Seminari
Përsëritja 18 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 18 e Zotërimit Doktrinor

Vëri në Zbatim Fragmentet e Zotërimit Doktrinor

Siblings studying in Peru

Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë të mësosh se si ta vësh në zbatim, në situata nga jeta reale, doktrinën e dhënë mësim në fragmentet e zotërimit doktrinor. Ky mësim do të të japë mundësi që të vësh në zbatim në jetën tënde disa nga fragmentet e zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’u kërkojnë dy ose tre shokëve apo pjesëtarëve të familjes t’u tregojnë atyre një fragment të Dhiatës së Re që ata dëshirojnë që çdo i ri dhe e re në botë ta studionte dhe zbatonte në jetën e vet. Ftojini nxënësit t’i shkruajnë referencat që miqtë dhe familjarët e tyre u tregojnë dhe më pas të jenë të përgatitur t’i tregojnë ato referenca në klasë.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Fragmente të zotërimit doktrinor

Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi përsëritjeje. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor, të jepet gjatë zhvillimit të seminarit.

Një alternativë për analogjinë vijuese të futbollit është të vendosni 150 copa të vogla letre në një pjatë. Shkruani “zotërimi doktrinor” mbi një nga letrat. Ftoni disa nxënës që të tërheqin një letër nga pjata dhe shihni nëse është letra “zotërimi doktrinor”.

https://pixabay.com/photos/soccer-goalie-goal-tender-game-1501546/https://pixabay.com/photos/soccer-football-soccer-player-1477569/

Soccer player with ball ricocheting off his chest.

Përfytyro 150 nga sportistët më të mirë të botës që përpiqen të jenë portierë në një skuadër futbolli elitare. A mund ta përfytyrosh se sa e vështirë do të ishte për trajnerët të zgjidhnin vetëm një sportist?

  • Si mendon, çfarë kriteresh mund të përdorin trajnerët për të arritur tek ai që zgjidhet?

Dhiata e Re përmban rreth 8 000 vargje. Vetëm 53 nga këto vargje (rreth 1 për çdo 150 vargje) janë përfshirë brenda 24 fragmenteve të zotërimit doktrinor të Dhiatës së Re. Përfytyro sfidën e zgjedhjes se cilat fragmente nga e gjithë Dhiata e Re duhet të studiohen si fragmente të zotërimit doktrinor.

Ftojini nxënësit që e përfunduan veprimtarinë e përgatitjes së nxënësve, të shkruajnë në tabelë referencat që shokët ose pjesëtarët e familjes zgjodhën. Vini në dukje që ka shumë larmi në fragmentet e shkruara në tabelë dhe se shumë fragmente të ndryshme janë me vlerë për të rinjtë që t’i studiojnë dhe zbatojnë. Pastaj bëni pyetjen e mëposhtme.

  • Nëse do të të kërkonin të ndihmoje në zgjedhjen e fragmenteve të zotërimit doktrinor, cilat kritere do të përdorje për të përcaktuar se cilat fragmente të zgjedhësh?

Zgjidh dy nga fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor të cilat mund të mos jenë shumë të njohura për ty. Lexoje të gjithë fragmentin në shkrimet e tua të shenjta dhe përcakto arsyet që ti mendon pse ato fragmente mund të jenë zgjedhur si fragmente të zotërimit doktrinor ku mund të përqendrohen të rinjtë nga e gjithë bota.

Zotërimi Doktrinor i Dhiatës së Re: 1 Korintasve–Zbulesa

1 Korintasve 6:19–20

“Trupi juaj është tempulli i Frymës së Shenjtë.”

1 Korintasve 11:11

“Në Zotin as burri s’është pa gruan, as gruaja pa burrin.”

1 Korintasve 15:20–22

“Ashtu sikur të gjithë vdesin në Adamin, kështu të gjithë do të ngjallen në Krishtin.”

1 Korintasve 15:40–42

Në Ringjallje, ka tri shkallë lavdie.

Efesianëve 1:10

“Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.”

Efesianëve 2:19–20

Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qenë Jezu Krishti vetë guri i qoshes”.

2 Thesalonikasve 2:1–3

“Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.”

2 Timoteut 3:15–17

“Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.”

