Seminari
Zbulesa 2–3, Pjesa 2


Zbulesa 2–3, Pjesa 2

“Kujt Fiton”

Painting of Jesus Christ by Mike Malm. Christ appears to be walking on the water with his arms outstretched to receive those who come, unto Him. There are clouds in the background with sunlight reflecting off the clouds. Light also emanates from around his head.

A e ke pyetur veten ndonjëherë se si mund të përballesh me sfidat e vdekshmërisë me sukses? Shpëtimtari i mësoi shenjtorët e shtatë kishave në Azi se si t’i kapërcenin përndjekjet, mëkatet dhe sfidat e tjera në mënyrë që të merrnin bekimet e premtuara prej Tij. Ky mësim mund të të ndihmojë të ndiesh të të shtohet dëshira për t’i kapërcyer sfidat dhe për t’i marrë bekimet që Shpëtimtari premton t’i japë.

Ndihmesa që nxënësit të jenë pjesëmarrës aktivë. Një mënyrë për t’i ndihmuar nxënësit të jenë pjesëmarrës aktivë është t’u jepni atyre mundësi për të zgjedhur atë që duan të studiojnë. Merreni parasysh të ofroni disa histori të ngjashme për t’i studiuar, pyetje për t’u dhënë përgjigje ose veprimtari nga të cilat të zgjedhin.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i kërkojnë një pjesëtari të familjes ose një miku të besuar t’u tregojë atyre një përvojë kur ai ose ajo ka kapërcyer një pengesë me ndihmën e Shpëtimtarit.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ta shohësh fundin nga fillimi

Merreni parasysh t’i vendosni nxënësit në dyshe dhe t’i ftoni ata t’i shpjegojnë njëri-tjetrit se cili është ushqimi i tyre i parapëlqyer dhe përse do ta hanin me qejf atë. Më pas tregojeni analogjinë vijuese dhe ftojini nxënësit t’i përgjigjen pyetjes që lidhet me të.

Përfytyroje veten në situatën vijuese të përshkruar nga Vëllai Ahmad S. Korbit i Presidencës së Përgjithshme të Të Rinjve. Shiko materialin filmik “Ju Mund ta Mblidhni Izraelin!”, që mund të gjendet në ChurchofJesusChrist,org, nga kodi kohor 04:49 deri në 05:22, ose lexo thënien vijuese.

The official portrait of Ahmad Corbitt.

“Supozoni sikur një ditë, përpara se të niseshit për në shkollë, njëri nga prindërit tuaj ju bën një premtim të vërtetë se do të hani ushqimin tuaj të parapëlqyer kur të ktheheni në shtëpi! Jeni shumë të emocionuar! Ndërkohë që jeni në shkollë, imagjinoni sikur po e hani atë ushqim dhe mund t’ia ndieni që tani shijen. Natyrshëm, ju ua tregoni edhe të tjerëve lajmin e mirë. Pritja me padurim për të shkuar në shtëpi ju lumturon aq shumë saqë provimet dhe sfidat në shkollë ju duken të lehta. Asgjë nuk mund t’jua heqë gëzimin ose t’ju bëjë të dyshoni për shkak të faktit se sa i sigurt është premtimi!”

(Ahmad S. Korbit, “Ju Mund ta Mblidhni Izraelin!”, Liahona, maj 2021, f. 62)

Ne mund ta zbatojmë analogjinë e Vëllait Korbit edhe në jetën tonë shpirtërore.

  • Si mendon, pse e kemi të mundur t’i durojmë provat dhe sfidat e vdekshmërisë më mirë kur qëndrojmë të përqendruar në premtimet e përjetshme që na i ka bërë Ati ynë Qiellor?

