Seminari
Romakëve 2–3


Romakëve 2–3

Shfajësimi nëpërmjet Besimit te Jezu Krishti

Screenshot from the 2019 ComeUntoChrist.org Video.

Pali i deshi shenjtorët romakë dhe dëshironte t’i ndihmonte ata të ishin të bashkuar nëpërmjet besimit të tyre te Jezu Krishti. Si të kthyerit në besim judeas, ashtu edhe ata johebrenj kishin nevojë për ndihmë për ta kuptuar mbështetjen e tyre te Jezu Krishti dhe mënyrën se si t’i merrnin bekimet e Shlyerjes së Tij. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh më mirë nevojën që ne të gjithë kemi për të marrë falje për mëkatet tona, ose shfajësim, nëpërmjet Jezu Krishtit.

Përqendrimi tek individët. Një nga sfidat e mësimdhënies është plotësimi i nevojave të nxënësve me rrethana, interesa, shpresa dhe vështirësi të ndryshme. Fryma e Shenjtë mund t’ju ndihmojë t’i përshtatni mësimet sipas nevojave të të gjithë nxënësve tuaj. Kërkoni mënyra për t’i drejtuar nxënësit te Shpëtimtari, i Cili është në gjendje ta ndihmojë çdo nxënës në rrethanat e tij unike.

Përgatitja e nxënësve: Ftojini nxënësit t’i lexojnë përkufizimet që gjenden te mësimi Romakëve 1–6 te materiali Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023. Kërkojuni atyre të jenë të përgatitur të thonë me fjalët e tyre përkufizimet për fjalët si shfajësim dhe hir.

Veprimtari të Mundshme të të Mësuarit

Të gjithë kanë nevojë për Jezu Krishtin

Merreni parasysh t’i ftoni nxënësit ta vizatojnë skenën vijuese në ditarin e tyre të studimit (ose në tabelë) ndërsa ajo lexohet me zë të lartë.

Përfytyro sikur je në një shteg drejt një vendmbërritjeje tepër të dëshirueshme. Megjithatë, ndërsa lëviz përgjatë shtegut, gjen një pengesë ose mur që e bllokon rrugën. Pengesa e bllokon çdo përparim të mëtejshëm dhe është e pamundur që ta kapërcesh vetë.

Etiketoje vendmbërritjen Prania e Perëndisë.

  • Përse është kthimi te prania e Perëndisë diçka që ti e dëshiron?

Anëtarët e Kishës në kohën e Palit vinin nga kultura dhe rrethana të ndryshme. Megjithatë, një gjë që të gjithë e kishin të përbashkët ishte që ata kishin mëkatuar dhe, si rrjedhim, nuk ishin të denjë të hynin në praninë e Perëndisë. Ndërsa ti studion kapitujt te Romakëve 2–3, kërko të kuptosh atë që Ati Qiellor dhe Biri i Tij i Dashur kanë bërë në mënyrë që të gjithë njerëzit të mund ta kapërcejnë pengesën që i pengon ata të kthehen në praninë e Perëndisë.

Përkufizimi i fjalëve mund t’i ndihmojë nxënësit ta kuptojnë më mirë kontekstin dhe përmbajtjen e vargjeve të shkrimit të shenjtë. Merreni parasysh t’i paraqitni këto përkufizime diku ku nxënësit të mund t’u referohen ndërsa lexojnë vargje te Romakëve. Mund të jetë e dobishme ta lexoni një varg së bashku dhe ta zëvendësoni një përkufizim me fjalën në varg. Nxënësit mund të tregojnë gjithashtu atë që mësuan gjatë përgatitjes së nxënësve të tyre.

Për t’i kuptuar më mirë mësimet e Palit për romakët, përkufizimet vijuese mund të jenë të dobishme:

Shfajësim, shfajësoj, i shfajësuar: “Të falesh nga ndëshkimi për mëkatin dhe të shpallesh i pafajshëm. Një njeri shfajësohet me anë të hirit të Shpëtimtarit nëpërmjet besimit në [Të]. Ky besim tregohet me anë të pendimit dhe bindjes ndaj ligjeve dhe ordinancave të ungjillit. Shlyerja e Jezu Krishtit i jep mundësi njerëzimit të pendohet dhe të shfajësohet ose falet nga ndëshkimi që përndryshe ata do të merrnin” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Shfajësim, Shfajësoj ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

Besim: “[Siguri dhe] mirëbesim në Jezu Krishtin, që e bën dikë t’i bindet [Atij]” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Besim ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

Ligj: Ky term i referohet ligjit të Moisiut dhe veprimeve të jashtme përkatëse ose “veprave” (shih “7–13 Gusht. Romakëve 1–6: ‘Fuqia e Perëndisë për Shpëtimin’”, tek Eja, Më Ndiq – Për Individët dhe Familjet: Dhiata e Re 2023; shih edhe Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Ligj i Moisiut ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

Hir: Bekimet, mëshira, ndihma dhe forca në dispozicionin tonë për shkak të Shlyerjes së Jezu Krishtit (shih Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Hir ”).

