Seminari
1 Korintasve 2


1 Korintasve 2

Të Kuptuarit e Gjërave Shpirtërore

BYU Photo Walk. Two women talking.

Çfarë idesh të botës të rrethojnë që ndonjëherë e bëjnë të vështirë ta dallosh të vërtetën? Shenjtorët në Korint ishin të pështjelluar prej ideve të botës dhe Apostulli Pal u mundua t’i ndihmonte ata të kuptonin se si mund t’i mësonin të vërtetat e përhershme shpirtërore. Ky mësim mund të të ndihmojë ta ftosh Frymën e Shenjtë që të të ndihmojë për të mësuar gjëra shpirtërore. 

Shprehja e të vërtetave të ungjillit me fjalët tuaja. Nxitja e nxënësve për t’i shprehur të vërtetat e ungjillit me fjalët e tyre mund t’i ndihmojë ata t’i kuptojnë dhe të bëjnë lidhjen me parimet që gjenden në shkrimet e shenjta. Mund të jetë gjithashtu e dobishme t’u kërkoni atyre të përsiatin për të marrë pohimin nga Shpirti që thëniet e tyre janë të vërteta.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit të përgatitin përgjigje për pyetjet në vijim: Cilat janë disa të vërteta që keni arritur të dini nëpërmjet Frymës së Shenjtë? Si jua pohoi Fryma e Shenjtë këto të vërteta?

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

“Më thuaj se si e di”

Lexojeni ose ftojeni një nxënës të lexojë ndodhinë vijuese.

Përfundimi i ndodhisë do të tregohet më vonë në mësim.

Presidenti Bojd K. Paker (1924–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi ndodhinë vijuese:

Final official portrait of Elder Boyd K. Packer, President of the Quorum of the Twelve Apostles, 2000. Passed away 3 July 2015.

“Në aeroplan u ula pranë një ateisti të deklaruar, i cili këmbëngulte kaq fort për mosbesimin e tij në Perëndi, saqë unë i dëshmova atij. ‘E ke gabim’, – i thashë, ‘ka një Perëndi. E di se Ai jeton!’

Ai kundërshtoi: ‘Ti nuk e di. Askush nuk e di këtë! Ti nuk mund ta dish atë!’ Kur [e pa] që nuk po dorëzohesha, ateisti, i cili ishte avokat, bëri ndoshta pyetjen më elementare mbi çështjen e dëshmisë. ‘Shumë mirë’, – tha ai në një mënyrë thumbuese, mospërfillëse, ‘ti thua se e di. Më thuaj se si e di.’”

(Boyd K. Packer, “The Candle of the Lord”, Ensign, janar 1983, f. 51.)

  • Si e ke parë këtë lloj marrjeje në pyetje në botë sot?

  • Si mund t’i përgjigjeshe pyetjes së burrit?

Ndërsa studion, përsiat se sa mirë e kupton se si të mësosh të vërteta shpirtërore dhe kërko ide që mund të të ndihmojnë të mësosh më tepër.

Të mësuarit e të vërtetave shpirtërore

Shenjtorët në Korint i kishin ngatërruar idetë dhe praktikat e botës me të jetuarit e ungjillit. Si rrjedhojë, ata bënë shumë gabime. Pali u shkroi atyre për t’i ndihmuar të kuptonin se si t’i mësonin gjërat shpirtërore.

Lexo te 1 Korintasve 2:9–14 , duke kërkuar ide që mund të na ndihmojnë të mësojmë të vërteta shpirtërore.

Vër re që “njeriu natyror” te vargu 14 është “një person i cili zgjedh të ndikohet prej pasioneve, dëshirave, orekseve dhe ndjesive të mishit më shumë sesa prej pëshpëritjeve të Shpirtit të Shenjtë” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Njeri i Natyrshëm ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

  • Çfarë vargjesh ose frazash të bënë më shumë përshtypje? Çfarë të pëlqeu rreth tyre?

  • Çfarë mësove rreth Atit Qiellor dhe dashurisë së Tij për ty te vargu 9 ?

