Seminari
Romakëve 12–15 


Romakëve 12–15 

Uniteti nëpërmjet Jezu Krishtit

Young men and young women walk through Crystal Gardens at Navy Pier in Chicago. There are palm trees and other plants in the background.

A e ke pasur ndonjëherë të vështirë të ndihesh në unitet me anëtarët e tjerë të Kishës? Shenjtorët në Romë, të cilët jetuan gjatë kohës së Palit, vinin nga një larmi rrethanash dhe kulturash. Ndonjëherë ata kishin mosmarrëveshje dhe tensione me njëri‑tjetrin. Për t’iu përgjigjur, Pali i nxiti ata të “ki[shin] të njëjtat mendime nj[ë]ri me tjetrin” (Romakëve 12:16). Ky mësim mund të të ndihmojë të gjesh mënyra për të pasur më shumë unitet me anëtarët e Kishës së Shpëtimtarit. 

Përcaktimi i parimeve. Kur nxënësit mësojnë t’i përcaktojnë parimet e ungjillit në shkrimet e shenjta, ata mund t’i njohin më mirë të vërtetat që do t’i çojnë drejt Shpëtimtarit. Përcaktimi i parimeve të ungjillit kërkon përpjekje dhe zbatim të kujdesshëm. Ndërsa nxënësit i përcaktojnë këto parime, ritheksojini këto të vërteta në mënyrë të qartë dhe të thjeshtë për t’i ndihmuar nxënësit t’i kujtojnë ato në të ardhmen.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 38:27 dhe të mendojnë rreth arsyes se përse Zoti do të donte që anëtarët e Kishës së Tij të jenë të bashkuar.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ne të gjithë mund të jemi në unitet

Tregojani klasës situatën vijuese ose tregoni një histori apo shembull tjetër që ilustron një sfidë të ngjashme.

Mario dhe familja e tij u pagëzuan para tre vjetësh. Është dashur njëfarë kohe që familja e Marios të përshtatet me një mënyrë të re jetese si anëtarë të Kishës, por ata patën përkrahje të fortë shoqërore dhe pranim nga anëtarët e degës së tyre. Kohët e fundit, babai i Marios pranoi një punë të re dhe familja e tij u zhvendos në një zonë tjetër. Mario ka marrë pjesë në kishë dhe në veprimtaritë e të rinjve në lagjen e tij të re për disa javë, por ai e ka të vështirë të ndihet i pranuar atje. Të rinjtë atje duken të sjellshëm, por shumica e tyre duket se janë anëtarë prej kohësh të Kishës dhe Mario pyet veten nëse ata mund ta gjykojnë atë për papërsosuritë e tij dhe mungesën e përvojës me Kishën.

  • Çfarë këshille do t’i jepje Marios për ta ndihmuar për këtë situatë?

  • Çfarë këshille do t’iu jepje të rinjve në lagjen e re të Marios?

Pali e shkroi letrën e tij drejtuar romakëve gjatë një kohe kur anëtarët e Kishës nga rrethana të ndryshme fetare dhe kulturore filluan të adhuronin së bashku. Kishte raste kur këta shenjtorë nuk binin dakord me njëri-tjetrin ose i gjykonin në mënyrë të padrejtë anëtarët e tjerë të Kishës zgjedhjet e të cilëve ndryshonin nga zgjedhjet e tyre. Një nga mësimet që mund të nxjerrim nga mësimet e Palit te Romakëve 12–15, është se ndonëse të gjithë kemi dallime, anëtarët e Kishës mund të përpiqen fort të jenë në unitet nëpërmjet mësimeve të Jezu Krishtit.

  • Çfarë mund ta bëjë të vështirë të ndihesh në unitet me anëtarët e tjerë të Kishës?

Ftojini nxënësit të mendojnë për përgatitjen e tyre për orën mësimore përpara se t’u bëni pyetjen e radhës. Mund të jetë gjithashtu e dobishme t’u kërkoni atyre t’i lexojnë me zë të lartë vargjet te Doktrina e Besëlidhje 38:27 .

  • Si mendon, përse është e rëndësishme për Zotin që anëtarët e Kishës së Tij të jenë në unitet?