Lexo te Romakëve 3:10–12, 20–23 dhe kërko mënyrën se si Pali e përshkruan pengesën ndërmjet nesh dhe Perëndisë.

  • Çfarë frazash nga mësimet e Palit na ndihmojnë ta kuptojmë se çfarë është pengesa?

Shkruaji këto fraza mbi pengesën në vizatimin tënd.Lexoje thënien vijuese nga Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, dhe kërko kuptueshmëri shtesë lidhur me atë se çfarë përfaqëson pengesa:

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Ngaqë ne të gjithë ‘mëkatua[m] dhe u privua[m] nga lavdia e Perëndisë’ [Romakëve 3:23] dhe ngaqë ‘asgjë e papastër nuk mund të hyjë në mbretërinë e Perëndisë’ [1 Nefi 15:34], çdonjëri prej nesh është i padenjë të kthehet në praninë e Perëndisë.

Edhe sikur t’i shërbenim Perëndisë me gjithë qenien tonë, kjo nuk mjafton, sepse akoma do të ishim ‘shërbëtorë të padobishëm’ [Mosia 2:21]. Ne nuk mund ta fitojmë udhën tonë drejt qiellit; kërkesat e drejtësisë qëndrojnë si pengesë, të cilën ne jemi të pafuqishëm ta kapërcejmë vetë.”

(Diter F. Uhtdorf, “Dhurata e Hirit”, Ensign ose Liahona, maj 2015, f. 108.)

Nxënësit mund të shtojnë gjithashtu Kërkesat e drejtësisë te pengesa në vizatimin e tyre.

Mendo për fushat në të cilat ti gabon ose për mëkatet që po përpiqesh t’i kapërcesh.

Mund të jetë e dobishme ta lexoni këtu thënien nga Plaku Uhtdorf në pjesën “Komente dhe Informacion për Rrethanat”.

Lexo te Romakëve 3:24–28 dhe kërko atë që Pali dha mësim rreth mënyrës së vetme se si ne mund të shfajësohemi ose të marrim falje për mëkatet tona.

Ftojini nxënësit t’i tregojnë idetë ose pyetjet që mund të kenë rreth kësaj teme ose këtyre vargjeve. Ndihmojini nxënësit ta kuptojnë të vërtetën vijuese me shkronja të zeza të theksuara që del nga këto vargje.

Një e vërtetë që mund të mësoni nga këto vargje është që nëpërmjet pranimit me besnikëri të Jezu Krishtit, i gjithë njerëzimi mund të shfajësohet nëpërmjet hirit të Tij.

  • Çfarë mendimesh ose ndjenjash ke kur mendon për këtë të vërtetë?

Plaku Diter F. Uhtdorf, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se si Shlyerja e Jezu Krishtit mund të ndryshojë mënyrën se si ne i shohim mëkatet dhe papërsosurinë tonë:

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Shlyerja e pafundme e Shpëtimtarit e ndryshon plotësisht mënyrën se si mund t’i shohim shkeljet dhe papërsosurinë tonë. Në vend që të jetojmë me to dhe të ndihemi si pa shëlbim ose pa shpresë, ne mund të mësojmë prej tyre dhe të ndihemi plot shpresë. Dhurata pastruese e pendimit na lejon t’i lëmë pas mëkatet tona dhe të bëhemi një krijesë e re.

Për shkak të Jezu Krishtit, dështimet tona nuk kanë pse të na përkufizojnë. Ato mund të na përmirësojnë.”

(Diter F. Uhtdorf, “Perëndia mes Nesh”, Liahona, maj 2021, f. 8–9.)

Pyetjet vijuese mund të marrin përgjigje më mirë privatisht nga nxënësit në ditarin e tyre të studimit.

  • Si krahasohet pikëpamja jote për mëkatet dhe papërsosuritë e tua me atë që përshkroi Plaku Uhtdorf?

Shtoje ne vizatimin tënd duke ilustruar mënyrën se si Jezu Krishti na ndihmon ta kapërcejmë pengesën.

  • Si mund ta ndryshojë mënyrën se si e shohim Jezu Krishtin të kuptuarit që ne të gjithë mëkatojmë dhe nuk e arrijmë shpëtimin?

  • Çfarë idesh, ndjenjash ose përshtypjesh ke për shkak të asaj që ke mësuar në këtë mësim?

Komente dhe Informacion për Rrethanat

Si mund ta kuptoj më mirë shfajësimin?

Plaku D. Tod Kristoferson, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim sa vijon rreth kuptimit të fjalës shfajësim:

Portrait of Elder D. Todd Christofferson. Photographed in March 2020.

“Për shkak të ‘virtytit të pafund të flijimit të Tij të madh shlyes’, Jezu Krishti mund t’i kënaqë ose t’iu ‘përgjigj[et] kërkesave të ligjit’ në emrin tonë. Falja vjen nga hiri i Atij që i ka kënaqur kërkesat e drejtësisë me anë të vetë vuajtjes së Tij. … Ai e heq ndëshkimin tonë pa hequr ligjin. Ne falemi dhe vendosemi në një gjendje drejtësie me Të. Ne bëhemi si Ai, pa mëkat. Ne mbështetemi dhe mbrohemi nga ligji, nga drejtësia. Ne jemi, me një fjalë, të shfajësuar.

