Seminari
Përsëritja 17 e Zotërimit Doktrinor


Përsëritja 17 e Zotërimit Doktrinor

Kupto dhe Shpjego

Young Men reading scriptures

Një qëllim i zotërimit doktrinor është të të ndihmojë t’i kuptosh mësimet e Shpëtimtarit që përmbahen në fragmentet e zotërimit doktrinor dhe të jesh në gjendje t’i shpjegosh ato me vetë fjalët e tua. Ky mësim do të të japë mundësinë për ta thelluar kuptueshmërinë tënde mbi të vërtetat për një ose më shumë fragmente të zotërimit doktrinor nga Dhiata e Re dhe për t’i shpjeguar ato.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i kushtojnë vëmendje çdo vargu, fraze ose fjale pështjelluese gjatë studimit të tyre vetjak ose familjar të radhës të shkrimeve të shenjta dhe të vijnë të përgatitur në klasë për t’i treguar ato.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Mund të jetë e nevojshme të jepet një mësim për fragmentet e zotërimit doktrinor në vend të këtij mësimi përsëritjeje. Referojuni udhëzuesit të ritmit mësimor të ofruar nga drejtori apo bashkërenduesi zonal ose rajonal për t’u siguruar që çdo mësim për fragmentin e zotërimit doktrinor, të jepet gjatë zhvillimit të seminarit.

Të kuptuarit e shkrimeve të shenjta

  • A ke lexuar ndonjëherë një varg të shkrimit të shenjtë – mbase edhe më shumë se një herë – dhe e ke gjetur veten të pështjelluar për sa i përket kuptimit të tij?

  • Sa shpesh e ndien këtë gjë të ndodhë kur i studion shkrimet e shenjta?

  • Si reagon ti kur kjo të ndodh?

Ndihmojini nxënësit të kuptojnë që është normale të mos e kuptosh gjithçka në shkrimet e shenjta. Ndiqeni ecurinë e përgatitjes së nxënësve duke i ftuar të tregojnë vargje, fraza ose fjalë nga shkrimet e shenjta që nuk i kuptuan nga studimi i mëparshëm i shkrimeve të shenjta. Mund të jetë e dobishme t’i renditni ato në tabelë.

Nëse ka kohë në fund të mësimit, nxënësit mund të përfitojnë nga përfshirja e aftësive nga shkrimi i shenjtë që mësuan në këtë mësim me vargjet e renditura në tabelë.

Shpëtimtari do që ne t’i kuptojmë fjalët e Tij dhe do të na ndihmojë që ta bëjmë këtë gjë nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Kjo kërkon përpjekje nga ana jonë. Në këtë mësim ti do të kesh mundësinë të mësosh aftësitë e studimit të shkrimeve të shenjta që mund të të ndihmojnë t’i kuptosh fragmentet e ndryshme të zotërimit doktrinor.

Aftësitë e studimit të shkrimeve të shenjta

Shqyrto shkurtimisht secilin nga fragmentet vijuese të zotërimit doktrinor dhe frazat kyç të shkrimeve të shenjta.

Merreni parasysh ta zëvendësoni secilin nga fragmentet që do të shqyrtohet ose të shtoni fragmente të tjera të zotërimit doktrinor ku përqendrimi tek to mund të jetë i dobishëm për nxënësit.

Nxënësit mund t’i shqyrtojnë këto fragmente individualisht, në dyshe ose si klasë.

Fragmenti i Zotërimit Doktrinor

Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë

Efesianëve 1:10

“Kur të plotësoheshin kohërat, t’i sillte në një krye të vetëm, në Krishtin, të gjitha gjërat.”

Efesianëve 2:19–20

Kisha është “ndërtuar mbi themelin e apostujve dhe të profetëve, duke qenë Jezu Krishti vetë guri i qoshes”.

2 Thesalonikasve 2:1–3

“Dita e Krishtit … nuk do të vijë, pa ardhur më parë rënia.”