Mendo se sa i lidhur ndihesh me njerëzit në lagjen apo degën tënde, me shokët apo shoqet e klasës së seminarit ose anëtarë të tjerë të Kishës. Gjatë këtij mësimi, mendo rreth mënyrës se si ti mund të kesh më shumë unitet me anëtarët e tjerë të Kishës së Shpëtimtarit.

Mësimet e Palit rreth unitetit

Paraqitini grupet vijuese të vargjeve që nxënësit t’i studiojnë. Mund të jetë e dobishme t’ia caktoni secilin grup të vargjeve një grupi të vogël nxënësish.

Për t’i ndihmuar nxënësit ta përvetësojnë më tej atë që po studiojnë, merreni parasysh t’i ftoni ata të zgjedhin një varg apo frazë dhe të krijojnë një paraqitje pamore për të ilustruar mësimin që na jepet tek ai varg. Për shembull, nxënësit mund të vizatojnë një figurë ose të bëjnë një grupim që përfaqëson vargun.

Romakëve 12:10–15

Romakëve 12:16–21

Romakëve 14:10–13, 19

Romakëve 15:1–7

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që mësuan nga studimet e tyre. Nëse nxënësit krijuan një paraqitje pamore të ilustruar, ftojini ata t’ua tregojnë atë të tjerëve. Përdorni pyetje si ato në vijim për të bërë një diskutim kuptimplotë rreth unitetit.

  • Çfarë mësove nga vargjet që studiove, që mund të të ndihmojë të kesh më shumë unitet me të tjerët?

  • Si mund të na ndihmojnë përpjekjet për të pasur unitet me të tjerët që të bëhemi më të ngjashëm me Jezu Krishtin?

  • Cilat përvoja nga jeta jote ose nga jeta e të tjerëve të kanë treguar për rëndësinë e të qenit në unitet me anëtarët e tjerë të Kishës?

Zbatimi i asaj që ke mësuar

Mendo për atë që ke mësuar dhe ndier rreth unitetit teksa studiove sot. Gjej një çast për të bërë një plan rreth mënyrës se si ti do t’i përfshish këto mësime në jetën tënde. Shkruaj një synim për mënyrën se si ti do të përpiqesh fort për unitetin në njërën ose më shumë nga rrethanat vijuese:

  • Me anëtaret e klasës sate të Të Rejave ose anëtarët e kuorumit tënd të priftërisë

  • Me anëtarët/et e klasës sate të seminarit

  • Me anëtarët/et e tjerë/a të lagjes apo degës sate

Një ndihmë mund të jetë edhe të shkruash çdo pengesë me të cilën përballesh për arritjen e synimit tënd. Si mund t’i kapërcesh ato pengesa? Si mund të të ndihmojë Zoti?

Ftojini disa vullnetarë që t’ia tregojnë planin e tyre klasës. Kërkoni mënyra për t’i lavdëruar ata për idetë e tyre dhe nxitini nxënësit të ndjekin planet e tyre. Dëshmoni për të vërtetat që u diskutuan sot.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Çfarë mund të mësojmë nga sfidat me të cilat u përball Kisha në Romë gjatë kohës së Palit?

Plaku Kuentin L. Kuk, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, shpjegoi:

Official portrait of Elder Quentin L. Cook. Called to the Quorum of the Twelve Apostles on 6 October 2007.

“Kultura jonë e Kishës vjen nga ungjilli i Jezu Krishtit. Letra e Apostullit Pal drejtuar Romakëve është e thellë. …

… Pali i këshillon judenjtë dhe johebrenjtë t’i zbatojnë urdhërimet dhe ta duan njëri-tjetrin dhe pohon se drejtësia çon drejt shpëtimit.

Kultura e ungjillit të Jezu Krishtit nuk është një kulturë johebrease apo një kulturë judease. Ajo nuk përcaktohet nga ngjyra e lëkurës së individit apo se ku jeton ai. Ndërsa gjejmë gëzim te kulturat dalluese, ne duhet t’i lëmë pas aspektet e atyre kulturave që bien ndesh me ungjillin e Jezu Krishtit.”

(Kuentin L. Kuk, “Zemra të Thurura në Drejtësi dhe Bashkim”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 20–21.)

Çfarë mund të ndodhë teksa bëjmë përpjekje për të qenë anëtarë në unitet të Kishës së Shpëtimtarit?

Plaku Horhe T. Besera, i Të Shtatëdhjetëve, dha mësim:

Elder Jorge T. Becerra, First Quorum of the Seventy official portrait.

