“Si t’i ndihmoj anëtarët që përjetojnë disfori gjinore ose identifikohen si transgjinorë?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës (2020)
“Si t’i ndihmoj anëtarët që përjetojnë disfori gjinore ose identifikohen si transgjinorë?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës
Si t’i ndihmoj anëtarët që përjetojnë disfori gjinore ose identifikohen si transgjinorë?
Kjo faqe interneti nuk diskuton për disforinë gjinore [pakënaqësinë nga gjinia] ose çëshjet transgjinore. Megjithatë, shumë nga parimet e përgjithshme që tregohen në këtë faqe interneti (për shembull, rëndësia e përfshirjes dhe mirësisë), gjejnë zbatim për shenjtorët e ditëve të mëvonshme të cilët përjetojnë disfori gjinore [pakënaqësi nga gjinia] ose identifikohen si transgjinorë. Megjithatë, tërheqja ndaj së njëjtës gjini dhe disforia gjinore [pakënaqësia nga gjinia] janë shumë të ndryshme. Për shembull, ata, të cilët përjetojnë disfori gjinore [pakënaqësi nga gjinia], mund të përjetojnë ose jo edhe tërheqje ndaj së njëjtës gjini dhe pjesa më e madhe e atyre që përjetojnë tërheqje ndaj së njëjtës gjini, nuk dëshirojnë që ta ndryshojnë gjininë e tyre. Nga një këndvështrim psikologjik dhe kishtar, këto të dyja janë të ndryshme. Për më tepër informacion, shihni Transgjinorët: Të Kuptosh Vetveten dhe Transgjinorët: Përkrahja ndaj të Tjerëve, ChurchofJesusChrist.org.