Seminari
1 Gjon 2–4; 2 Gjon


1 Gjon 2–4; 2 Gjon

Shfaqja e Dashurisë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin

A women with her hands upward in prayer

Kur dikush e ndien se e duan ose do një person tjetër, shpesh veprimet e tij/saj ndryshojnë. Gjoni dha mësim se dashuria jonë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin mund të na motivojë t’i zbatojmë urdhërimet e Tyre. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të kuptosh se si mund të shfaqësh dashuri për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin duke i zbatuar urdhërimet.

Ftesa që nxënësit të bëhen më shumë si Jezu Krishti. Ftojini nxënësit të bëjnë gjëra sfiduese që mund t’i ndihmojnë të rriten dhe të bëhen më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti. Kur bëni ftesa, respektoni lirinë e zgjedhjes dhe shfaqni dashuri për nxënësit, edhe nëse ata nuk i pranojnë ftesat.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin se si ndihen rreth zbatimit të urdhërimeve. Gjithashtu, ata mund të pyesin njerëz që njohin se çfarë i motivon t’i zbatojnë urdhërimet.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mbrojtjet me dashuri të Perëndisë

Shfaqni materialin filmik vijues ose ndajeni ndodhinë në pjesë që nxënësit t’i lexojnë me zë të lartë.

Ndërkohë që ishte në një plazh në Australi, Plaku Von G. Kiç (1960–2018), i Të Shtatëdhjetëve, u takua me disa sërfistë që kishin shkuar atje në një udhëtim që bëhet vetëm një herë në jetë. Ata po ankoheshin për një pengesë me rrjetë të rëndë teli në ujë, që i pengonte të bënin sërf mbi dallgët e mëdha.

Për të zbuluar se çfarë ndodhi, shiko materialin filmik “Të Bekuar dhe të Lumtur Janë Ata Që i Zbatojnë Urdhërimet e Perëndisë” (05:41) nga kodi kohor 00:00 deri në 02:34. Ky material filmik është në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Ose lexo ndodhinë vijuese.

Official Portrait of Elder Von G. Keetch. Photographed March 2017.

“Ndërkohë që sërfistët amerikanë u gjallëruan më tepër, vëmendja ime u tërhoq nga një tjetër sërfist aty pranë – një burrë i moshuar dhe me sa dukej, vendës. Ai dukej se po e humbiste durimin ndërsa dëgjonte ankesat që sa vinin e shtoheshin rreth pengesës.

Më në fund ai u ngrit dhe eci drejt grupit. Pa thënë asgjë, ai nxori një palë dylbi nga çanta e tij e shpinës dhe ia dha ato njërit prej sërfistëve, duke treguar me gisht për nga pengesa. Secili prej sërfistëve pa me dylbi. Kur erdhi radha ime, me ndihmën e zmadhimit, unë mund të shihja diçka që nuk kisha qenë në gjendje ta shihja më parë: pendë kurrizore – peshkaqenë të mëdhenj që ushqeheshin pranë shkëmbinjve nënujorë në anën tjetër të pengesës.

Grupi u zbut shpejt. Sërfisti i moshuar i rimori dylbitë dhe nisi të largohej. Ndërsa e bëri këtë, ai tha fjalë që unë nuk do t’i harroj kurrë: ‘Mos jini shumë kritikues për pengesën’, tha ai. ‘Është e vetmja gjë që po ju pengon nga të qenit të gllabëruar.’

Teksa qëndronim në atë plazh të bukur, këndvështrimi ynë kishte ndryshuar papritur. Një pengesë që ishte dukur e ashpër dhe kufizuese – që dukej se e zvogëlonte argëtimin dhe emocionin e rrëshqitjes mbi dallgë vërtet të mëdha – ishte bërë diçka shumë e ndryshme. Me kuptueshmërinë tonë të re për rrezikun që zinte pritë pikërisht nën sipërfaqe, pengesa tani jepte mbrojtje, siguri dhe paqe.”

(Von G. Kiç, “Të Bekuar dhe Të Lumtur Janë Ata Që i Zbatojnë Urdhërimet e Perëndisë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 116)

  • Cilat janë disa qëndrime që mund të kenë njerëzit rreth mbajtjes së urdhërimeve të Perëndisë?

Merre parasysh t’i shkruash përgjigjet e tua për pyetjen vijuese në ditarin tënd të studimit.

  • Si ndihem për urdhërimet e Perëndisë? Përse i zbatoj ose nuk i zbatoj ato?

