Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 11


Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 11

1 Timoteut – 1 Gjon

YW Shares a Scripture with Friend

Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i vlerësosh synimet që ke vendosur dhe rritjen vetjake që ke përjetuar gjatë studimit tënd të Dhiatës së Re. 

Përshtatja e mësimeve me veten. Ndihmojini nxënësit të reflektojnë për përvojat e tyre vetjake që lidhen me atë që jepet mësim. Jepuni atyre kohë që të përsiatin për bekimet që kanë marrë duke e jetuar ungjillin e Jezu Krishtit dhe për mënyrën se si ata po bëhen më të ngjashëm me Të.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për atë që kanë mësuar rreth Jezu Krishtit dhe mënyrat se si e ndiejnë se po bëhen më shumë si Krishti.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Bërja më të ngjashëm me Jezu Krishtin

Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të mendojnë për mënyrën se si ata po afrohen më shumë me Krishtin dhe po bëhen dishepujt e Tij. Si pjesë e kësaj, nxënësit do të kenë mundësinë për të vlerësuar 1) mënyrat se si po bëhen më të ngjashëm me Jezu Krishtin, 2) aftësinë e tyre për të shpjeguar mësimet e Dhiatës së Re dhe 3) qëllimet që kanë vendosur. Veprimtaritë vijuese mund të përshtaten për t’u përqendruar tek të vërtetat që janë theksuar në orët e fundit mësimore.

Një mënyrë për ta nisur orën mësimore mund të jetë t’u kërkoni nxënësve t’i shqyrtojnë ditaret e studimit dhe shkrimet e tyre të shenjta për shënime dhe mbresa që i kanë mbajtur shënim gjatë disa javëve të fundit. Ftojini nxënësit t’i tregojnë njëri-tjetrit atë që kanë mësuar rreth Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij. Ndihmojini nxënësit të reflektojnë për mënyrat se si ata po bëhen më të ngjashëm me Të.

Në një mësim të mëparshëm, të bërit si Jezu Krishti u krahasua me ngjitjen e një mali të lartë.

  • Çfarë di ti rreth ngjitjes së një mali që e bën këtë një analogji të mirë?

  • Çfarë ndien se është sfiduese rreth të bërit si Jezu Krishti? Përse mendon se ia vlen kjo sfidë për ty?

Nëse je ngjitur më parë në një mal, mendo se si je ndier kur arrite në majë. Nëse nuk je ngjitur më parë në një mal, përfytyro se si do të ndiheshe.

  • Si mund të të motivojë mbajtja në mendje e synimit përfundimtar gjatë ngjitjes tënde shpirtërore?

Nëse e përfundove mësimin e mëparshëm për kapitullin te 2 Pjetër 1, shiko vizatimin e malit që bëre në ditarin tënd të studimit. Nëse nuk bëre një vizatim tëndin, shiko vizatimin vijues:

Divine Attributes Mountain Diagram

Gjej ca kohë për të menduar rreth tipareve hyjnore të renditura në vizatimin tënd.

  • Cilën nga këto tipare po punon që ta zhvillosh? Si po ecën?

Reflekto rreth dashurisë tënde për Jezu Krishtin dhe mënyrën se si po arrin ta njohësh Atë më mirë.

  • Çfarë mund të bësh që të vazhdosh të bëhesh më i ngjashëm me Krishtin?

Mësimdhënia si e Jezu Krishtit

An actor portraying Jesus Christ holding a child on his lap. They are surrounded by people.
Jesus at the temple teaches His Apostles about the widow’s mites.
Jesus sitting at a table teaching.
Jesus blessing bread he is about to feed to the gathered multitude.

Merreni parasysh të paraqitni rreth klasës disa figura të Shpëtimtarit që jep mësim në mjedise të ndryshme.

  • Cilat janë disa nga situatat dhe mjediset ku Shpëtimtari dha mësim?

Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit vë në dukje:

“Shumica e mësimdhënies së Shpëtimtarit nuk ndodhi në një sinagogë, por në vendndodhje të thjeshta, të përditshme – gjatë ngrënies së një darke me dishepujt e Tij, gjatë nxjerrjes së ujit nga një pus apo duke ecur pranë një peme fiku”.

(“Përfitoni nga Çaste Rastësore për Mësimdhënie”, Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit [2016], f. 16)

Mendo për mundësitë që ti mund të kesh për të dhënë mësim një parim të ungjillit ose për t’i shpjeguar dikujt një bindje fetare.

  • Si mendon, kur dhe ku mund të tregosh diçka që ke mësuar ose ke ndier rreth Shpëtimtarit kohët e fundit?

Apostulli Pjetër na mësoi se si të jemi si Jezu Krishti kur shkroi: “Jini gjithnjë gati për t’u përgjigjur … [kur] ju kërko[jnë] shpjegime për shpresën që është në ju” ( 1 Pjetër 3:15). Teksa ushtrojmë shpjegimin e asaj që ne besojmë, ne mund të jemi gati për çastet e mësimdhënies kur dhe ku të vijnë.

