Romakëve 7–16
Vështrim i Përgjithshëm
Në një letër drejtuar shenjtorëve në Romë, Pali theksoi rëndësinë e të qenit të bashkuar si anëtarë të Kishës së Shpëtimtarit. Ai dha mësim edhe rreth mposhtjes së ndikimeve të botës dhe natyrës sonë të rënë, rreth dashurisë së pandryshueshme të Perëndisë dhe rreth bekimeve që ne mund të marrim nëpërmjet Jezu Krishtit ndërsa e ndjekim me besnikëri Atë dhe ecim sipas Frymës.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
Romakëve 7–12
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të ushtrojnë besim më të madh te Jezu Krishti për t’i kapërcyer dobësitë e tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë vargjet te Romakëve 7:14, 18–19, 24–25 bashkë me vargjet te 2 Nefi 4:17–20, 26–32. Kërkojuni atyre të vijnë të përgatitur që të tregojnë se si ky fragment i Librit të Mormonit e pasuroi ose e qartësoi kuptueshmërinë e tyre rreth asaj që jepet mësim te Romakëve 7. Kujtojuni nxënësve të sjellin në klasë edhe një kopje vetjake të Librit të Mormonit.
-
Tabela: Paraqiteni tabelën që gjendet te mësimi i fragmenteve të shkrimeve të shenjta nga Romakëve dhe Libri i Mormonit.
Romakëve 8:1–17
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta rritin dëshirën e tyre për ta ndjekur Shpirtin dhe për të marrë gjithçka që ka Ati Qiellor.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 76:55–70 dhe të vijnë të përgatitur që të tregojnë se përse do të donin t’i merrnin bekimet që përshkruhen në këto vargje.
-
Paraqitje: Përgatituni t’i paraqitni të tria situatat në fund të mësimit dhe udhëzimet që ndjekin situatat.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të sjellin një send ose një figurë që përfaqëson një dhuratë fizike apo shpirtërore që ata shpresojnë ta trashëgojnë. Ftojini ata të tregojnë atë që sollën dhe arsyen përse duan që ta trashëgojnë atë dhuratë.
Romakëve 8:18–39
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të ndiejnë shpresë dhe ngushëllim nëpërmjet dashurisë së Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit ndërsa përballen me sprova dhe pasiguri.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të bëjnë diçka për një pjesëtar të familjes që e tregon dashurinë e tyre nëpërmjet veprimeve dhe jo fjalëve dhe të jenë të përgatitur ta tregojnë atë që mësuan nga kjo përvojë.
-
Materialet për nxënësit: Një copë e vogël letre për çdo nxënës
-
Muzika: “Ai Dërgoi Birin e Tij” (Libri i Këngëve të Fëmijëve, f. 20–21)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh t’i shfaqni pjesët e materialit filmik nga konferenca e përgjithshme që gjenden te pjesa e mësimit “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.
Romakëve 12–15
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të gjejnë mënyra për t’u bërë më të bashkuar me anëtarët e Kishës së Shpëtimtarit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 38:27 dhe të mendojnë rreth arsyes se përse Zoti do të donte që anëtarët e Kishës së Tij të jenë të bashkuar.
Përsëritja 18 e Zotërimit Doktrinor
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësi të ushtrojnë zbatimin në jetën e tyre të disa prej fragmenteve të zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re.
Shënim: Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi përsëritjeje. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor, të jepet gjatë zhvillimit të seminarit.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’u kërkojnë dy ose tre shokëve apo pjesëtarëve të familjes t’u tregojnë atyre një fragment të Dhiatës së Re që ata dëshirojnë që çdo i ri dhe e re në botë ta studionte dhe zbatonte në jetën e vet. Ftojini nxënësit t’i shkruajnë referencat që miqtë dhe familjarët e tyre u tregojnë dhe më pas të jenë të përgatitur t’i tregojnë ato referenca në klasë.
-
Sendi: Njëqind e pesëdhjetë copa të vogla letre në një pjatë apo enë tjetër
-
Tabela: Paraqiteni tabelën e përfshirë në mësimin e fragmenteve të zotërimit doktrinor dhe frazat e shkrimeve të shenjta të lidhura me to.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ftojini nxënësit ta përdorin veçorinë e bashkëbisedimit për të treguar një fragment të zotërimit doktrinor që ata e ndiejnë se mund ta forcojë marrëdhënien e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin. Më pas zgjidhni disa nga nxënësit që t’ia shpjegojnë klasës arsyen përse ata zgjodhën fragmentin që dhanë.