Seminari
Zbulesa 1–5


Zbulesa 1–5

Vështrim i Përgjithshëm

Çfarë mendimesh të vijnë në mendje kur mendon për librin e Zbulesës? Apostulli Gjon, i cili e shkroi librin, shpalli: “Bekuar janë ata që lexojnë dhe ata që dëgjojnë e kuptojnë fjalët e kësaj profecie” (Përkthimi prej Joseph Smith-it, Zbulesa 1:3 [në shtojcën e Përkthimit prej Joseph Smith-it]). Në librin e Zbulesës, ti do të gjesh simbolikë dhe gjuhë të figurshme të pasur që do të të mësojë rreth Jezu Krishtit, planit të Atit Qiellor dhe Ardhjes së Dytë të Shpëtimtarit. Ti do të shohësh gjithashtu se si Jezu Krishti dhe ndjekësit e Tij ngrihen fitimtarë mbi Satanin dhe mbretëritë e njerëzve. I shkruar për shtatë kishat në Azi gjatë një kohe përndjekjeje të ashpër, libri i Zbulesës mund të të ndihmojë t’i kapërcesh me besnikëri vështirësitë e ditëve të fundit dhe të përgatitesh për kthimin e Shpëtimtarit.

Përgatituni të Jepni Mësim

Informacioni vijues u ofron mësuesve ide mbi ato që nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim:

Zbulesa 1

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë një pjesë të simbolikës në librin e Zbulesës dhe atë që ai mund t’u mësojë atyre rreth Jezu Krishtit.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë pikën “ Zbulesë e Gjonit ” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, në dispozicion në scriptures.ChurchofJesusChrist.org dhe të vijnë të përgatitur për të treguar se çfarë u intereson të mësojnë dhe përse.

  • Përmbajtja për t’u paraqitur: Figura e Jezusit në mes të qirinjve

  • Fletushka: Përgatitni kopje të mjaftueshme të fletushkës “Simbolet në Vegimin e Gjonit” për nxënësit.

Zbulesa 2–3, Pjesa 1

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i nxitë nxënësit ta dëgjojnë zërin e Shpëtimtarit që i pranon veprat e tyre të mira dhe u jep atyre ndreqjen e nevojshme.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përcaktojnë se me cilat fusha të jetës së tyre e ndiejnë se Shpëtimtari mund të jetë i kënaqur. Si pjesë e kësaj ftese, nxënësit mund të luten dhe t’i kërkojnë Atit Qiellor që t’i ndihmojë të shohin atë që po bëjnë mirë. Ata mund t’u kërkojnë edhe prindërve të tyre që t’i ndihmojnë.

  • Sendi ose figura për t’u paraqitur: Përgatituni për të paraqitur figurën “Jezusi te Dera” (Libri i Figurave Artistike të Ungjillit [2009], nr. 65) dhe hartën e shtatë kishave.

Zbulesa 2–3, Pjesa 2

Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë një rritje të dëshirës për t’i kapërcyer sfidat dhe për të marrë bekimet që Shpëtimtari premtoi të jepte.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i kërkojnë një pjesëtari të familjes ose një miku të besuar t’u tregojë atyre një përvojë kur ai ose ajo ka kapërcyer një pengesë me ndihmën e Shpëtimtarit.

  • Materiali filmik: Ju Mund ta Mblidhni Izraelin!” (10:53; shikoni nga kodi kohor 04:48 deri në 05:22)

  • Përmbajtja për t’u paraqitur: Merreni parasysh ta paraqitni tabelën me referencat e shkrimit të shenjtë dhe përkufizimet e renditura nën tabelë. Mund të jetë gjithashtu e dobishme të paraqitni mundësitë që gjenden në veprimtarinë e studimit mbi mundjen [e botës] nga e cila nxënësit të zgjedhin.

Zbulesa 5

Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta rrisin dëshirën e tyre për ta adhuruar Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin me më tepër dashuri dhe sinqeritet.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të flasin me një pjesëtar të familjes ose udhëheqës të Kishës lidhur me domethënien e adhurimit të Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit.

  • Materiali filmik: “Bekimet e Adhurimit” (11:28; shikoni nga kodi kohor 03:34 deri në 04:45 dhe nga 08:54 deri në 11:14)

  • Përmbajtja për t’u paraqitur: Thënia e Peshkopit Din M. Dejvis dhe, nëse dëshironi, pesë pyetjet e renditura në fund të mësimit.

Përsëritja 24 e Zotërimit Doktrinor

Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësi të ushtrojnë vënien në zbatim të disa fragmenteve të zotërimit doktrinor në një llojshmëri situatash reale.

  • Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përdorin programin kompjuterik Doctrinal Mastery [Zotërimi Doktrinor] ose metoda të tjera për të ushtruar mësimin përmendsh të referencave të zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re dhe frazave kyç të shkrimit të shenjtë. Kërkojuni atyre të vijnë në klasë të përgatitur për të treguar një fragment me ushtrimin e të cilit kanë pasur përvojë.

  • Përmbajtja për t’u paraqitur: Fletushka me titullin “Zotërimi Doktrinor i Dhiatës së Re: 1 Korintasve – Zbulesa”