Seminari
Romakëve 8:1–17


Romakëve 8:1–17

“Bashkëtrashëgimtarë të Krishtit” 

A Hispanic man gives the Savior, Jesus Christ, a hug. Christ is wearing a white robe.

Në një kohë kur anëtarëve të Kishës në Romë u mungonte uniteti dhe ishin përçarë për disa çështje të rëndësishme, Pali u shkroi atyre rreth mënyrës se si ata mund ta ndiqnin Shpirtin për të fituar të drejtën për të përdorur Shlyerjen e Jezu Krishtit që të mposhtnin natyrën e tyre të rënë. Pali premtoi se, nëse ata e bënin këtë, do të ishin bashkëtrashëgimtarë të Jezu Krishtit të gjithçkaje që ka Ati Qiellor. Ndërsa studion, kërko ta shtosh dëshirën tënde për ta ndjekur Shpirtin dhe për të marrë gjithçka që ka Ati Qiellor. 

Gjuha gjinore në shkrimet e shenjta. Shkrimet e shenjta përdorin ndonjëherë fjalë si “burra” ose “bij” kur u referohen bekimeve që ofron Perëndia (shih, për shembull, Romakëve 8:14). Sigurohuni që nxënësit të kuptojnë se premtimet e përjetshme të Atit tonë Qiellor për marrjen e gjithçkaje që ka Ai, gjen zbatim si për burrat edhe për gratë (shih Doktrina e Besëlidhje 25:1).

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të lexojnë te Doktrina e Besëlidhje 76:50–70 dhe të vijnë të përgatitur të tregojnë se përse do të donin t’i merrnin bekimet e përshkruara në këto vargje.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Çfarë dëshiron të trashëgosh?

Përpara se t’i bëni pyetjet vijuese, merreni parasysh t’i paraqitni ose të flisni për disa nga sendet, tiparet ose dhuratat e rëndësishme që keni trashëguar nga paraardhësit tuaj.

  • Nëse mund të zgjidhje dikë nga i cili të trashëgoje diçka, kë do të zgjidhje? Përse?

  • Çfarë do të doje të trashëgoje nga ky person?

Apostulli Pal u shkroi shenjtorëve në Romë rreth trashëgimisë që Ati Qiellor i ofron secilit prej fëmijëve të Tij.Lexo te Romakëve 8:16–17, 32 dhe shënjo atë që na ofron Ati Qiellor. Mund të jetë e dobishme të dish se një trashëgimtar është “një person të cilit i është dhënë e drejta të trashëgojë dhurata fizike ose shpirtërore” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Trashëgimtar ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

  • Cilat fjalë ose fraza shenjove?

  • Si mendon, çfarë do të thotë të jesh një bashkëtrashëgimtar i Krishtit?

Një nga të vërtetat që këto vargje na ndihmojnë të kuptojmë, është se Ati Qiellor dëshiron të na bekojë me gjithçka që Ai ka (shih edhe Doktrina e Besëlidhje 76:55 ; 84:38).

Duke iu referuar trashëgimisë me të cilën Ati Qiellor dëshiron të na bekojë, Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, dha mësim:

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Është përtej fuqisë sime që të përfytyroj gjithçka që përcjell ky premtim. Por unë vërtet e di se ai është i mrekullueshëm, ai është hyjnor, ai është i përjetshëm dhe i meriton të gjitha përpjekjet tona në jetë.”

(Diter F. Uhtdorf, “Katër Tituj”, Ensign ose Liahona, maj 2013, f. 60.)

Gjej një çast për të menduar rreth kuptimit që mund të ketë të trashëgosh gjithçka që Ati Qiellor ka, dhe merr parasysh se çfarë pyetjesh mund të kesh rreth kësaj të vërtete. Merre parasysh se çfarë karakteristikash, cilësish dhe bekimesh të tjera do të doje të trashëgoje nga Ati Qiellor. Ndërsa vazhdon studimin sot, kërko të vërteta që mund të të ndihmojnë ta kuptosh më mirë trashëgiminë me të cilën Ati Qiellor dëshiron të të bekojë dhe atë që mund të bësh për t’u kualifikuar për të.