  • Çfarë të vërtetash gjete rreth mënyrës se si Ati Qiellor ua zbulon njohurinë fëmijëve të Tij?

Referojuni këshillave për mësimdhënien në fillim të këtij mësimi për t’i ndihmuar nxënësit teksa i identifikojnë të vërtetat.

Një e vërtetë që jepet mësim në këto vargje, është se ne mund t’i dimë dhe kuptojmë gjërat e Perëndisë vetëm nëpërmjet Shpirtit të Tij.

Si një shembull i mundshëm i të moskuptuarit të mënyrës se si ta mësojmë të vërtetën shpirtërore, lexo se çfarë ndodhi teksa Presidenti Paker u përpoq t’i shpjegonte ateistit në aeroplan se si ai e dinte se Perëndia ishte i vërtetë:

Final official portrait of Elder Boyd K. Packer, President of the Quorum of the Twelve Apostles, 2000. Passed away 3 July 2015.

“Kur përdora fjalët Shpirt dhe dëshmi, ateisti u përgjigj: ‘Nuk e di për çfarë e ke fjalën’. Fjalët lutje, aftësi dalluese dhe besim, ishin po ashtu të pakuptimta për të.”

(Boyd K. Packer, “The Candle of the Lord”, Ensign, janar 1983, f. 51.)

Të Mësuarit me anë të Shpirtit

Në ditarin tënd të studimit, rendit disa të vërteta shpirtërore që ke mësuar nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Rendit gjithashtu disa të vërteta për të cilat dëshiron të fitosh një dëshmi. Disa shembuj mund të përfshijnë sa vijon: Ati Qiellor është i vërtetë dhe më do, Jezu Krishti është Shpëtimtari im dhe Jozef Smithi ishte një profet i Perëndisë.

Zgjidh një nga të vërtetat që përcaktove dhe përgjigju për sa vijon:

  • Si do të të thoshte bota që ta zbulosh të vërtetën rreth kësaj teme?

  • Çfarë bëre, ose çfarë mund të bësh, që të arrish ta dish këtë të vërtetë nëpërmjet Frymës së Shenjtë?

Merreni parasysh të ftoni vullnetarë të japin përgjigjet e tyre nëse nuk janë shumë vetjake. Nëse një nxënës tregon për një të vërtetë që do të donte ta dinte, merreni parasysh të pyesni nëse ndonjë nxënës tjetër do të donte të tregonte përvojën e tij për njohjen e asaj të vërtete. Merreni parasysh të tregoni edhe përvoja vetjake.

Ndiqni nxitjet e Shpirtit për të ditur nëse nxënësit do të merrnin dobi nga studimi më i thellë mbi mënyrën se si të mësojnë me anë të Shpirtit. Përdorini disa ose të gjitha burimet vijuese.

Nëse dëshiron të mësosh më shumë rreth të mësuarit të së vërtetës nëpërmjet Frymës së Shenjtë, merre parasysh të studiosh disa nga burimet vijuese:

Ftojini nxënësit të tregojnë atë që gjetën.

Të ndihmuarit e të tjerëve që të mësojnë me anë të Shpirtit

Lexo sa vijon për të përfunduar historinë e Presidentit Paker. Kur burri në aeroplan i refuzoi shpjegimet e Presidentit Paker, ky i fundit u ndje i frymëzuar t’i kërkonte burrit t’i përshkruante shijen e kripës:

Final official portrait of Elder Boyd K. Packer, President of the Quorum of the Twelve Apostles, 2000. Passed away 3 July 2015.

