Seminari
Zbulesa 2–3, Pjesa 1


Zbulesa 2–3, Pjesa 1

“I Njoh Veprat e Tua”

PAINTING BY GREG Olson of Christ knocking on a door

Jezu Krishti e njeh secilin prej nesh. Ai e di se çfarë po bëjmë mirë dhe Ai e di se çfarë mund të bëjmë më mirë për t’u bërë më të ngjashëm me Të. Në mesazhe të ndara për secilën prej shtatë kishave në Azi, Gjoni shënoi zërin e Jezu Krishtit që pranonte veprat e mira të shenjtorëve dhe i paralajmëronte ata për gjërat që duhet të ndryshonin. Ky mësim mund të të nxitë ta dëgjosh zërin e Shpëtimtarit që pranon veprat e tua të mira dhe të jep ndreqjen e nevojshme.

Përqendrimi te ndihma për nxënësit. Gjatë përgatitjes së mësimit, përqendrohuni te nxënësit dhe jo vetëm te materiali i mësimit. Bëni pyetjen “Çfarë do të bëjnë nxënësit sot në orën e mësimit?” ose “Si mund t’i zbulojnë nxënësit të vërtetat që do të jenë domethënëse për ta?”

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përcaktojnë se me cilat fusha të jetës së tyre e ndiejnë se Shpëtimtari mund të jetë i kënaqur. Si pjesë e kësaj ftese, nxënësit mund të luten dhe t’i kërkojnë Atit Qiellor që t’i ndihmojë të kuptojnë atë që po bëjnë mirë. Ata mund t’u kërkojnë edhe prindërve të tyre që t’i ndihmojnë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Vini re që mesazhet e Gjonit përfshijnë edhe premtimet e Shpëtimtarit për ata që i kapërcejnë sprovat dhe sfidat e vdekshmërisë. Kjo do të trajtohet me më shumë hollësi në mësimin e radhës.

Dëgjoje zërin e Shpëtimtarit

Paraqitni një figurë të Jezusit që troket në një derë teksa nxënësit marrin parasysh pyetjen vijuese.

Jesus Christ depicted knocking on a door. Christ is portrayed wearing red and white robes. The painting illustrates the concept of Christ “knocking on the door,” as described in scripture. There is no doorknob depicted in the painting, symbolizing that the door must be opened from within.
  • Çfarë ndjenjash mund të kishe nëse do të dëgjoje një trokitje te dera e shtëpisë sate dhe të kuptoje se ishte Shpëtimtari? Pse?

Në mesazhin e tij për anëtarët e kishës në Laodice (ku ndodhej një nga shtatë kishat të cilave Gjoni po u shkruante në Azi; shih Zbulesa 1:11), Gjoni e përmbylli me një ftesë nga Jezu Krishti.

Lexo te Zbulesa 3:20 dhe përcakto ftesën e Shpëtimtarit.

Gjeni kohë për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë simbolikën e Jezusit që qëndron te dera dhe troket. Merreni parasysh të diskutoni se çfarë do të thotë që Ai të trokasë dhe të vijë e të hajë me ne në kohën tonë. Për shembull, teksa e ftojmë Shpëtimtarin në jetën tonë, Ai mund t’u sigurojë forcë, ushqyerje dhe ngushëllim shpirtrave tanë.

  • Si mendon, cili është kuptimi simbolik i vargut te Zbulesa 3:20 ?

  • Si mendon, përse Shpëtimtari troket në derë në vend që thjesht të hyjë?

  • Si mund t’ia hapësh derën Jezu Krishtit dhe të kërkosh ta dëgjosh më mirë zërin e Tij?

  • Çfarë ke bërë së fundmi për ta dëgjuar zërin e Tij dhe për të hapur derën?

Megjithëse Gjoni është lajmëtari, Jezusi është zëri i mesazheve për shtatë kishat. Teksa i studion mesazhet te Zbulesa 2–3, dëgjo zërin e Jezu Krishtit për ty. Merr parasysh mënyra se si mund ta hapësh derën për ta lejuar Shpëtimtarin të jetë me ty dhe të të forcojë.Ndërkohë që secili prej shtatë mesazheve është unik, ka edhe disa ngjashmëri.