Të mësojmë më shumë rreth trashëgimisë së Atit Qiellor

Paraqiteni grafikun vijues në tabelë. Merreni parasysh nëse do të ishte e dobishme t’i vini nxënësit t’i studiojnë vargjet vijuese më vete, në grupe të vogla ose si klasë.

Krijo grafikun vijues në ditarin tënd të studimit:

Bekimet që Ati Qiellor dëshiron që ne t’i trashëgojmë

Çfarë mund të bëjmë për t’u kualifikuar për këtë trashëgimi

Në periudhën tonë ungjillore, Zoti ka zbuluar më tepër rreth trashëgimisë që Ati Qiellor dëshiron të na japë. Si pjesë e një zbulese që iu dha Profetit Jozef Smith dhe u shënua në atë që tani është Doktrina e Besëlidhje 76 , Zoti përshkroi ata që një ditë do të trashëgonin mbretërinë çelestiale.

Studio vargjet te Doktrina e Besëlidhje 76:50–70 si edhe më shumë nga mësimet e Palit te Romakëve 8:1, 5–9, 13–14 , duke përfshirë Përkthimin prej Joseph Smith-it për vargun te Romakëve 8:8 . Ndërsa studion, pasuroje grafikun tënd me premtimet rreth të cilave lexon, dhe atë që vargjet thonë se mund të bësh për t’u kualifikuar për ato premtime. Mbaje mend që edhe pse disa nga këto vargje përdorin fjalë si “bij” dhe “burra”, premtimet e Perëndisë zbatohen njësoj për të gjithë fëmijët e Atit Qiellor (shih Doktrina e Besëlidhje 25:1). Mund të jetë gjithashtu e dobishme të dish se fjala “e mishit”, që përmendet te Romakëve 8 , i drejtohet dikujt i cili përqendrohet në gjërat e botës ose ato materiale. Mund t’iu referohet gjithashtu orekseve të mishit (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Mishtor ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

Kur nxënësit ta kenë mbaruar studimin, merreni parasysh të ftoni vullnetarë t’i shtojnë disa nga idetë e tyre në grafikun në tabelë. Përdorni pyetje si ato në vijim për të bërë një diskutim kuptimplotë rreth asaj që nxënësit po mësojnë.

  • Cilat vargje nga studimi yt ishin më kuptimplota për ty? Përse?

  • Çfarë të ndihmuan të kuptosh më mirë këto vargje rreth trashëgimisë që Perëndia dëshiron të të japë? Çfarë mund të bësh për t’u kualifikuar për atë trashëgimi?

Në grafikun që bëre në ditarin tënd të studimit, përsërite atë që shkrove, duke përfshirë bekimet që Ati Qiellor dëshiron që ti t’i trashëgosh.

  • Çfarë të ndihmojnë këto bekime të premtuara që të kuptosh për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin?

  • Çfarë roli luan Shpëtimtari për të na ndihmuar ta marrim këtë trashëgimi? (Shih Doktrina e Besëlidhje 76:69 .)

Si mund të ndikojë ajo në jetën tënde?

Mendo për një çast rreth mënyrës se si të kuptuarit e trashëgimisë që Ati Qiellor dëshiron të të japë, mund të ndikojë në jetën tënde dhe në zgjedhjet që ti bën.

Paraqitni situatat dhe udhëzimet që ndjekin situatat. Në vend që t’i vini nxënësit t’i shkruajnë një shënim personit në një situatë që zgjedhin, klasa mund të ndahet në grupe të vogla dhe çdo grupi mund t’i jepet një nga situatat. Nxënësit mund të përdorin më pas pyetjet që i shoqërojnë situatat, për të diskutuar se si t’i ndihmojnë njerëzit në ato situata.

Tani mendo se si të vërtetat që ke studiuar sot, mund të ndikojnë tek adoleshentët në situatat vijuese:

  1. Stela ka përjetuar shumë vështirësi në jetën e saj dhe ndihet e shkurajuar. Ajo pyet veten nëse ia vlen që të vazhdojë ta frekuentojë kishën dhe t’i zbatojë urdhërimet.