Përzgjidh një nga temat vijuese që ke studiuar në disa javët e fundit dhe përfundo secilin nga hapat që vijojnë.

Shlyerja e Jezu Krishtit (shih Hebrenjve 9:11–15, 24, 28 ; 10:10–17)

Besimi te Jezu Krishti (shih Hebrenjve 11 ; Jakob [Bibël] 2:17–18)

Perëndia është Ati i shpirtrave tanë (shih Hebrenjve 12:9 ; shih edhe te Gjoni 20:17 ; Veprat e Apostujve 17:29 ; Romakëve 8:16–17)

a. Shkruaj një situatë reale ku, ashtu si Shpëtimtari, ti mund të kesh mundësinë që t’i japësh mësim dikujt ose të përgjigjesh për një pyetje rreth kësaj teme.

b. Shkruaj një pyetje që mund të ketë dikush rreth kësaj teme.

c. Planifiko se si do ta shpjegoje këtë temë dhe do t’i përgjigjeshe pyetjes. Përdor të paktën një shkrim të shenjtë në shpjegimin tënd. (Shkrimet e shenjta të renditura në kllapa jepen për të të kujtuar për atë që ka të ngjarë të kesh studiuar më parë.)

Merreni parasysh që t’i ftoni disa nxënës të interpretojnë me role duke shpjeguar një të vërtetë të ungjillit. Nxitini nxënësit të kenë vetëbesim dhe të mbështeten te Shpirti për t’i ndihmuar të kujtojnë atë që dinë. Jepuni nxënësve mundësinë të flasin për atë çka shkoi mirë dhe atë çfarë ishte e vështirë në interpretimin me role. Ftojini nxënësit të kërkojnë mundësi për të ushtruar mësimdhënien dhe duke rritur në këtë mënyrë aftësinë e tyre për t’ua treguar të tjerëve bindjet e tyre.

Përpjekjet e mia për të studiuar shkrimet e shenjta dhe për t’u lutur

Joseph Smith reading the Bible by candlelight.

Ngrini lart një Bibël dhe paraqitni një figurë të Jozef Smithit në moshë të re. Ftojini nxënësit të diskutojnë për rolin e studimit të shkrimeve të shenjta dhe lutjes në marrjen e zbulesës. Merreni parasysh të bëni pyetjen vijuese.

  • Çfarë ke mësuar rreth studimit të shkrimeve të shenjta dhe lutjes nga studimi i Dhiatës së Re ose i përvojave të Jozef Smithit?

Shkruaj atë që po bën aktualisht, po përpiqesh të bësh ose dëshiron të bësh për të përmirësuar përpjekjet e tua për t’u lutur dhe për t’i studiuar shkrimet e shenjta. Kjo mund të përfshijë një synim për programin “Fëmijët edhe Rinia” që vendose për veten, ose një synim specifik për seminarin.

Për të të ndihmuar të përfytyrosh përparimin tënd për këtë synim, vizato diagramin vijues në ditarin tënd të studimit. Shto një nga titujt vijues mbi secilën nga katër pjesët e diagramit tënd: Mësimet; Bekimet; Pengesat; Rritja e Ardhshme. Nën titujt e duhur shkruaj përgjigjet e tua për secilën nga pyetjet vijuese, për të të ndihmuar ta vlerësosh përparimin tënd dhe për të vazhduar të përmirësohesh.

An illustration of an arrow.
  • Çfarë mësimesh kam mësuar nëpërmjet lutjes dhe studimit të shkrimeve të shenjta?

  • Çfarë bekimesh ose përgjigjesh kam dalluar?

  • A përballem me ndonjë pengesë në arritjen e synimit tim për studimin e shkrimit të shenjtë? Nëse po, si mund të drejtohem te Zoti për ta kapërcyer atë?

  • Çfarë rritje të ardhshme do të doja të shihja në lutjet e mia dhe në studimin e shkrimit të shenjtë?

Nëse nuk e ke tashmë një synim në këtë fushë, mund të dëshirosh të krijosh një tani dhe ta vlerësosh atë gjatë disa javëve dhe muajve të ardhshëm. Kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë për të ditur se si përpjekjet e tua për t’u lutur dhe për t’i studiuar shkrimet e shenjta e kënaqin Zotin. Gjithashtu, kërko të mësosh për ndonjë ndryshim që mund të të nevojitet të bësh për të përjetuar bekimet dhe për të marrë përgjigjet që Zoti dëshiron të të japë.

Nëse nxënësit ndihen rehat, ftoni vullnetarë që ta tregojnë diagramin që krijuan në ditarin e tyre dhe përparimin që po vënë re. Ndihmojini nxënësit që të dallojnë edhe rritjen më të vogël dhe nxitini ata të vazhdojnë t’i studiojnë shkrimet e shenjta dhe t’i luten Atit të tyre Qiellor për zbulesë.