1 Korintasve 1–7
Vështrim i Përgjithshëm
Në këtë javë mësimesh diskutohet për shtatë kapitujt e parë të letrës së Palit drejtuar korintasve. Shenjtorët në Korint ishin të pështjelluar prej ideve të botës dhe Pali u përpoq t’i ndihmonte ata të kuptonin se si mund t’i mësonin të vërtetat shpirtërore afatgjata. Mësimet e tij të fuqishme i forcuan dhe korrigjuan shenjtorët në Korint, duke i drejtuar ata sërish në shtegun e besëlidhjeve. Kjo javë përfshin gjithashtu një mësim për të të ndihmuar të vlerësosh atë që po mëson.
Përgatituni të Jepni Mësim
Informacioni i mëposhtëm u ofron mësuesve ide mbi ato që mund të nevojitet të përgatitin paraprakisht për çdo mësim.
1 Korintasve 1–4
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit të kuptojnë se si ndërtimi i jetës sonë mbi themelin e Jezu Krishtit mund të na ndihmojë t’i mposhtim sfidat e botës.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i kërkojnë një pjesëtari të familjes apo miku që t’u shpjegojë mënyrën se si ndërtimi i jetës së tyre mbi themelin e Jezu Krishtit i ka ndihmuar ata t’i përballojnë sfidat e ndryshme në jetë.
-
Materialet për nxënësit: Një copë letër ose ditari i studimit
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Duke përdorur funksionin e tabelës së bardhë, ftojeni një nxënës të vizatojë figurën e një shtëpie me themel. Më pas ftojini anëtarët e klasës të shkruajnë rreth shtëpisë disa sfida ose ndikime negative me të cilat përballen. Gjithashtu, ftojini ata të shkruajnë te themeli ose rreth tij atë që mund të bëjnë për ta bazuar jetën e tyre te Shpëtimtari.
1 Korintasve 2
Qëllimi i mësimit: Ky mësim mund t’i ndihmojë nxënësit ta ftojnë Frymën e Shenjtë t’i ndihmojë ata të mësojnë gjëra shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatitin përgjigjet për pyetjet në vijim: Cilat janë disa të vërteta që keni arritur t’i mësoni nëpërmjet Frymës së Shenjtë? Si jua vërtetoi Fryma e Shenjtë këto të vërteta?
-
Materiali filmik: “How Does the Holy Spirit Guide?” [“Si të Udhërrëfen Shpirti i Shenjtë?”] (03:25)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Merreni parasysh të paraqitni tekstin me vargjet te 1 Korintasve 2:9–14 . Duke përdorur një mjet shënimesh, ftojini nxënësit t’i nënvizojnë ose qarkojnë fjalët apo frazat që përcjellin të vërteta shpirtërore. Ftojini ata të shpjegojnë arsyen përse i shenjuan pikërisht ato.
1 Korintasve 6
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë rëndësinë e trupave të tyre fizikë dhe rëndësinë e të qëndruarit të pastër nga ana seksuale.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për atë që dinë rreth standardit të Zotit për pastërtinë seksuale dhe të përgatiten të bëjnë çdo pyetje që kanë rreth pastërtisë seksuale.
-
Materialet për nxënësit: Një kopje e broshurës Për Forcën e Rinisë për çdo nxënës, nëse është e mundur
-
Materiali filmik: “I Choose to Be Pure” [“Zgjedh të Jem i/e Dëlirë”] (04:20) ose “Chastity: What Are the Limits?” [“Dëlirësia: Ku Janë Caqet?”] (03:59)
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Pasi nxënësit t’i kenë përcaktuar parimet nga vargjet te 1 Korintasve 6:18–20 , merreni parasysh të paraqitni fotograrinë e një të riu dhe një tempulli. Duke përdorur veçorinë e bashkëbisedimit, ftojini nxënësit të renditin ngjashmëritë ndërmjet një trupi fizik dhe një tempulli. Gjithashtu, ftojini ata të diskutojnë se si ky krahasim mund të ndikojë në mënyrën se si ne i shohim dhe i trajtojmë trupat tanë.
Zotërimi Doktrinor: 1 Korintasve 6:19–20
Qëllimi i mësimit: Ky mësim do t’u japë nxënësve mundësinë të mësojnë përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te 1 Korintasve 6:19–20 , të shpjegojnë doktrinën dhe t’i zbatojnë në një situatë nga jeta reale parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
-
Përgatitja e nxënësve: Merreni parasysh t’u tregoni nxënësve skenarin e vënies në zbatim në këtë mësim dhe t’i ftoni ata të fillojnë të mendojnë për mënyrën se si mund të përgjigjen.
-
Materialet për nxënësit: Mund të jetë e dobishme që të paraqitni skenarin në mënyrë që nxënësit të mund t’i referohen ndërsa i zbatojnë parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Ndajini nxënësit në dhoma virtuale të ndara për të interpretuar me role shpjegimin e ligjit të dëlirësisë dhe arsyen përse është e rëndësishme t’i përdorni mësimet nga 1 Korintasve 6:19–20 . Nëse është e mundur, dëgjoni në dhoma të ndryshme virtuale të ndara për të vlerësuar se sa mirë nxënësit e kuptojnë këtë të vërtetë. Gjithashtu, merreni parasysh ta përdorni veçorinë e bashkëbisedimit për t’i lejuar nxënësit të ngarkojnë një fotografi të figurës së tyre, meme apo kolazh që paraqet vargjet te 1 Korintasve 6:19–20 .
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 8
Qëllimi i mësimit: Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të vlerësojnë synimet që kanë vendosur dhe rritjen personale që kanë përjetuar gjatë studimit të Dhiatës së Re prej tyre.
-
Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për përparimin e synimeve shpirtërore të tyre. Veç kësaj, ftojini ata të mendojnë për atë që mund të kenë mësuar ose synimet që kanë vendosur ndërsa kanë studiuar te Romakëve dhe 1 Korintasve 1–7.
-
Sugjerim për mësimdhënien me videokonferencë: Për t’i ndihmuar nxënësit të përsiatin dhe ushtrojnë unitetin, ftojini ata të përzgjedhin pamjen e galerisë në mënyrë që të mund të shohin të gjithë personat e klasës së tyre. Anëtarët e klasës me gjasë do të paraqiten në një renditje të ndryshme për çdo nxënës. Në disa mjete kjo mund të ndryshohet duke tërhequr dhe lëshuar dritaret e pamjes sipas renditjes së dëshiruar. Nëse është e mundur, ftojeni çdo nxënës t’i vendosë shokët e klasës në të njëjtën radhë në ekranin e tij. Më pas përpiquni t’i ftoni nxënësit të thonë vargun te Romakëve 14:19 ose Romakëve 15:1 , ku çdo nxënës thotë nga një fjalë me radhë, duke ndjekur radhën e paraqitjes në ekran.