Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini
A do ta ndryshojë ndonjëherë Kisha doktrinën e saj dhe a do ta sanksionojë martesën mes së njëjtës gjini?


“A do ta ndryshojë ndonjëherë Kisha doktrinën e saj dhe a do ta sanksionojë martesën mes së njëjtës gjini?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës (2020)

“A do ta ndryshojë ndonjëherë Kisha doktrinën e saj dhe a do ta sanksionojë martesën mes së njëjtës gjini?” Tërheqja ndaj së Njëjtës Gjini: Udhëheqësit e Kishës

A do ta ndryshojë ndonjëherë Kisha doktrinën e saj dhe a do ta sanksionojë martesën mes së njëjtës gjini?

Doktrina e Martesës Është e Përjetshme

Qendrore në planin e Perëndisë, doktrina e martesës midis një burri dhe një gruaje, është një mësim thelbësor i Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme dhe nuk do të ndryshojë:

“Si një parim doktrinor, i bazuar te shkrimet e shenjta, Kisha pohon se martesa midis një burri dhe një gruaje është thelbësore në planin e Krijuesit për fatin e përjetshëm të fëmijëve të Tij. Kisha gjithashtu pohon se ligji i Perëndisë e përcakton martesën si bashkimin ligjor dhe të ligjshëm midis një burri dhe një gruaje.

Vetëm një burrë e një grua që janë zyrtarisht dhe ligjërisht të martuar si bashkëshort e bashkëshorte, duhet të kenë marrëdhënie seksuale. Çdo marrëdhënie tjetër seksuale, përfshirë ato midis personave të të njëjtit seks, është mëkatare dhe e dëmton institucionin e familjes që u krijua në mënyrë hyjnore” (“Martesa mes së Njëjtës Gjini”, Manuali i Përgjithshëm: Shërbimi në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme, 38.6.13).

Komunikojeni Doktrinën me Dashuri

Nuk ka asnjë ndryshim në qëndrimin e Kishës mbi atë që është moralisht e drejtë. Por ajo që po ndryshon – dhe ajo që duhet të ndryshojë – po i ndihmon anëtarët e Kishës të reagojnë me ndjeshmëri dhe duke u menduar mirë kur hasin tërheqje ndaj së njëjtës gjini në vetë familjet e tyre, midis anëtarëve të tjerë të Kishës ose diku tjetër (shih Dallin H. Oaks, “What Needs to Change”, ChurchofJesusChrist.org).

Martesa është një pjesë e rëndësishme e planit të Perëndisë për lumturinë tonë. Martesa e përjetshme midis një burri dhe një gruaje është thelbësore (duke filluar nga njëfarë pike) në përparimin tonë për të arritur ekzaltimin, një gjendje e përcaktuar si të jetuarit e asaj lloj jete që po gëzojnë aktualisht Prindërit tanë Qiellorë.

“Në lavdinë çelestiale ka tre qiej ose shkallë; dhe me qëllim që të fitojë më të lartën, një njeri duhet të hyjë në këtë rend të priftërisë [domethënë besëlidhjen e re dhe të përjetshme të martesës]; dhe nëse nuk e bën këtë, ai nuk mund ta fitojë atë. Ai mund të hyjë në një tjetër, por është fundi i mbretërisë së tij; ai nuk mund të ketë rritje” (Doktrina e Besëlidhje 131:1–4).