2 Timoteut 3:15–17

“Shkrimet e shenjta … mund të të bëjnë të ditur për shpëtimin.”

Merreni parasysh ta ndani klasën në grupe me nga katër nxënës dhe ta ftoni çdo nxënës të zgjedhë një fragment që ai ose ajo do të donte ta kuptonte më mirë. Sigurohuni që të katër fragmentet të përdoren në secilin grup. Kjo mund të kërkojë t’u caktoni disa nxënësve të shqyrtojnë më shumë se një fragment.

Nëse nxënësit do të përfitonin nga një shembull, merreni parasysh të përdorni 2 Timoteut 3:15–17 për t’u mësuar nxënësve aftësinë e bërjes së listave.

Zgjidh një nga fragmentet e shkrimit të shenjtë që dëshiron ta kuptosh më mirë. Më pas zgjidh një ose disa nga aftësitë vijuese të studimit të shkrimit të shenjtë për të të ndihmuar ta kuptosh më mirë atë fragment. Ji i përgatitur t’ua shpjegosh shkrimin e shenjtë të tjerëve.

Nëse koha e lejon, përpiqu të përdorësh një aftësi të ndryshme në një nga fragmentet e tjera.

Veprimtaria A: Referencat-kryq

Përdori burimet në dispozicion për të gjetur fragmente të tjera nga shkrimi i shenjtë që mund të ndihmojnë për ta rritur kuptueshmërinë tënde për fragmentin e zotërimit doktrinor. Burime të tilla mund të përfshijnë poshtëshënimet e shkrimit të shenjtë, Udhëzuesin për Shkrimet e Shenjta ose Topical Guide [Udhëzuesin Tematik]. Shenjo fragmente nga këto burime dhe mbaj shënime në ditarin e studimit ose në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] se si ato ndihmojnë për ta rritur kuptueshmërinë tënde për fragmentin e zgjedhur të zotërimit doktrinor.

Veprimtaria B: Përkufizoji fjalët dhe frazat

Gjej fjalë në fragmentin e zotërimit doktrinor të cilat nuk i kupton. Kërko përkufizime të atyre fjalëve ose frazave te burimet në dispozicion, siç janë Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, Fjalori Biblik ose një fjalor i përgjithshëm. Mbaji shënim në ditarin e studimit, në anë të shkrimeve të shenjta ose në programin kompjuterik Gospel Library [Biblioteka e Ungjillit] përkufizimet që zbulove, së bashku me çdo ide të re.

Veprimtaria C: Të kuptuarit e kontekstit dhe përmbajtjes

Kryej një ose disa nga pikat vijuese që do të ndihmonin me fragmentin tënd të zotërimit doktrinor:

  • Lexo rreth letrës nga e cila është marrë ky fragment në shënimin “ Letra të Palit ” tek Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta ose Fjalori Biblik.

  • Si e rritin titulli i kapitullit ose vargjet pasuese kuptueshmërinë tënde për fragmentin e zotërimit doktrinor?

  • Kujt po i drejtohet autori i frymëzuar dhe përse?

  • Cili është mesazhi kryesor i këtij fragmenti të shkrimit të shenjtë?

Mbaje shënim atë që kupton rreth fragmentit për shkak të asaj që përsiate.

Pas një kohe të mjaftueshme, ftojini nxënësit t’ia shpjegojnë grupit të tyre aftësinë e tyre të studimit të shkrimit të shenjtë dhe atë që kuptojnë tani rreth fragmentit të zotërimit doktrinor për shkak të saj. Merreni parasysh t’i ftoni disa nxënës t’ia shpjegojnë fragmentin e tyre të gjithë klasës.

Kujtojuni nxënësve se Ati i tyre Qiellor dhe Shpëtimtari do t’i ndihmojnë ata t’i kuptojnë shkrimet e shenjta nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Mund të jetë e dobishme të jepni dëshmi për rëndësinë e të kërkuarit të ndihmës së Perëndisë ndërsa studiojnë.