Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
Si mund t’i ndihmoj anëtarët/et që identifikohen si gej ose përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini, që ta ndiejnë se i duan, janë të mirëpritur/a dhe të frymëzohen në Kishë?


“Si mund t’i ndihmoj anëtarët/et që identifikohen si gej ose përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini, që ta ndiejnë se i duan, janë të mirëpritur/a dhe të frymëzohen në Kishë?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës (2020)

“Si mund t’i ndihmoj anëtarët/et që identifikohen si gej ose përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini, që ta ndiejnë se i duan, janë të mirëpritur/a dhe të frymëzohen në Kishë?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës

Si mund t’i ndihmoj anëtarët/et që identifikohen si gej ose përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini, që ta ndiejnë se i duan, janë të mirëpritur/a dhe të frymëzohen në Kishë?

Lejojini të Rriten dhe të Marrin Përgjegjësi

“Është shumë e rëndësishme që të kuptojmë, para së gjithash, se gjithkush është në një vend të ndryshëm përgjatë shtegut dhe se ne ndërgjegjësohemi për njerëzit që janë përreth nesh.

Unë njoh njerëz që vijnë në kishë çdo të diel që të mund të frymëzohen dhe lartësohen shpirtërisht, dhe të cilët thjesht largohen duke u ndier të gjykuar, duke ndier se nuk i do njeri dhe se janë të panevojshëm, sikur nuk ka vend për ta në kishë. Ne duhet t’i bëjmë gjërat ndryshe. Ne kemi nevojë të jemi thellësisht të vetëdijshëm se cili është qëllimi i ardhjes në kishë të dielën dhe të sigurohemi se çdokush që vjen të ndiejë se e duan, të ndihet i nevojshëm, i pranuar dhe i lartësuar shpirtërisht. Çdo njeri ka vështirësi për të cilat as që jemi në dijeni. Është shumë e rëndësishme që të jemi të vetëdijshëm se Perëndia e do gjithsecilin përreth nesh dhe se kemi nevojë ta shohim atë me sy si të Krishtit. Ne nuk mund ta lejojmë gjykimin të diktojë mënyrën se si bashkëveprojmë me njerëzit. Thjesht nuk është e drejtë. Unë ndiej se Zoti na vendos aty ku jemi dhe na lidh me njerëzit përreth nesh për një qëllim.

Pasi nuk ka të bëjë vetëm me përparimin tonë vetjak, por për t’i ndihmuar të tjerët të përparojnë. Kam arritur të kuptoj se ne jemi aty ku jemi në mënyrë që të mund t’i duam dhe t’i lartësojmë shpirtërisht të tjerët.

Thjesht nuk mund të jemi, ose madje ta quajmë veten, një dishepull të Krishtit nëse nuk po i ndihmojmë të tjerët përgjatë atij shtegu. Ungjilli i Jezu Krishtit nuk i lë mënjanë njerëzit. Njerëzit i mënjanojnë njerëzit. Neve na duhet ta rregullojmë atë. Kemi nevojë të jemi të ndjeshëm e t’i duam ata dhe t’u japim atyre mundësinë që të rriten e të lulëzojnë dhe të jenë vetja e tyre më e mirë. Ata kanë talente dhe aftësi e personalitete që janë të nevojshme në mbretërinë e Perëndisë. Nëse duam ta ndërtojmë mbretërinë e Perëndisë në tokë, ne kemi nevojë që gjithsecili të vijë dhe të bëjë pjesën e tij. Neve na duhet ta rregullojmë atë. Kur hija e dikujt bie para derës së ndërtesës kishtare, ai ose ajo duhet të ndiejë menjëherë përqafime, që e duan, të ndihet i/e lartësuar shpirtërisht dhe i/e frymëzuar, që kur të dalë nga ajo derë, të shkojë e të jetë më i/e mirë. Pasi ata e dinë se Zoti i do ata. Pasi ata kanë miq të besimit të tyre” (Carol F. McConkie, “Lifting Others”, ChurchofJesusChrist.org).