Te Zbulesa 2–3, Jezu Krishti dëshmoi për premtimet e Tij të përjetshme dhe u mësoi shenjtorëve se si ata mund t’i marrin këto premtime. Shenjtorët në kohën e Gjonit kishin nevojë për ndihmë me shumë sfida të ngjashme me ato me të cilat ti mund të përballesh, përfshirë mëkatet, përndjekjen dhe plogështinë [shpirtërore]. Teksa i studion këta kapituj, përsërit mënyrën se si të kuptuarit e këtyre premtimeve nga Zoti mund të të ndihmojë në jetën tënde.

Paraqitni fragmentet, përkufizimet dhe pyetjet vijuese. Merreni parasysh t’i caktoni nxënësit në grupe të vogla për t’i lexuar fragmentet dhe për t’i diskutuar pyetjet.

Mund t’i ftoni nxënësit të bëjnë pyetje për këto premtime dhe të studiojnë shënimet tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ose burime të tjera që mund t’i ndihmojnë ata t’i kuptojnë më mirë këto premtime.

Krijo një tabelë në ditarin tënd të studimit të ngjashme me sa vijon.

Vargjet

Premtimet e Perëndisë për ata që janë fitimtarë

Zbulesa 2:7, 10–11, 17, 25–29 ;

3:5, 11–12, 20–21

Lexoji vargjet në anën e majtë të tabelës dhe shënoji premtimet që gjen në to në anën e djathtë të tabelës (vër re që në secilin kapitull mund të gjenden shumë premtime). Përkufizimet në vijim mund të të ndihmojnë.

Vdekja e dytë ( Zbulesa 2:11): Vdekje shpirtërore, apo ndarje nga Perëndia përjetësisht (shih tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Vdekje, Shpirtërore ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org)

Mana e fshehur ( Zbulesa 2:17): Një referencë për Jezu Krishtin (shih te Gjoni 6:48–51)

Guri i bardhë ( Zbulesa 2:17): Urimi dhe Thumimi (shih te Doktrina e Besëlidhje 130:8–11)

Ylli i mëngjesit ( Zbulesa 2:28): Një titull për Jezu Krishtin (shih te Zbulesa 22:16)

  • Çfarë ngjashmërish shikon në këto premtime?

  • Si do t’i përmblidhje fjalët e Shpëtimtarit për mënyrën se si t’i marrësh premtimet e Tij të përjetshme?

Këto fragmente mund të na ndihmojnë të kuptojmë se nëse fitojmë, atëherë Shpëtimtari do të na japë bekimet e ekzaltimit.

  • Si mund të të ndihmojë njohuria që Krishti të ka premtuar bekime të përjetshme t’i durosh sfidat e vdekshmërisë?

  • Cili prej këtyre premtimeve të nxit ta kapërcesh atë me të cilën përballesh? Pse?

Kujtojuni nxënësve ta përdorin përgatitjen e tyre për orën mësimore ndërsa i përgjigjen pyetjes vijuese. Ftojini nxënësit t’i renditin përgjigjet e tyre në tabelë.

  • Çfarë mund të na duhet për të fituar në mënyrë që ta marrim ekzaltimin?

Kërko ndihmë nga Ati Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të përcaktuar dhe shkruar diçka që duhet ta kapërcesh në jetën tënde. Mund të jetë një mëkat, varësi ose sfidë tjetër vetjake. Shkruaje se përse është e vështirë për ty dhe përse dëshiron ta kapërcesh atë. Teksa vazhdon të studiosh, kërko ndihmën e Atit Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë për të mësuar atë që mund të bësh për ta kapërcyer atë.

Mundja e botës

Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha sa vijon për mundjen [e botës]:

Official portrait of Elder Neil L. Andersen of the Quorum of the Twelve Apostles, 2010, August.

“A është e mundur ta mundim botën dhe t’i marrim këto bekime? Po, është.

Ata që e mundin botën zhvillojnë një dashuri absolute për Zotin dhe Shpëtimtarin tonë, Jezu Krishtin. …

Mundja e botës nuk është një çast përcaktues i jetës, por jeta e çasteve që përcaktojnë një përjetësi.”

(Nil L. Andersen, “Mundja e Botës”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 59)

  • Çfarë mësove nga Plaku Andersen rreth mundjes [së botës]?