Hebrenjve 12:9

Ati Qiellor është “Ati [i] shpirtrave”.

Jakob 1:5–6

“Por në qoftë se ndonjërit nga ju i mungon urtia, le të kërkojë nga Perëndia.”

Jakob 2:17–18

“Besimi, në qoftë se s’ka vepra, është i vdekur.”

1 Pjetër 4:6

“Ungjilli [iu] predikua edhe të vdekurve.”

Zbulesa 20:12

“Dhe të vdekurit u gjykuan … sipas veprave të tyre.”

Doctrinal Mastery

Merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të lëvizin rreth klasës dhe t’ua tregojnë disa nxënësve të tjerë një nga fragmentet që zgjodhën. Ftojini ata të kërkojnë nxënës që zgjodhën fragmente të ndryshme nga ato të tyret.

Marrëdhënia jote me Perëndinë

Një arsye përse u zgjodhën fragmentet e zotërimit doktrinor është sepse ato përmbajnë të vërteta që mund ta forcojnë marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

  • Cili është një fragment i zotërimit doktrinor që të ka ndihmuar ta forcosh marrëdhënien tënde me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin? Si të ka ndihmuar ai?

  • Çfarë të vërtetash mëson rreth Tyre nga ky fragment?

Ndërsa nxënësit flasin, merreni parasysh gjithashtu të tregoni përgjigjet vetjake për pyetjet e mëparshme.

Zbatimi i fragmenteve

Një nga qëllimet e zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i zbatosh të vërtetat që gjete në fragmentet e zotërimit doktrinor, në situatat me të cilat ti përballesh në jetën tënde tani dhe në të ardhmen. Për shembull, doktrina e dhënë mësim te 1 Pjetër 4:6 që ungjilli u predikohet të vdekurve në botën e shpirtrave, mund të ndihmojë për të ngushëlluar një mik i cili ka humbur një njeri të dashur, ose mund të të nxitë të bësh punë në tempull dhe për historinë familjare për paraardhësit e tu.

Për veprimtarinë vijuese, merreni parasysh t’u kërkoni nxënësve të punojnë në dyshe. Një nxënës mund të krijojë një situatë të ditëve të sotme dhe një tjetër një situatë të ardhshme. Pasi t’u jepni nxënësve kohë të mjaftueshme, ftojini ata që t’ua tregojnë me radhë situatat e tyre partnerëve të tyre. Më pas ftojini nxënësit të tregojnë se cilat fragmente mendojnë se gjejnë zbatim më mirë në situatën e partnerit të tyre përpara se ta zbulojnë fragmentin që zgjodhën për zbatim në situatën e tyre dhe të shpjegojnë se përse ata zgjodhën pikërisht atë.

Përndryshe, disa nxënës mund t’ia tregojnë situatat e tyre të gjithë klasës. Më pas klasa mund të tregojë se cilat fragmente ndien se gjejnë më mirë zbatim për situatën përpara se nxënësi ta zbulojë fragmentin që zgjodhi dhe arsyen përse.

Zbatimi në ditët e sotme

  • Cila është një situatë reale me të cilën përballen të rinjtë sot, që mund të trajtohet me një prej fragmenteve të zotërimit doktrinor që renditet në tabelë? Ti mund të shkruash për rrethanat e tua, rrethanat e dikujt që ti njeh ose rrethanat e të rinjve në përgjithësi.

  • Cili nga këto fragmente të zotërimit doktrinor gjen më mirë zbatim në situatën për të cilën shkrove? Si zbatohen të vërtetat e atij fragmenti në atë situatë?

Zbatimi në të ardhmen

  • Cila është një situatë që ti mund ta përjetosh kur të jesh më i rritur, në të cilën fragmentet e zotërimit doktrinor mund të të ndihmojnë ose udhërrëfejnë?

  • Cili nga këto fragmente të zotërimit doktrinor zbatohet më mirë në atë situatë? Si zbatohen të vërtetat e atij fragmenti në atë situatë?

Ftojini nxënësit të përzgjedhin një fragment dhe të mbajnë shënim në ditarin e tyre të studimit se si do t’i zbatojnë në jetën e tyre të vërtetat që ai na mëson.