Seminare dhe Institute
Udhëzuesi për Fillimin e Shpejtë


“Udhëzuesi për Fillimin e Shpejtë”, Trajnimi për Programin Mësimor të Seminarit (2022)

“Udhëzuesi për Fillimin e Shpejtë”, Trajnimi për Programin Mësimor të Seminarit

dy gra duke folur

Udhëzuesi për Fillimin e Shpejtë

Përdorimi i Manualit të Mësuesit të Seminarit

Përpara se të Filloni të Jepni Mësim

  1. Studioni hyrjen e manualit të mësuesit të seminarit për vitin aktual që të njiheni me disa nga mjetet e përfshira në manual për t’ju ndihmuar.

  2. Merrni një udhëzues të ritmit të mësimit për programin tuaj vendor të seminarit nga bashkërenduesi/ja ose administratori/ja i/e programit të SeI‑së.

  3. Përdoreni këtë udhëzues të ritmit që të përcaktoni mësimin e ardhshëm që do të jepni mësim.

Vështrim i Përgjithshëm mbi Manualin e Mësuesit të Seminarit

  • Ky manual është organizuar për të bashkërenduar çdo javë me materialin e studimit të programit Eja, Më Ndiq dhe përfshin pesë mësime për secilën javë.

  • Secili grup prej pesë mësimesh veçohet nga një dokument që jep një vështrim të përgjithshëm të shkurtër për çdo mësim. Ky vështrim i përgjithshëm përfshin

    • qëllimet e mësimit;

    • ide për përgatitjen e nxënësve;

    • ide për mësime me sende dhe fletushka, figura, materiale filmike apo materiale të tjera të sugjeruara, që mund të kërkojnë njoftim paraprak për t’u përgatitur; dhe

    • sugjerime për mësimdhënien me videokonferencë.

  • Çdo javë përfshin të paktën një përvojë mësimore të zotërimit doktrinor.

  • Herë pas here përfshihet një mësim “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” për t’i ndihmuar nxënësit të reflektojnë për atë që po mësojnë dhe mënyrën se si po rriten për sa i përket njohurive, qëndrimeve dhe sjelljeve që e thellojnë kthimin në besim dhe i ndihmojnë ata të bëhen më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti.

Trajnim Shtesë

Së bashku me hyrjen në manualin e mësuesit të seminarit, burimet vijuese janë në dispozicion për trajnim shtesë:

  • Mbledhjet e trajnimit me bashkërenduesin/en ose administratorin/en e programit tuaj për të trajtuar pyetjet që keni dhe për të ushtruar aftësitë mësimdhënëse

  • Trajnimi për zhvillimin e aftësive të mësuesve

  • Trajnimi përvetësojeni pastaj përshtateni programin mësimor të seminarit

  • Trajnimi për zotërimin doktrinor

  • Trajnimi për vlerësimet