Nxënësit do ta kenë mundësinë t’i studiojnë këto vargje me më shumë hollësi më vonë në mësim. Për këtë veprimtari, thjesht ftojini ata të përcaktojnë dhe diskutojnë rëndësinë e frazës së përsëritur “I njoh veprat e tua”.

Kërko dhe merr parasysh të shenjosh frazën e përsëritur “I njoh veprat e tua” te Zbulesa 2:2, 9, 13, 19 ; 3:1, 8, 15 . Në këto vargje Gjoni shënon zërin e Jezu Krishtit, i cili përfaqëson edhe vullnetin e Atit Qiellor.

  • Përse mund të jetë e rëndësishme të kuptosh që Ati Qiellor dhe Jezu Krishti “i [njoh]in veprat e tua”?

Një e vërtetë që do të gjejmë te Zbulesa 2–3 është se për shkak se Ati Qiellor dhe Jezu Krishti e njohin secilin prej nesh, Ata mund t’i pranojnë veprat tona të mira dhe të na paralajmërojnë për ndryshimet e nevojshme. Kërko prova të kësaj të vërtete teksa studion këshillën për shtatë kishat.

Këshillë për shtatë kishat

Paraqitini referencat vijuese. Merreni parasysh ta studioni një nga shtatë kishat si klasë për të përcaktuar mënyrën se si të jepen përgjigje për pyetjet e mëtejshme për referencat. Kishat e mbetura mund të ndahen më pas ndërmjet nxënësve. Ftojini nxënësit t’i studiojnë vargjet dhe t’u përgjigjen pyetjeve vetë ose në grupe të vogla. Flisni me nxënësit teksa studiojnë dhe jepni ndihmë sipas nevojës.

Informacioni në referencat vijuese dhe në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat” mund t’i ndihmojë nxënësit t’i kuptojnë fjalët dhe frazat e vështira.

Map of the Mediterranean.

Përzgjidh të paktën dy kisha për t’i studiuar. Kërko veprat e mira që Jezu Krishti i dallon në disa prej kishave dhe ndreqjen që Ai i jep secilës kishë.

  1. Efesi ( Zbulesa 2:1–7): Nikolaitët ishin një grup fetar të cilët pretendonin se mund të kryenin mëkate seksuale pa u ndëshkuar sepse hiri i Perëndisë do t’i shpëtonte ata.

  2. Smirna ( Zbulesa 2:8–11)

  3. Pergami ( Zbulesa 2:12–17): Doktrina e Balaamit i referohet shkeljes së urdhërimeve të Perëndisë për të kënaqur dëshirat e botës ose për të kërkuar nderimet e njerëzve (shih te 2 Pjetrit 2:15). Vër re përkufizimin e mësipërm të nikolaitëve.

  4. Tiatira ( Zbulesa 2:18–29)

  5. Sarda ( Zbulesa 3:1–6)

  6. Filadelfia ( Zbulesa 3:7–13): Ky mesazh vetëm i njeh veprat e mira.

  7. Laodicea ( Zbulesa 3:14–22): Ky mesazh vetëm ndreq veprat e papërsosura. Vër re që, të jesh i vakët do të thotë të mos jesh plotësisht i zotuar ndaj ungjillit të Jezu Krishtit.

  • Cilat vepra të mira dalloi Jezusi? Në ç’mënyrë ke parë vepra të mira të ngjashme ndër anëtarët e Kishës në kohën tonë?

  • Çfarë ndreqjeje apo këshille i dha Jezusi kishës që zgjodhe? Përse është kjo këshillë e mirë edhe për Kishën sot?

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit t’ia tregojnë klasës atë që mësuan. Merreni parasysh të bëni një listë të veprave të mira dhe ndreqjeve të nevojshme në tabelë. Teksa pyetja e radhës diskutohet, mund t’i ftoni nxënësit të tregojnë përvojat e tyre nga veprimtaria e përgatitjes.