Zbatimi i urdhërimeve të Perëndisë

Ne të gjithë kemi arsyet tona që ndikojnë a zgjedhim t’i zbatojmë urdhërimet e Perëndisë. Lexo vargjet vijuese duke kërkuar atë që dha mësim Apostulli Gjon, që mund të na motivojë t’i zbatojmë ato. Mund të jetë e dobishme të kujtosh se Gjoni ua drejtoi letrën e tij besimtarëve që po përballeshin me mësime të rreme.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të punojnë së bashku për t’i lexuar fragmentet. Secili prej nxënësve mund të lexojë disa nga fragmentet dhe më pas t’ia tregojnë njëri-tjetrit ato që mësuan.

1 Gjon 2:3–6

1 Gjon 3:18–24

2 Gjon 1:6, 8–9

(Mund të jetë gjithashtu e dobishme të lexosh mësimet e Shpëtimtarit te Gjoni 14:15, 23–24 .)

  • Çfarë të vërtetash gjete?

Nxënësit mund të përcaktojnë një larmi parimesh. Merreni parasysh të bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë si të mëposhtmet:

  • Si mund ta rritë njohja e këtyre të vërtetave dëshirën e dikujt për t’i zbatuar urdhërimet?

Gjoni dha mësim të vërteta të larmishme te këto vargje. Një prej atyre që mund ta kesh përcaktuar, është që sa më shumë dimë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit dhe i duam Ata, aq më shumë jemi të gatshëm t’i zbatojmë urdhërimet e Tyre (shih te 1 Gjon 1:5–7 ; 2:3–6 ; 2 Gjon 1:6–9).

Aty ku është në dispozicion, merreni parasysh të përdorni teknologjinë për ta përshtatur veprimtarinë vijuese. Për shembull, nxënësit mund të krijojnë një material filmik, një publikim në median shoqërore ose një mesazh celulari për të dhënë përgjigjet e tyre. Kjo mund ta rritë pjesëmarrjen e nxënësve dhe të bëjë të mundur që mesazhet e nxënësve për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin të arrijnë te më shumë njerëz.

Përndryshe, nxënësit mund të përfytyrojnë sikur mësuesja e tyre e Shkollës të së Dielës dëshiron t’i ndihmojë anëtarët e klasës së tyre të ndihen të motivuar për t’i zbatuar urdhërimet. Ajo u kërkon nxënësve të përsiatin për pyetjet vijuese dhe të përgatiten për t’i shprehur mendimet e tyre në klasë.

Ndërsa nxënësit përgatitin atë që mund të thonë, ata mund të përfshijnë edhe ide nga përgatitja e nxënësve.

  • Përse mbajtja e urdhërimeve është një mënyrë për të shfaqur dashuri për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Çfarë di ti për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin që të motivon t’i zbatosh urdhërimet e Tyre? Përse të motivon dijenia për këtë gjë?

  • Çfarë ke mësuar rreth Tyre teksa i ke zbatuar urdhërimet e Tyre?

Ftoni vullnetarë që të tregojnë atë që përgatitën. Kjo mund të bëhet si klasë ose në grupe më të vogla. Pasi nxënësit të shprehen, merreni parasysh të bëni pyetje për ndjekjen e ecurisë të tilla si: “Si mund ta ndihmojë dikë ajo që ti tregove, që të dëshirojë t’i zbatojë urdhërimet?”

Ftojini nxënësit të marrin parasysh t’ia tregojnë mendimet e tyre dikujt jashtë klasës.

Si do t’ia shfaqësh dashurinë tënde Atit Qiellor?

Shikoje këtë figurë dhe mendo për atë që di rreth Jezu Krishtit dhe Atit Qiellor dhe mënyrën se si Ata ndihen rreth teje. Ti mund të dëshirosh edhe të mendosh se si ndihesh rreth Tyre.

Paraqiteni figurën vijuese.

A man standing and embracing Christ after being healed.

Ndërkohë që mund të duket e vështirë ta shfaqim dashurinë tonë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin për shkak se ata nuk janë fizikisht të pranishëm me ne, ne mund ta shfaqim dashurinë tonë për Ta duke i zbatuar urdhërimet e Tyre. Gjej pak kohë për të përsiatur për atë që do të doje të mbaje mend ose të bëje për shkak të këtij mësimi. Në vijim janë disa mënyra se si mund ta bësh këtë:

  • Shkruaj një mënyrë se si dëshiron t’i njohësh dhe duash më shumë Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

  • Mendo rreth urdhërimeve që po zbaton aktualisht dhe përse po i zbaton ato. Merre parasysh nëse je i motivuar nga dashuria për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin ose nëse mund të përmirësohesh në atë fushë.