Pra, ne mund të flasim në mënyrë të përshtatshme për dikë që është i shfajësuar si njeri i falur, pa mëkat ose i pafajshëm.”

(D. Todd Christofferson, “Justification and Sanctification”, Ensign, qershor 2001, f. 20.)

Përse bota ka nevojë për Jezu Krishtin?

A ndërhyri mëkati në planin e Atit Qiellor?

Presidenti Diter F. Uhtdorf, asokohe i Presidencës së Parë, dha mësim:

Official portrait of Elder Dieter F. Uchtdorf of the Quorum of the Twelve Apostles, 2006. Called as Second Counselor in the First Presidency, 3 February 2008. Made official portrait in 2008 replacing portrait taken in 2004.

“Ati ynë Qiellor e dinte përpara se ne të vinim në këtë ekzistencë të vdekshme se forca negative do të na tundonin të dalim nga kursi ynë, ‘sepse të gjithë mëkatuan dhe u privuan nga lavdia e Perëndisë’ [ Romakëve 3:23 ]. Prandaj Ai përgatiti një rrugë që ne të bëjmë korrigjime. Nëpërmjet procesit zemërgjerë të pendimit të vërtetë dhe Shlyerjes së Jezu Krishtit, mëkatet tona mund të falen dhe ne ‘të mos [humbasim], por të [kemi] jetë të përjetshme’ [ Gjoni 3:16 ].”

(Diter F. Uhtdorf, “Një Çështje Pak Gradësh”, Ensign ose Liahona, maj 2008, f. 60.)

Çfarë donte të thoshte Pali kur tha se “johebrenjtë … nga natyra bëjnë punët e ligjit”? (Romakëve 2:14)

“Pali e pranoi se disa johebrenj jetonin në mënyrë intuitive jetë të moralshme. … Këta johebrenj po e ndiqnin Dritën e Krishtit që është ‘një ndikim për mirë në jetën e të gjithë njerëzve (Gjoni 1:9; Doktrina e Besëlidhje 84:46–47)’ [Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “ Dritë, Dritë e Krishtit ”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org]. Megjithëse nuk e kishin ligjin e Moisiut, Pali tha se ata kishin ‘veprën e ligjit të shkruar në zemrat e tyre’ (Romakëve 2:15)” (“Romans 1–3”, te New Testament Student Manual [2018], f. 337).

Veprimtari Plotësuese të të Mësuarit

I bindur nga zemra

Merreni parasysh ta ftoni një nxënës të lexojë te Romakëve 2:28–29, duke zëvendësuar fjalën Jude me shenjtor i ditëve të mëvonshme dhe fjalën rrethprerja me besëlidhja. Çfarë i shton ky ndryshim kuptueshmërisë sonë për mësimet e Palit? Cilët janë shembuj të gjërave që bëjmë si anëtarë të Kishës që janë më kuptimplota dhe të fuqishme kur bëhen prej “zemrës, në frymë”? (Romakëve 2:29.) (Përshtatur nga “7–13 Gusht. Romakëve 1–6: ‘Fuqia e Perëndisë për Shpëtimin’”, Eja, Më Ndiq – Për Shkollën e së Dielës: Dhiata e Re 2023.)

Doktrina e shfajësimit në shkrimet e shenjta të Rivendosjes

Doktrina e shfajësimit jepet mësim gjithashtu në Librin e Mormonit dhe te Doktrina e Besëlidhje. Nxënësit mund të krijojnë dyshe dhe të lexojnë ose te 2 Nefi 2:5–8 ose te Doktrina e Besëlidhje 20:29–31 për të gjetur ide rreth shfajësimit.

Bindjet e shenjtorëve judeas rreth ligjit të Moisiut

Situata vijuese mund të përfaqësojë bindjet e disa prej shenjtorëve romakë të cilëve Pali u shkroi. Merreni parasysh ta përdorni atë për t’i ndihmuar nxënësit të kuptojnë disa nga idetë e pasakta që Pali po trajtonte.

Asheri vjen nga një familje judease besnike që ka jetuar në Romë për dy breza. Ndërsa rritej, atij iu mësua që ta jetonte ligjin e Moisiut me zell. Familja e tij besonte gjithmonë se ata do të shpëtoheshin duke jetuar sipas ritualeve, rregullave të jashtme dhe ordinancave të ligjit të Moisiut. Kur familja e Asherit mësoi rreth Jezu Krishtit, ata besuan se Ai ishte Mesia që ata kishin pritur. Ata u pagëzuan por vazhduan ta jetonin ligjin e Moisiut, duke besuar se bindja e rreptë do t’u sillte shpëtim.

  • Çfarë të vërtetash duhet të mësojnë ende Asheri dhe familja e tij?