“Natyrisht, pas disa orvatjesh, ai nuk mundi ta shpjegonte atë. Ai nuk mundi ta përçonte vetëm me fjalë, një përvojë kaq të zakonshme siç është shija e kripës. Unë i dëshmova atij sërish dhe i thashë: ‘E di se ka një Perëndi. Ju u tallët me atë dëshmi dhe thatë që nëse e dija, unë do të mund t’jua tregoja saktësisht se si e di. Miku im, duke folur në mënyrë shpirtërore, unë e kam shijuar kripën. Unë jam në gjendje t’jua përçoj me fjalë se si më ka ardhur kjo njohuri, po aq sa ju jeni në gjendje të më thoni se çfarë shije ka kripa. Por unë ju them sërish se ka një Perëndi! Ai jeton! Dhe vetëm se ju nuk e dini, mos u përpiqni të më tregoni se unë nuk e di, sepse unë e di!’ …

Që prej asaj përvoje e më tej, nuk kam qenë kurrë në siklet apo i turpëruar, që nuk mund ta shpjegoja vetëm me fjalë çdo gjë që unë e di në mënyrë shpirtërore.”

(Boyd K. Packer, “The Candle of the Lord”, Ensign, janar 1983, f. 52.)

  • Përse është Fryma e Shenjtë një burim më i mirë njohurie sesa dituria dhe arsyetimi i botës?

  • Çfarë mund të bësh për të kërkuar njohuri nga Ati Qiellor?

Merre parasysh të shkruash në ditarin tënd të studimit atë që dëshiron të bësh që të vazhdosh të mësosh të vërtetën me anë të fuqisë së Frymës së Shenjtë.

Jepni dëshmi vetjake për rëndësinë e të mësuarit të gjërave shpirtërore nëpërmjet Shpirtit. Shprehni siguri që ndërsa nxënësit përpiqen fort të mësojnë rreth Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit, Shpirti do t’i ndihmojë ata.

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Çfarë mund të bëj që të mësoj gjëra shpirtërore?

Plaku Pol V. Xhonson, i Të Shtatëdhjetëve, pohoi:

Elder Paul V. Johnson of the Quorum of the Seventy takes an official portrait, 2021.

“Përgjigjet për pyetjet shpirtërore u jepen atyre individëve që nuk e ngurtësojnë zemrën e tyre; që kërkojnë me besim, duke besuar se do të marrin dhe që i zbatojnë urdhërimet me zell”.

A mundet që të përdoren vetëm gjëra si metoda shkencore dhe logjika për të kuptuar të vërtetat e ungjillit?

Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, pohoi:

2:3
Elder Paul V. Johnson of the Quorum of the Seventy takes an official portrait, 2021.

“Kur kërkojmë të vërtetën rreth fesë, ne duhet të përdorim metoda shpirtërore të përshtatshme për atë kërkim: lutjen, dëshminë e Frymës së Shenjtë dhe studimin e shkrimeve të shenjta dhe të fjalëve të profetëve modernë. Jam gjithmonë i trishtuar kur dëgjoj për dikë që raporton humbje të besimit fetar për shkak të mësimeve laike. Ata që dikur patën largpamësi shpirtërore, mund të vuajnë nga verbëria shpirtërore e vetëshkaktuar. Siç tha Presidenti Henri B. Ajring: ‘Problemi i tyre nuk qëndron tek ajo që mendojnë se e shohin; ai qëndron tek ajo që ende nuk mund ta shohin’ [Henry B. Eyring, To Draw Closer to God: A Collection of Discourses (1997), f. 143].

Metodat e shkencës na çojnë drejt asaj që ne e quajmë e vërtetë shkencore. Por ‘e vërteta shkencore’ nuk është tërësia e jetës. Ata që nuk mësojnë ‘me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit’ ( Doktrina e Besëlidhje 88:118), e kufizojnë kuptueshmërinë e tyre për të vërtetën në atë që mund ta vërtetojnë nëpërmjet mjeteve shkencore. Kjo vendos kufizime artificiale në kërkimin e tyre për të vërtetën.”

(Dallin H. Ouks, “E Vërteta dhe Plani”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 25.)

Official Portrait of President Dallin H. Oaks taken March 2018.

