet që bëre?

Në këtë mësim ti do të kesh mundësi të marrësh pjesë në veprimtari që mund të të ndihmojnë të zbatosh parime të ungjillit ditë për ditë.

Përsëriti fragmentet e zotërimit doktrinor

Përsëritja e referencave të zotërimit doktrinor dhe frazave kyç duhet të zërë vetëm një pjesë të vogël të orës së mësimit. Kjo pjesë e veprimtarisë ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit t’i kujtojnë fragmentet dhe t’i përcaktojnë shpejt të vërtetat që ata i kanë mësuar më parë.

Shqyrtoji shkurtimisht fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor dhe mendo për atë që ke bërë për t’i jetuar ato.

Paraqiteni tabelën e mëposhtme që nxënësit të mund t’i referohen gjatë gjithë mësimit.

Zotërimi Doktrinor i Dhiatës së Re: 1 Korintasve–Zbulesa

1 Korintasve 6:19–20

“Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.”

1 Korintasve 11:11

“Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.”

1 Korintasve 15:20–22

“Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin.”

1 Korintasve 15:40–42

Në Ringjallje, ka tri shkallë lavdie.

Efesianëve 1:10

“Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.”

Efesianëve 2:19–20

Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qenë Jezu Krishti vetë guri i qoshes”.

2 Thesalonikasve 2:1–3

“Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.”

2 Timoteut 3:15–17

“Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.”

Hebrenjve 12:9

Ati Qiellor është “Ati [i] shpirtrave”.

Jakobi [Bibël] 1:5–6

“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.”

Jakobi [Bibël] 2:17–18

“Besimi; në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.”

1 Pjetrit 4:6

“Ungjilli u është predikuar edhe të vdekurve.”

Zbulesa 20:12

“Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.”

Zbatoji të vërtetat në jetë

Mund të jetë e dobishme të shohësh se si të tjerët i zbatojnë këto të vërteta.

Mendo se si njohja dhe të jetuarit e të vërtetave të ungjillit të ka ndihmuar në të kaluarën, të ndihmon tani dhe mund të të ndihmojë në të ardhmen. Kryeje veprimtarinë vijuese për të të ndihmuar të ushtrosh vënien në zbatim të të vërtetave nga fragmentet e zotërimit doktrinor që ke studiuar.

Një mënyrë për ta përshtatur këtë veprimtari është ta ftoni çdo nxënës të bëjë hapat vijues:

  1. Zgjidhni një fragment të zotërimit doktrinor dhe shkruajeni referencën dhe frazën kyç në një copë letër. Shkruajeni edhe emrin tuaj në letër.

  2. Shkëmbejini letrat me një nxënës tjetër dhe ndiqini udhëzimet e përmendura më poshtë nën kreun “E shkuara”.

  3. Shkëmbejini letrat sërish dhe zbatojini udhëzimet për kreun “E tashmja”.

  4. Shkëmbejini letrat një herë të fundit dhe ndiqni udhëzimet për kreun “E ardhmja”.

  5. Kthejani letrat nxënësit të parë.

Kur veprimtaria të ketë përfunduar, merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të tregojnë diçka që një shok i klasës shkroi që ata e pëlqyen ose që u bëri përshtypje atyre.

E shkuara

Mendo për një kohë kur ti u mbështete te një prej të vërtetave nga një fragment i zotërimit doktrinor. Nëse nuk të vjen në mend një kohë e caktuar në jetën tënde, mendo për një individ që ti e njeh ose dikë nga një ndodhi në shkrimet e shenjta i cili u bekua teksa veproi bazuar te një e vërtetë në një fragment të zotërimit doktrinor.

Shënoji bekimet që vijnë nga të jetuarit e kësaj të vërtete. Sigurohu që ta shpjegosh mënyrën se si kjo e ka rritur ose mund ta rrisë sigurinë tënde në Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

E tashmja

Mendo për nevojat dhe rrethanat e tua aktuale. Shqyrtoji fragmentet e zotërimit doktrinor dhe përzgjidh një fragment që ti e ndien se mund ta ndjekësh më mirë në jetën tënde. Shënoje atë që mund të bësh për të vepruar me besim dhe për ta zbatuar fragmentin.

E ardhmja

Përzgjidh një fragment të zotërimit doktrinor dhe shkruaj një skenar që mund të të ndodhë në të ardhmen, në të cilin të vërtetat e dhëna mësim në fragment mund të të ndihmojnë të veprosh me besim.

Mund të jetë e dobishme t’u kujtoni nxënësve mësimet e Plakut Uhtdorf nga fillimi i mësimit. Diskutimi i pyetjeve si ato në vijim mund t’i ndihmojë nxënësit të reflektojnë mbi rëndësinë e zbatimit të të vërtetave të ungjillit në jetën e tyre.

Reflekto mbi mënyrën se si njohja dhe veprimi i bazuar në të vërtetën ka ndikuar në jetën dhe në vendimet e tua.

  • Si të ka ndihmuar të jetuarit e ungjillit në forcimin e besimit tënd në Krishtin?

  • Çfarë mund të bësh për t’i kujtuar më mirë të vërtetat e Krishtit teksa bën zgjedhje në të ardhmen?

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Vënia në zbatim

Merreni parasysh ta ndani klasën në grupe të vogla dhe t’i ftoni ata të krijojnë dhe të vënë në zbatim skenarët në të cilët të vërtetat e fragmenteve të zotërimit doktrinor mund të ndihmojnë. Nxënësit që po e shikojnë skenarin mund të mendojnë atëherë për të vërtetat nga fragmentet e zotërimit doktrinor që mund ta ndihmojnë dikë në skenar të veprojë me besim. Një variant tjetër i kësaj veprimtarie mund të jetë t’i ftoni grupet ta interpretojnë skenarin, duke përfshirë mënyrën se si të veprojnë me besnikëri në një situatë të caktuar, duke përdorur një nga fragmentet e zotërimit doktrinor si udhëzuesin e tyre.