  2. Beni e adhuron teknologjinë e mrekullueshme që bota ka për të ofruar. Ai e kalon pjesën më të madhe të kohës duke luajtur lojëra kompjuterike, duke përdorur mediat shoqërore ose duke parë materiale filmike.

  3. Liza lufton shpesh me ndjenjat e vetëvlerësimit të ulët dhe pyet veten nëse dikush është me të vërtetë i interesuar për të.

Zgjidh një nga situatat e mëparshme (ose mendo për një situatë tjetër). Shkruaji një shënim të shkurtër personit në situatën që zgjodhe, duke i treguar të vërtetat dhe shkrimet e shenjta që i ke studiuar në këtë mësim, të cilat do ta ndihmonin personin për situatën e tij. Pyetjet vijuese mund të jenë të dobishme që t’i marrësh parasysh ndërsa e shkruan shënimin tënd:

  • Çfarë kuptimi ka për ty që ne mund të marrim gjithçka që kanë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?

  • Si mund ta ndihmojë të kuptuarit e kësaj trashëgimie personin në situatën që zgjodhe?

  • Çfarë kanë bërë Ati Qiellor dhe Jezu Krishti për të na e bërë të mundur që t’i marrim këto bekime?

  • Cilat janë disa gjëra të thjeshta që personi në situatën tënde, mund të fillojë t’i bëjë që do ta ndihmonin në rrethanat e tij?

Ftojini nxënësit e gatshëm t’ia tregojnë klasës shpjegimet e tyre. Falënderojini nxënësit për përpjekjet e tyre dhe dëshmoni për dashurinë e Atit Qiellor për ta dhe dëshirën e Tij për t’ua dhënë atyre këto bekime. Nxitini ata ta ndjekin Shpirtin çdo ditë ndërsa përpiqen të kualifikohen për këto bekime.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si mund të na ndihmojë të kujtuarit e trashëgimisë sonë?

Presidentja Elen S. Dalton, ish‑Presidente e Përgjithshme e Të Rejave, tregoi një histori rreth një mbreti e cila e ilustron këtë mësim:

Final official portrait of Sister Elaine S. Dalton, Young Women general presidency, 2008. Released as second counselor and sustained as first counselor at the April 2007 general conference. Sustained as president at the April 2008 general conference. Released as president at the April 2013 general conference.

“[Mbreti] pati një dije të palëkundshme mbi identitetin e tij. Kur qe i ri, ai u rrëmbye nga njerëz të këqinj që kishin rrëzuar nga froni babanë e tij, mbretin. Këta njerëz e dinin se nëse do të mund ta shkatërronin moralisht, ai nuk do të ishte trashëgimtar i fronit. Për gjashtë muaj ata e detyruan atë të kalonte në çdo gjë të ulët që jeta do t’i ofronte dhe përsëri ai asnjëherë nuk iu dorëzua presionit. Kjo i hutoi rrëmbyesit e tij dhe pasi bënë çdo gjë që mund ta mendonin, ata e pyetën si e gjente një forcë të tillë të madhe morale. Përgjigjja e tij ishte e thjeshtë. Ai tha: ‘Unë nuk mund të bëj atë që kërkoni ju, sepse kam lindur që të jem mbret’ [shih Vaughn J. Featherstone, “The King’s Son”, New Era, nëntor 1975, f. 35].

Ashtu si djali i mbretit, secila nga ju ka një trashëgimi mbretërore. Secila nga ju ka një trashëgimi hyjnore.”

(Elen S. Dalton, “Kujtohuni Se Cilat Jeni!”, Ensign ose Liahona, maj 2010, f. 121.)

Çfarë lloj përpjekjeje duhet për ta ndjekur Shpirtin vazhdimisht dhe për të marrë gjithçka që ka Ati Qiellor?

Teksa shërbente si anëtar i Të Shtatëdhjetëve, Plaku Brus C. Heifën shpjegoi:

Final official portrait of Elder Bruce C. Hafen of the First Quorum of the Seventy, 2007. Called as president of the St. George Utah Temple beginning in November 2010. GIven emeritus status at the October 2010 general conference.

