Seminari
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 8


Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 8

Romakëve 1–16; 1 Korintasve 1–7

Students talking in a seminary class.

Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë t’i vlerësosh synimet që ke vendosur, dhe rritjen vetjake që ke përjetuar gjatë studimit tënd të Dhiatës së Re. 

Vlerësimi i të mësuarit të nxënësve. Duke i lejuar nxënësit të vlerësojnë atë që po mësojnë, mund t’i ndihmoni të mendojnë se si Perëndia po i ndihmon ata të mësojnë dhe të rriten. Ndihmojini nxënësit t’i dallojnë sukseset e tyre si edhe mënyrat se si ata mund të përmirësohen gjithsesi. Ndërsa mendojnë për përparimin dhe sfidat e tyre, ata mund të marrin zbulesë për hapin e radhës që mund të ndërmarrin për t’u bërë më të ngjashëm me Jezu Krishtin.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përsiatin për përparimin e tyre në lidhje me synimet shpirtërore vetjake. Gjithashtu, ftojini ata të mendojnë për atë që kanë mësuar ose për synimet që kanë caktuar, ndërsa kanë studiuar kapitujt te Romakëve dhe 1 Korintasve 1–7.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Ky mësim ka për qëllim t’i ndihmojë nxënësit të vlerësojnë synimet që kanë vendosur, aftësinë e tyre për të shpjeguar mësimet në Dhiatën e Re ose mënyrën se si po ndryshojnë qëndrimet, dëshirat dhe aftësia e tyre për ta jetuar ungjillin. Studimi në klasë i kapitujve te Romakëve 1–16 ; 1 Korintasve 1–7 mund të ketë theksuar të vërteta të ndryshme nga ato në veprimtaritë vijuese. Nëse po, veprimtaritë mund të përshtaten për t’i përfshirë ato të vërteta.

Të bëhesh një dishepull i Jezu Krishtit

  • Nëse do të mund të udhëtoje drejt një vendi të ri, ku do të doje të shkoje?

  • Përse do të ishte e rëndësishme që gjatë udhëtimit të vlerësosh nëse je ende në drejtimin e duhur? Çfarë mund të ndodhë nëse nuk je në atë drejtim?

Është e rëndësishme ta vlerësojmë edhe udhëtimin tonë shpirtëror. Presidenti M. Rasëll Ballard, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim për rëndësinë e punës për të arritur synimet shpirtërore dhe më pas shtoi:

Official portrait of President M. Russell Ballard of the Quorum of the Twelve Apostles, 2004.

“Kam zbuluar se, që të qëndroj i përqendruar … , unë duhet të gjej kohë rregullisht që ta pyes veten time: ‘Si po ia kalon?’

Është si të kesh një intervistë personale, vetjake me veten tënde. …

Gjatë javëve të ardhshme, gjeni kohë t’i rishikoni synimet e jetës suaj e planet tuaja dhe sigurohuni që ato të përputhen me planin madhështor të Atit tonë Qiellor për lumturinë tonë. Nëse keni nevojë të pendoheni e të ndryshoni, atëherë merreni parasysh ta bëni këtë gjë tani. …

Dëshmoj se nuk ka synim më të madh në vdekshmëri sesa të jetojmë përjetësisht me Prindërit tanë Qiellorë dhe Shpëtimtarin tonë të dashur, Zotin Jezu Krisht. Por ky është më shumë sesa thjesht synimi ynë është synimi i Tyre gjithashtu. Ata kanë një dashuri të përsosur për ne, më të fuqishme madje sesa ne mund të fillojmë ta kuptojmë. Ata janë tërësisht, plotësisht, përjetësisht në përputhje me ne. Ne jemi vepra e Tyre. Lavdia jonë është lavdia e Tyre. Më shumë se çdo gjë tjetër, Ata duan që ne të shkojmë në shtëpi.”

(M. Rasëll Ballard, “Të Kthehemi dhe të Marrim”, Ensign ose Liahona, maj 2017, f. 64–65)

Gjej disa minuta për t’i bërë vetes pyetjet vijuese, sikur të kesh një intervistë personale, vetjake me veten. Merre parasysh t’i shkruash përgjigjet e tua në ditarin tënd të studimit.

  • Çfarë kam bërë kohët e fundit për të fituar një dëshmi për të vërteta të veçanta nëpërmjet Frymës së Shenjtë? Çfarë po mësoj rreth marrjes së zbulesës nëpërmjet Frymës së Shenjtë? (Ti mund të kesh gjetur pak kohë për ta marrë parasysh këtë gjatë studimit të kapitullit te 1 Korintasve 2 .)

  • Cilat synime kam caktuar për t’u afruar më pranë Shpëtimtarit dhe për t’u bërë dishepulli i Tij? Çfarë suksesesh po përjetoj? Me çfarë pengesash përballem? Çfarë duhet të bëj për të kërkuar ndihmën e Zotit dhe për të vazhduar të përparoj në udhëtimin tim shpirtëror?

Ftojini nxënësit të shprehin mendimet e tyre për këto pyetje. Kujtoni se disa synime dhe përvoja mund të jetë veçanërisht vetjake ose personale, prandaj mos u kërkoni nxënësve që t’i tregojnë. Përgëzojini nxënësit për sukseset e tyre. Nëse nxënësit po përballen me pengesa që e kanë të vështirë t’i kapërcejnë, merreni parasysh t’i bëni pjesës tjetër të klasës pyetje si ato në vijim: Çfarë kemi mësuar këtë vit nëpërmjet studimit tonë të Dhiatës së Re që mund të na ndihmojnë? Çfarë përvojash keni pasur që mund të ndihmojnë? Nxitini nxënësit të vazhdojnë të punojnë për synimet e tyre dhe shprehni mirëbesim se Ati Qiellor do t’i ndihmojë ata teksa përpiqen të bëhen si Ai.