Për shkak se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti na duan dhe kujdesen për ne, Ata dëshirojnë të na ndihmojnë të mundim gjithçka që është e nevojshme për t’u kualifikuar për ekzaltimin.

Merreni parasysh t’i paraqitni idetë vijuese, ose t’i lejoni nxënësit të krijojnë mënyrën e tyre për të përcaktuar atë që mund të bëjnë për të marrë ndihmën e Shpëtimtarit për t’i kapërcyer sfidat e tyre.

Nëse nevojitet, shtypni në letër kopje të bisedës vijuese nga Plaku Andersen.

  1. Lexoje bisedën e konferencës së përgjithshme të prillit 2017 të titulluar “Mundja e Botës” nga Plaku Nil L. Andersen, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve. Kërko ide mbi atë që mund të bësh për ta mundur [botën].

  2. Lexo te Gjoni 16:33 dhe më pas studio mënyrën se si Shpëtimtari i mposhti tundimet e Satanit te Mateu 4:1–11 . Kërko mënyrën se si mund ta ndjekësh këshillën dhe shembullin e Shpëtimtarit teksa përpiqesh t’i mundësh sfidat dhe mëkatet.

  3. Kërko fjalën “mund” në programin Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose në ChurchofJesusChrist.org. Studio citime ose shkrime të shenjta që i gjen për të përcaktuar mënyrën se si edhe ti mund [të fitosh].

Jepuni nxënësve kohë të mjaftueshme për ta përfunduar studimin e tyre. Më pas ftojini ata të tregojnë atë që gjetën ose mësuan si edhe mendimet ose ndjenjat mbi mënyrën se si ata mund t’i zbatojnë ato që mësuan.

Mendo për të paktën një gjë që mund të bësh për të të ndihmuar të mposhtësh sfidën ose mëkatin që mendove më herët në mësim. Në ditarin tënd personal, shkruaj atë që do të bësh dhe zotohu ta bësh atë. Merre parasysh t’ua tregosh planin tënd prindërve të tu ose një udhëheqësi të besuar të Kishës.

  • Çfarë mësove rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit nga ky mësim?

  • Çfarë di tashmë për Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij që të jep siguri se Ai mund të të ndihmojë t’i mundësh të gjitha gjërat dhe t’i marrësh bekimet e Tij të premtuara?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Të kuptuarit e bekimeve të ekzaltimit

Nëse nxënësit duhet t’i kuptojnë më mirë premtimet që lidhen me ekzaltimin, merreni parasysh t’i ftoni ata të kërkojnë tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta shënime siç janë “ Pemë e Jetës ”, “ Kurorë ”, ose “ Mana ” (scriptures.ChurchofJesusChrist.org). Mund të jetë gjithashtu e dobishme t’i paraqitni thëniet nga pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat” që mund të jetë e dobishme për t’i kuptuar këto premtime.

Mbajtja fort

Nëse nxënësit do të përfitonin duke parë se si “mbaj[tja] fort” ( Zbulesa 2:25 ; shih edhe 3:3) mund t’i ndihmojë ta mundin botën, ftojini ata ta studiojnë vargun te 1 Nefi 8:30 dhe interpretimet që Nefi jep te 1 Nefi 15:21–25 . Ftojini nxënësit të përcaktojnë veprimet që mund të ndërmarrin për “t’u mbajtur fort”, duke kujtuar se pema e jetës dhe shufra e hekurit janë simbole për Jezu Krishtin dhe fjalën e Tij. Ata mund të përdorin edhe thëniet nga pjesa “Komente dhe Informacion për Rrethanat” nën këtë temë. Ftojini të tregojnë përvoja kur ata ose të tjerë janë mbajtur fort dhe i kanë kapërcyer sfidat ose mëkatet. Më pas ata mund të bëjnë një plan për t’i kapërcyer këto sfida ose mëkate sikurse paraqitet më herët në mësim.