  • Përse është Jezu Krishti i përshtatshëm në mënyrë unike për të ditur atë që po bëjmë mirë dhe se si duhet të përmirësohemi?

Këshillë për jetën tënde

Presidenti Tomas S. Monson (1927–2018), na nxiti ta hapim derën dhe ta lejojmë Shpëtimtarin të hyjë në jetën tonë.

Official portrait of President Thomas S. Monson, 2008.

“Me të gjithë forcën e shpirtit tim, unë dëshmoj se Ati ynë Qiellor e do secilin prej nesh. Ai i dëgjon lutjet e zemrave të përulura; Ai i dëgjon thirrjet tona për ndihmë. … Biri i Tij, Shpëtimtari dhe Shëlbuesi ynë; na flet të gjithëve sot: ‘Ja, unë qëndroj te dera dhe trokas; nëse dikush dëgjon zërin tim dhe të hapë derën, unë do të hyj tek ai’ [ Zbulesa 3:20 ].

A do ta dëgjojmë atë trokitje? A do ta dëgjojmë atë zë? A do t’ia hapim atë derë Zotit, që ne të mund të marrim ndihmën që Ai është gati të na japë? Lutem që do ta bëjmë.”

(Tomas S. Monson, “Zonja Pejtën — Historia Vazhdon”, Ensign ose Liahona, nëntor 2007, f. 24)

Shikoje përsëri figurën e Jezusit që troket në derë dhe reflekto mbi atë që ke mësuar.

Merreni parasysh t’u jepni nxënësve kohë për të përsiatur për pyetjet vijuese dhe për t’iu përgjigjur atyre në ditarin e tyre të studimit.

  • Si mendon, çfarë dëshiron Shpëtimtari që ti të dish se po e bën mirë?

  • Çfarë mund të të nxitë Shpëtimtari të ndryshosh në jetën tënde?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Një paraqitje e Jezu Krishtit

Secili prej shtatë mesazheve fillon me një paraqitje të Jezu Krishtit. Kujtojuani nxënësve simbolikën që mësuan te Zbulesa 1. Ftojini ata ta studiojnë vargun e parë të çdo mesazhi dërguar secilës prej shtatë kishave, duke kërkuar një përshkrim të Jezu Krishtit (shih Zbulesa 2:1, 8, 12, 18 ; 3:1, 7, 14). Më pas ftojini nxënësit t’ia tregojnë klasës atë që mësojnë rreth Shpëtimtarit nga çdo përshkrim.

Të qenit plotësisht i zotuar ndaj Jezu Krishtit

Pasi nxënësit ta zbulojnë që shenjtorët në Laodice ishin “të vakët” (shihni Zbulesa 3:15–16), ftojini ata të mendojnë se si mund të duket të jesh i vakët në ungjill. Ftojini nxënësit të përsiatin për pyetjet vijuese: Në një shkallë nga 1–10, si do ta vlerësonit zotimin tuaj ndaj Jezu Krishtit? Për të shmangur të qenit i vakët, çfarë mund të bëni në mënyrë që zotimi juaj ndaj Shpëtimtarit të përputhet më shumë me zotimin e Tij ndaj jush?

Për t’i ndihmuar nxënësit të mësojnë më shumë rreth të qenit plotësisht i zotuar, merreni parasysh të shikoni materialin filmik “Dishepujt e Vërtetë të Shpëtimtarit” nga kodi kohor 02:22 deri në 04:37, në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org. Shpjegoni që në Australi, fraza “fair dinkum” do të thotë të jesh plotësisht i zotuar ose i sinqertë pa asnjë dyshim, e kundërta e të qenit i vakët. Kërkojuni nxënësve të kërkojnë ngjashmëritë ndërmjet historive të Plakut Vinson dhe të qenit i zotuar ndaj ungjillit të Jezu Krishtit.

2:3