Shpjegimi i hirit të Jezu Krishtit

Për të të ndihmuar ta vlerësosh kuptueshmërinë tënde për një të vërtetë të rëndësishme të ungjillit që ke studiuar kohët e fundit, bëj veprimtarinë në vijim:

Përfytyro sikur misionarët janë vënë në kontakt me ty. Ata po i japin mësim dikujt të moshës tënde që e ka të vështirë ta kuptojë hirin e Jezu Krishtit. Misionarët të kanë kërkuar që t’i shoqërosh në takimin e tyre mësimor të radhës që ti të mund të tregosh atë që di për hirin e Shpëtimtarit dhe mënyrën se si ndjekja e Jezu Krishtit e ka bekuar jetën tënde.

Gjej një çast për të kërkuar në shkrimet e shenjta për të gjetur vargje dhe të vërteta që mund të ndihmojnë. Leximi i disa prej vargjeve vijuese mund të jetë i dobishëm:

Romakëve 3:10–12, 20–28

Shih Romakëve 4:16

Romakëve 5:1–2, 21

  1. Shkruaj për mënyrën se si do ta shpjegoje hirin e Shpëtimtarit me fjalët e tua.

  2. Duke përdorur një shkrim të shenjtë nga libri Romakëve, trego një të vërtetë për hirin e Shpëtimtarit dhe mënyrën se si ne mund ta marrim atë në jetën tonë. Merre parasysh të përfshish mënyrën se si njohja e këtyre të vërtetave të ka sjellë më afër Shpëtimtarit.

Sigurohuni që t’u jepni nxënësve kohë të përshtatshme për t’u përgatitur. Pasi nxënësit të kenë mbaruar, ata mund të punojnë me një shok klase dhe me radhë t’i japin mësim njëri-tjetrit sikur të ishin duke ia treguar këto gjëra dikujt që po merrte mësim nga misionarët.

Rritja e dëshirës tënde për të qenë i bashkuar në Krishtin

Uniteti ishte një tjetër koncept i rëndësishëm në letrat e Palit drejtuar romakëve dhe korintasve.

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të zgjedhin një ose dy vargje në të cilat Pali dha mësim për unitetin (për shembull, Romakëve 14:19 ose Romakëve 15:1). Më pas bëni njërën nga veprimtaritë vijuese:

  1. Thuajeni vargun ose vargjet njëzëri si klasë.

  2. Ndajini nxënësit në grupe të vogla dhe ftojini ata të thonë vargun ose vargjet me zë të lartë duke i ndryshuar me radhë personat që thonë çdo rresht të shkrimit të shenjtë. Nëse nxënësit do të donin një sfidë tjetër, ata mund të thonë me radhë nga një fjalë.

  3. Thuajini njëra pas tjetrës fjalët e vargut apo vargjeve si klasë, ku një nxënës i ndryshëm thotë secilën fjalë.

Kërkojuni nxënësve të vlerësojnë se sa mirë ata punuan së bashku dhe të tregojnë ndonjë pikëpamje që mësuan rreth unitetit nëpërmjet kësaj veprimtarie. Ftojini nxënësit ta përmbledhin atë që Pali dha mësim në këtë varg apo vargje.

a. Gjej një varg që studiove te Romakëve ose 1 Korintasve, që të ka mësuar një të vërtetë kuptimplotë për të qenit i bashkuar me të tjerët në Krishtin. Disa shembuj mund të gjenden te Romakëve 12:10–21 ; 14:10–13, 19 ; 15:1–7 dhe te 1 Korintasve 1:10–13 ; 3:3–9 . Çfarë të vërtete të mëson vargu që përzgjodhe?

b. Mendo për një kohë kur përjetove atë që Pali jep mësim te vargu që përzgjodhe. Si mendon, çfarë kontribuoi më shumë në përpjekjet e tua për të qenë i bashkuar në Krishtin?

c. Përgjigju për dy prej pyetjeve vijuese:

  • Cili është ndryshimi ndërmjet thjesht të punuarit mirë së bashku dhe të qenit të bashkuar nëpërmjet Jezu Krishtit dhe ungjillit të Tij?

  • Përse e vërteta që përzgjodhe te pika a, është kuptimplotë për ty?

  • Si janë rritur kuptueshmëria jote për unitetin dhe dëshira jote për të qenë i bashkuar me të tjerët gjatë muajit të kaluar?

  • Çfarë ke bërë për t’u bërë më i bashkuar me të tjerët në Krishtin?

  • Me çfarë sfidash përballesh ndërsa punon për t’u bërë më i bashkuar me të tjerët?

Kërko udhërrëfimin e Frymës së Shenjtë që të të ndihmojë të dish mënyrat se si Zoti do të donte që të jesh më i bashkuar me të tjerët në Krishtin. Gjithashtu, kërko zbulesë për mënyrën se si të mposhtësh çdo sfidë me të cilën mund të përballesh.

Vazhdo të ecësh përpara në udhëtimin tënd shpirtëror për t’iu afruar më pranë Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit. Dije se Ata të duan dhe janë gati të të ndihmojnë në përpjekjet e tua.

Jepni dëshmi për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin dhe dëshirën e Tyre për të ndihmuar.