  • Përcakto një ose më shumë urdhërime që mund t’i zbatosh në mënyrë më të plotë për të shfaqur dashurinë tënde për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Bëj një plan për mënyrën se si do t’i zbatosh më plotësisht këto urdhërime.

Nxitini nxënësit të veprojnë në bazë të ndjenjave dhe përshtypjeve që kanë marrë, në mënyrë që të mund ta shfaqin dashurinë e tyre ndaj Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Jepni dëshmi për parimet e dhëna në këtë mësim.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Në ç’mënyrë urdhërimet janë një shprehje e dashurisë së Perëndisë për ne?

Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018), pohoi:

Official portrait of President Thomas S. Monson, 2008.

“Urdhërimet e Perëndisë nuk jepen për të na mërzitur ose që të bëhen pengesa ndaj lumturisë sonë. Pikërisht e kundërta është e vërtetë. Ai që na krijoi dhe që na do, e di në mënyrë të përsosur pikërisht se si nevojitet ta jetojmë jetën tonë me qëllim që të fitojmë lumturinë më të madhe të mundshme. Ai na ka siguruar udhëzime të cilat, në qoftë se i ndjekim, do të na udhëheqin të sigurt përmes këtij udhëtimi shpesh të pabesë në vdekshmëri. …

… Ai e kupton që, kur i zbatojmë urdhërimet, jeta jonë do të jetë më e lumtur, më përmbushëse dhe më pak e koklavitur. Sfidat dhe problemet tona do të jenë më të lehta për t’u duruar dhe ne do të marrim bekimet e premtuara prej Tij.”

(Tomas S. Monson, “Zbatojini Urdhërimet”, Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 83)

Në ç’mënyrë zbatimi i urdhërimeve i tregon Perëndisë dashurinë time?

Plaku Von G. Kiç (1960–2018), i Të Shtatëdhjetëve, pohoi:

Official Portrait of Elder Von G. Keetch. Photographed March 2017.

“Ne e tregojmë dashurinë tonë për Perëndinë – dhe besimin tonë tek Ai – duke bërë më të mirën tonë çdo ditë për të ndjekur drejtimin që Ai ka caktuar për ne, dhe duke i zbatuar urdhërimet që Ai na ka dhënë. Ne e shfaqim veçanërisht atë besim dhe dashuri në situata ku ne nuk e kuptojmë plotësisht arsyen e urdhrave të Perëndisë ose shtegun e veçantë që Ai na thotë të marrim.”

(Von G. Kiç, “Të Bekuar dhe Të Lumtur Janë Ata Që i Zbatojnë Urdhërimet e Perëndisë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2015, f. 116)

Si mund ta rris dashurinë time për Perëndinë?

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, shpjegoi:

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Ne e rrisim dashurinë tonë për Atin tonë Qiellor dhe e shfaqim atë dashuri duke i [përputhur] mendimet e veprimet tona me fjalën e Perëndisë. Dashuria e [dëlirë] e Tij na drejton e nxit gjithmonë të bëhemi më të dëlirë e më të shenjtë. Ajo na frymëzon të ecim në drejtësi – jo prej frike apo detyrimi por prej një dëshire të nxehtë që të bëhemi edhe më shumë si Ai, sepse e duam Atë.”

(Diter F. Uhtdorf, “Dashuria e Perëndisë”, Ensign ose Liahona, nëntor 2009, f. 23)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

3 Gjon 1:1–4. Gëzimi vjen kur ne i ndihmojmë të tjerët të “ecin në të vërtetën”

Nëse nxënësit mund të merrni dobi nga studimi rreth shpërndarjes së ungjillit tek të tjerët, ata mund të lexojnë te 3 Gjon 1:1–4 rreth ndjenjave të Gjonit teksa i ndihmoi të tjerët të vinin te Shpëtimtari. Më pas ata mund t’i lidhin këto vargje me vargjet te Doktrina e Besëlidhje 18:15–16 .

Kërkojuni nxënësve të mendojnë rreth njerëzve që njohin të cilët mund t’i ftojnë të vijnë më pranë Shpëtimtarit. Nxitini ata të bëjnë një plan për t’i ftuar ata njerëz.