“Në secilën lagje dhe degë kemi nevojë për çdo njeri – ata që mund të jenë të fortë dhe ata që ndoshta po hasin vështirësi. Të gjithë janë të nevojshëm për lartësimin jetik të të gjithë ‘trupi[t të] Krishti[t]’. Shpesh pyes veten se kush na mungon në bashkësitë tona të ndryshme, që do të na forconte dhe do të na bënte të plotë.”

(Horhe T. Besera, “Të Gjorët Njerëz”, Liahona, maj 2021, f. 40.)

Motra Sheron Iubank, e Presidencës së Përgjithshme të Shoqatës së Ndihmës, tregoi ndodhinë vijuese:

Official Portrait of Sister Sharon Eubank. Photographed in 2017.

“Në vitin 1842, shenjtorët po punonin shumë për të ndërtuar Tempullin e Navusë. Pas themelimit të Shoqatës së Ndihmës në mars, Profeti Jozef vinte shpesh në mbledhjet e tyre për t’i përgatitur ato për besëlidhjet e shenjta, bashkuese që do të bënin së shpejti në tempull.

Më 9 qershor, Profeti ‘tha se do të predikonte mëshirë. Supozoni se Jezu Krishti dhe engjëjt e shenjtë nuk do të na duronin për gjëra të pavlera, çfarë do të bëhej me ne? Ne duhet të jemi të mëshirshëm me njëri-tjetrin dhe të mos vëmë re gjëra të vogla.’ Presidenti Smith vazhdoi: ‘Brengosem që nuk ka vëllazërim më të plotë – nëse vuan një gjymtyrë, të gjitha e ndiejnë – nga uniteti i ndjenjës ne marrim fuqi nga Perëndia’ [“Minutes and Discourse, 9 qershor 1842”, f. 61, Joseph Smith Papers] .

Ajo pjesë e shkurtër fjalie më goditi si vetëtimë. Nga uniteti i ndjenjës ne marrim fuqi nga Perëndia. Kjo botë nuk është ajo që unë dëshiroj që të jetë. Ka shumë gjëra tek të cilat dëshiroj të kem ndikimin tim dhe t’i bëj më mirë. Dhe sinqerisht, ka shumë kundërshti ndaj asaj për të cilën shpresoj, dhe ndonjëherë ndihem e pafuqishme. Kohët e fundit, i kam bërë vetes pyetje hulumtuese: Si mund t’i kuptoj më mirë njerëzit përreth meje? Si do ta krijoj atë ‘unitet … ndjenje’ kur të gjithë janë kaq të ndryshëm? Cilën fuqi të Perëndisë mund të përdor, në qoftë se kam vetëm pak më shumë unitet me të tjerët?”

(Sheron Iubank, “Nga Uniteti i Ndjenjës Ne Marrim Fuqi nga Perëndia”, Ensign ose Liahona, nëntor 2020, f. 55.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Perëndia pret që ne t’ia përkushtojmë jetën tonë Atij dhe të përmbahemi nga përshtatja me botën

Për ta dhënë mësim këtë të vërtetë që gjendet te Romakëve 12:1–2 , sillni në klasë dy enë me forma të ndryshme dhe një filxhan me ujë. Hidheni ujin nga një enë tek tjetra, duke vënë në dukje mënyrën se si uji përshtatet me formën e enës.

Shpjegoni se në këtë demonstrim, uji përfaqëson njerëzit dhe enët përfaqësojnë bindjet dhe praktikat e ndryshme të botës. Ftojini nxënësit t’i përgjigjen kësaj pyetjeje: “Çfarë rreziqesh mund të vijnë nga përshtatja në mënyrë të vazhdueshme me bindjet dhe praktikat e botës?”

Fillim i ndryshëm i mësimit: mësim me sende – një fshesë

Sillni një fshesë në klasë ose paraqitni një fotografi të një fshese.

A broom in a room at Cove Fort, Utah.

Bëni një diskutim rreth efektshmërisë së përdorimit të një fshese për të fshirë dyshemenë. Çfarë do të ndodhte nëse do të përpiqeshit të pastronit me një fije të vetme të fshesës? Ftojini nxënësit të marrin parasysh se çfarë mund të na ndihmojnë fijet e shumta të fshesës të lidhura së bashku që të kuptojmë rreth unitetit.