“Nëse dëshirojmë ‘gjithçka që Ati … ka’ [ Doktrina e Besëlidhje 84:38 ], Perëndia na kërkon gjithçka që kemi. Për t’u kualifikuar për një thesar kaq të mrekullueshëm, në çfarëdo mënyre që është e jona, ne duhet të japim në mënyrën që Krishti dha – çdo pikë që Ai pati: ‘Sa therëse ti s’e di, po, sa të vështira për t’u duruar ti s’e di’ [ Doktrina e Besëlidhje 19:15 ]. Pali tha: ‘Nëse vuajmë m[e] të’, ne jemi ‘bashkëtrashëgimtarë të Krishtit’ [ Romakëve 8:17 ; theksimi i shtuar]. Me gjithë zemrën e Tij, me gjithë zemrën tonë.”

(Bruce C. Hafen, “The Atonement: All for All”, Ensign ose Liahona, maj 2004, f. 98.)

Përse Pali dha mësim se ne duhet të bëhemi bij të Perëndisë kur ne të gjithë jemi fëmijët e Tij?

Ndonëse çdo person është me plot kuptimin e fjalës një fëmijë shpirtëror i prindërve qiellorë, mësimet e Palit rreth “frymë[s së] birësisë” dhe të bërit “bij [dhe bija] të Perëndisë” (shih Romakëve 8:14–15) na ndihmojnë të kuptojmë se ne mund të rilindim shpirtërisht, ose të birësohemi, si bij dhe bija të Krishtit në besëlidhjen e ungjillit (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Besëlidhje ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

Populli i mbretit Beniamin e përjetoi këtë lloj rilindjeje shpirtërore, duke e bërë Beniaminin të vërente: “Dhe tani, për shkak të besëlidhjes që keni bërë, ju do të quheni fëmijët e Krishtit, bijtë e tij dhe bijat e tij; pasi vini re, në këtë ditë ai ju ka lindur juve shpirtërisht” ( Mosia 5:7). Të bërit bij dhe bija të Jezu Krishtit nëpërmjet rilindjes shpirtërore është thelbësore për kualifikimin për gjithçka që ka Ati Qiellor (shih Mosia 27:25–26).

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Përdorimi i Temave të Kuorumit të Priftërisë Aarone dhe të Të Rejave

Ftojini nxënësit të kërkojnë tek Tema e Kuorumit të Priftërisë Aarone dhe Tema e Të Rejave (ChurchofJesusChrist.org) dhe të përcaktojnë të vërtetat që janë të ngjashme ose të lidhura me ato që jepen mësim te Romakëve 8:1–17 .

Disa të vërteta që nxënësit mund të gjejnë, përfshijnë: ne kemi një natyrë dhe fat hyjnor; si dishepuj të Jezu Krishtit, ne përpiqemi fort të bëhemi si Ai dhe dishepujt e Krishtit përpiqen fort të bëhen më shumë si Ai çdo ditë.

Ftojini nxënësit të tregojnë se çfarë theksojnë ngjashmëritë ndërmjet temave dhe vargjeve te Romakëve 8:1–17 rreth rëndësisë së këtyre të vërtetave në ungjillin e Jezu Krishtit. Ftojini nxënësit të japin dëshmitë e tyre për mënyrën se si këto të vërteta i frymëzojnë ata ta ndjekin Shpëtimtarin më nga afër.

Temat e Ungjillit, “Bërja si Perëndia”, ChurchofJesusChrist.org

Nëse nxënësit do të përfitonin nga të kuptuarit më mirë të mësimeve të Kishës rreth potencialit hyjnor të njerëzimit për t’u bërë si Perëndia, ftojini ata të bëjnë pyetje rreth doktrinës që ne mund të bëhemi si Ati Qiellor dhe të marrim gjithçka që Ai ka (shih Romakëve 8:16–17). Shkruajini pyetjet e tyre në tabelë dhe ftojini ata t’i kërkojnë përgjigjet duke studiuar esenë mbi Temat e Ungjillit “Bërja si Perëndia”, që mund të gjendet në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] ose në faqen ChurchofJesusChrist.org. Ftojini nxënësit të tregojnë atë që gjetën.