Seminare dhe Institute
Plani i Trajnimit për Programin Mësimor të Seminarit


“Plani i Trajnimit për Programin Mësimor të Seminarit”, Trajnimi për Programin Mësimor të Seminarit (2022)

“Plani i Trajnimit për Programin Mësimor të Seminarit”, Trajnimi për Programin Mësimor të Seminarit

njerëz duke biseduar

Plani i Trajnimit për Programin Mësimor të Seminarit

Ky plan trajnimi jep sugjerime për bashkërenduesit/et dhe administratorët/et e programit që t’i ndihmojnë mësuesit e rinj të seminarit të përfundojnë trajnimet për programin mësimor. Ai hartohet për t’i ndihmuar mësuesit të mësojnë hap pas hapi, gjë që mund t’i ndihmojë që të mos ndihen të mbingarkuar.

Merreni parasysh të krijoni një plan individual me secilin mësues që t’i ndihmoni për të përfunduar trajnimet kur të jenë gati. Mund të jetë më mirë t’i nxitni mësuesit që në fillim ta ndjekin programin mësimor nga afër. Teksa marrin trajnime shtesë dhe njihen më mirë me burimet në programin mësimor, ata do të rriten në aftësinë e tyre për ta përshtatur programin mësimor që të plotësojë nevojat e nxënësve të tyre.

Përpara se të fillojnë të japin mësim:

1–2 javë më vonë:

  • Ftojini ata që të përfundojnë pjesën Trajnimi Përvetësoni dhe Përshtatni.

  • Caktoni një kohë për të diskutuar çdo pyetje që mund të kenë rreth mënyrës se si ta përvetësojnë dhe përshtatin siç duhet programin mësimor të seminarit.

2–4 javë më vonë:

  • Ftojini ata që të përfundojnë pjesën Trajnimi për Zotërimin Doktrinor.

  • Caktoni një kohë për të diskutuar çdo pyetje që mund të kenë rreth mënyrës se si t’i ndihmojnë nxënësit të arrijnë zotërimin doktrinor.

3–6 javë më vonë:

  • Ftojini ata që të përfundojnë pjesën Trajnimi për Vlerësimet.

  • Caktoni një kohë për të diskutuar çdo pyetje që mund të kenë rreth mësimeve “Vlerësoni të Mësuarit Tuaj” ose vlerësimeve të zotërimit doktrinor.