1–3 Gjon; Judë
Vështrim i Përgjithshëm
Apostulli Gjon shkroi për dashurinë e Perëndisë për shenjtorët dhe për mënyrën se si kjo dashuri u shfaq nëpërmjet misionit shpëtues të Jezu Krishtit. Ai dha mësim se dashuria jonë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin mund të na motivojë t’i zbatojmë urdhërimet e Tyre. Ai dha gjithashtu mësim se dashuria e Perëndisë për ne mund të na frymëzojë t’i duam të tjerët.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
1 Gjon 1–5
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta ndiejnë dashurinë e Perëndisë për ta.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar mënyra të ndryshme se si ata mund ta plotësojnë me saktësi thënien vijuese: “Perëndia është …”.
-
Materiali filmik: “Që t’i Tërheq të Gjithë Njerëzit tek Unë” (13:39; shikoni nga kodi kohor 07:32 deri në 09:14)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh ta nisni mësimin duke i ftuar nxënësit të përfundojnë thënien “Perëndia është …” në sa më shumë mënyra të munden. Nxënësit mund të përgjigjen me gojë ose t’i shkruajnë përgjigjet e tyre duke përdorur veçorinë e bashkëbisedimit, ose veçoria e tabelës së bardhë mund të përdoret për të paraqitur frazën “Perëndia është …” dhe për t’u mundësuar nxënësve t’i tregojnë përgjigjet e tyre. Një program i sondazheve në internet mund të përdoret gjithashtu për të marrë përgjigjet e nxënësve.
1 Gjon 2–4; 2 Gjon
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si ata mund të tregojnë dashuri për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin duke i zbatuar urdhërimet.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin se si ndihen rreth zbatimit të urdhërimeve. Gjithashtu, ata mund të pyesin njerëz që njohin se çfarë i motivon t’i zbatojnë urdhërimet.
-
Materiali filmik: “Të Bekuar dhe të Lumtur Janë Ata Që i Zbatojnë Urdhërimet e Perëndisë” (05:41; shikoni nga kodi kohor 00:00 deri në 02:34)
-
Figura për t’u paraqitur: Figura e dikujt që përqafon Jezu Krishtin
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Kur bëni pyetjet që ndjekin pohimin e parimit në mësim, merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të bëjnë një publikim në një media shoqërore me përgjigjet e tyre. Ata mund t’i shkruajnë përgjigjet e tyre në një faqe të medias shoqërore dhe t’ia tregojnë klasës ekranin e tyre. Ose ata mund t’i vizatojnë flluskat dhe ikonat e një platforme të medias shoqërore në një copë letër, të plotësojnë përgjigjet e tyre dhe t’ia tregojnë fletën e tyre klasës.
1 Gjon 2–4
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë dhe zbatojnë urdhërimin për t’i dashur të tjerët ashtu si e duan Perëndinë.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të vijnë të përgatitur për të treguar përvoja në të cilat treguan dashuri ndaj të tjerëve ose të tjerët treguan dashuri ndaj tyre dhe ndikimin që pati kjo.
-
Materialet filmike: “Marrja mbi Vete e Emrit të Jezu Krishtit” (10:24; shikoni nga kodi kohor 04:43 deri në 06:15); “Now Serving” [“Tani në Shërbim”] (02:18)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të ftoni një ose dy nxënës të sjellin në videokonferencë një mik ose një pjesëtar të familjes që e ndiejnë se është një shembull i madh i dashurisë ndaj të tjerëve. Pasi klasa të përcaktojë të vërtetën te 1 Gjon 4:21 , këta nxënës mund të paraqitin të ftuarit e tyre dhe të flasin se si të ftuarit tregojnë dashuri për të tjerët.
Përsëritja 23 e Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësinë për ta thelluar kuptueshmërinë e tyre për të vërtetat që gjenden te 13 fragmentet e zotërimit doktrinor nga gjysma e dytë të Dhiatës së Re, dhe për t’i shpjeguar ato.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit tʼi shqyrtojnë shkurtimisht 13 fragmentet e zotërimit doktrinor nga gjysma e dytë e Dhiatës së Re dhe më pas të zgjedhin një fragment që do të donin ta kuptonin më mirë.
-
Përmbajtja për t’u paraqitur: Tabela e 13 fragmenteve të zotërimit doktrinor
-
Materialet për nxënësit: Një copë letër bosh dhe një mjet për të shkruar për secilin nxënës
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh ta përshtatni veprimtarinë në mësim duke paraqitur një nga vargjet e zotërimit doktrinor në ekran dhe duke i ftuar nxënësit të përdorin një mjet shënim për të rrethuar çdo shprehje për të cilën kanë pyetje ose nuk e kuptojnë. Më pas kërkojuni nxënësve të tregojnë shqetësimet ose pyetjet e tyre të veçanta. Nxënësit mund të bëjnë çfarëdo pyetje të përgjithshme rreth vargut ose vargjeve duke përdorur veçorinë e bashkëbisedimit.
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 11
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të vlerësojnë synimet që kanë vendosur dhe rritjen personale që kanë përjetuar gjatë studimit të Dhiatës së Re prej tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për atë që kanë mësuar rreth Jezu Krishtit dhe mënyrat se si e ndiejnë se po bëhen më shumë si Krishti.
-
Figura për t’u paraqitur: Vizatimi i një mali (fillimisht te mësimi për kapitullin 2 Pjetër 1); disa figura të Jezu Krishtit që jep mësim në mjedise të ndryshme; një figurë e Jozef Smithit në moshë të re
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Gjatë veprimtarisë në pjesën “Mësimdhënia si e Jezu Krishtit”, ftojini nxënësit të shkruajnë në një veçori bashkëbisedimi një pyetje reale që dikush mund të ketë për një prej tri parimeve të ungjillit (shih hapin b në veprimtari). Më pas ftojini nxënësit të lexojnë të gjitha pyetjet e renditura dhe të përzgjedhin një ose dy që dëshirojnë t’i diskutojnë.