“Kur kërkojmë të vërtetën rreth fesë, ne duhet të përdorim metoda shpirtërore të përshtatshme për atë kërkim: lutjen, dëshminë e Frymës së Shenjtë dhe studimin e shkrimeve të shenjta dhe të fjalëve të profetëve modernë. Jam gjithmonë i trishtuar kur dëgjoj për dikë që raporton humbje të besimit fetar për shkak të mësimeve laike. Ata që dikur patën largpamësi shpirtërore, mund të vuajnë nga verbëria shpirtërore e vetëshkaktuar. Siç tha Presidenti Henri B. Ajring: ‘Problemi i tyre nuk qëndron tek ajo që mendojnë se e shohin; ai qëndron tek ajo që ende nuk mund ta shohin’ [Henry B. Eyring, To Draw Closer to God: A Collection of Discourses (1997), f. 143].

Metodat e shkencës na çojnë drejt asaj që ne e quajmë e vërtetë shkencore. Por ‘e vërteta shkencore’ nuk është tërësia e jetës. Ata që nuk mësojnë ‘me anë të studimit dhe gjithashtu me anë të besimit’ (Doktrina e Besëlidhje 88:118), e kufizojnë kuptueshmërinë e tyre për të vërtetën në atë që mund ta vërtetojnë nëpërmjet mjeteve shkencore. Kjo vendos kufizime artificiale në kërkimin e tyre për të vërtetën.”

(Dallin H. Ouks, “E Vërteta dhe Plani”, Ensign ose Liahona, nëntor 2018, f. 25.)

Si mund të ma komunikojë Fryma e Shenjtë të vërtetën?

Plaku Riçard G. Skot (1928–2015), i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, pohoi:

Elder Paul V. Johnson of the Quorum of the Seventy takes an official portrait, 2021.

“Ju mund të mësoni gjëra të rëndësishme jetike nga ajo që dëgjoni dhe shikoni dhe, edhe më tepër, nga ajo që ndieni, siç nxiteni nga Fryma e Shenjtë. Shumë individë e kufizojnë të mësuarit e tyre kryesisht tek ajo që dëgjojnë ose lexojnë. Jini të zgjuar! Zhvillojeni gjithashtu aftësinë për të mësuar nga ajo që shihni dhe veçanërisht nga ajo që Fryma e Shenjtë ju nxit të ndieni. Kërkoni në mënyrë të ndërgjegjshme dhe të vazhdueshme të mësoni nga ajo që ndieni. Kapaciteti juaj për ta bërë këtë gjë do të zgjerohet nëpërmjet ushtrimit të përsëritur. Kërkohet besim dhe përpjekje e konsiderueshme për të mësuar nga ajo që ndieni nga Shpirti. Kërkojeni me besim këtë lloj ndihme. Jetoni në atë mënyrë që të jeni të denjë për udhërrëfim të tillë.”

(Richard G. Scott, “How to Learn by the Spirit”, New Era, shtator 2014, f. 48.)

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

Të treguarit e dashurisë për Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit të lexojnë te 1 Korintasve 2:9 , duke kërkuar atë që Ati Qiellor planifikon për ata që e duan Atë. Ata mund të mendojnë për bekimet që kanë marrë, dhe të kërkojnë shkrime të shenjta që i përcaktojnë bekimet që vijnë nga ndjekja e Atit Qiellor dhe Jezu Krishtit (shih Doktrina e Besëlidhje 76:50, 58–70 dhe Mosia 2:41). Më pas nxënësit mund t’i ftoni të lexojnë vargjet te Gjoni 14:15 dhe të mendojnë për urdhërimet që mund t’i zbatojnë më plotësisht si mënyrë për të treguar dashurinë e tyre për Ta.

Kualifikimi për Shpirtin

Nxënësit mund t’i ftoni të studiojnë atë që mund të bëjnë për t’u kualifikuar, për të marrë mësime nga Fryma e Shenjtë. Ata mund të lexojnë tek Alma 32:27–28 ; Doktrina e Besëlidhje 42:14 dhe Gjoni 7:17 dhe të tregojnë atë që gjetën. Merreni parasysh t’i ftoni të reflektojnë për atë që po bëjnë tani dhe atë që mund të bëjnë në të ardhmen për t’u kualifikuar për shoqërimin e Frymës së Shenjtë.