Përvetësojeni Pastaj Përshtateni Programin Mësimor të Seminarit
“Përvetësojeni Pastaj Përshtateni Programin Mësimor të Seminarit”, Trajnimi për Programin Mësimor të Seminarit (2022)
“Përvetësojeni Pastaj Përshtateni Programin Mësimor të Seminarit”, Trajnimi për Programin Mësimor të Seminarit
Përvetësojeni Pastaj Përshtateni Programin Mësimor të Seminarit
Ka shumë mënyra të efektshme se si të përgatiteni për ta dhënë mësim ungjillin e Jezu Krishtit. Kjo përgatitje gjithmonë përfshin studimin plot lutje të fjalës së Perëndisë dhe kërkimin e udhërrëfimit të Frymës së Shenjtë për të ditur se si t’i ndihmoni më së miri njerëzit të cilëve u jepni mësim për t’i kthyer në besimin te Jezu Krishti dhe tek ungjilli i Tij. Për ta përmbushur këtë gjë, sigurohuni që të studioni bllokun e shkrimeve të shenjta në planin e programit Eja, Më Ndiq. Kjo do t’ju ndihmojë për përgatitjen e mësimit tuaj teksa shqyrtoni programin mësimor. Programi mësimor do t’ju ndihmojë të përcaktoni parimet dhe doktrinën thelbësore në bllokun e shkrimeve të shenjta, t’i ndihmoni nxënësit që t’i njohin, t’i duan e t’i ndjekin Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin, si dhe të ndjekin modelet frymëzuese të mësimdhënies së efektshme.
Merreni parasysh këtë këshillë nga Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, rreth përdorimit të programit mësimor për të përgatitur mësimet e seminarit:
“Ne së pari e përvetësojmë, pastaj e përshtatim. Nëse bazohemi tërësisht në mësimin e përshkruar që duhet të japim, atëherë ne mund të ndjekim Shpirtin për ta përshtatur atë. Por ka një tundim kur flasim për këtë mundësi për ndryshueshmëri, që t’ia nisim nga përshtatja në vend që t’ia nisim nga përvetësimi. Është një baraspeshim. Është një sfidë e vazhdueshme. Por metoda e përvetësimit fillimisht dhe më pas e përshtatjes është një mënyrë e mirë për të qëndruar mbi një bazë të shëndoshë.”
Çfarë do të thotë ta përvetësoni dhe përshtatni programin mësimor teksa përgatiteni për një mësim?
Presidenti Henri B. Ajring na ndihmoi të kuptojmë disa arsye përse mund të na nevojitet që ta përshtatim programin mësimor:
“Ka më shumë sugjerime për ide se si të jepni mësim, mënyra se si t’i jepni mësim ato ide dhe referenca‑kryq për t’i përdorur sesa mund të përdorë secili prej nesh. … Por ngaqë dëshirojmë që nxënësit tanë ta pyesin Zotin që të mund të ndriçohen, ne duhet t’i bekojmë ata me shembullin. Për ta bërë këtë gjë, ne mund të lexonim programin mësimor – fjalë për fjalë. Mund të mos kemi kohë për ta gjetur dhe studiuar çdo referencë, por Perëndia i njeh nxënësit tanë. …
… Zoti e di në mënyrë të përsosur atë që [nxënësit] dinë dhe atë që u nevojitet. Ai i do ata dhe Ai na do ne. Dhe me ndihmën e Tij ne … zgjedhim jo vetëm ato pjesë të programit mësimor të cilat do të na lejojnë përdorimin tërësor të fuqive tona për të dhënë mësim, por edhe ato të cilat do të zbresin fuqitë e qiellit mbi nxënësit tanë në klasën tonë atë ditë.”
(“The Lord Will Multiply the Harvest” [mbrëmje me një Autoritet të Përgjithshëm, 6 shkurt 1998], ChurchofJesusChrist.org)
Si mendoni, përse është e rëndësishme që fillimisht t’i përvetësoni ato që janë te materialet e mësimit përpara se t’i përshtatni ato?
Si mund të duken të ndryshme metodat e përgatitjes së një mësimi për një mësues që e përdor programin mësimor dhe për një mësues që nuk e përdor?
Çfarë të Merrni Parasysh Kur i Përshtatni Mësimet
Këtu janë disa pyetje për t’u marrë parasysh teksa i përvetësoni dhe i përshtatni materialet e mësimit:
Cili është qëllimi i mësimit në përgjithësi, si edhe i pjesëve të ndryshme të mësimit?
Cili është synimi i autorit të frymëzuar dhe a është përshtatja që po marr parasysh në harmoni me të?
Cilat janë arsyet e mia që dëshiroj ta përshtat mësimin? A është thjesht një çështje e parapëlqimit vetjak apo ndryshimi do t’u japë nxënësve një përvojë më të mirë për të mësuar?
A është përshtatja ime në harmoni me nxitjet e Frymës së Shenjtë?
të plotësoni nevojat e veçanta ose të pashoqe, aftësitë dhe burimet në dispozicion të nxënësve. (Shihni rastet për studim të Vëllait Dube dhe Vëllait Rejes.)
t’i ndihmoni nxënësit me çështje dhe pyetje aktuale të cilat kërkojnë përgjigje të menjëhershme. (Shihni rastin për studim të Vëllait Dube.)
të gjeni një mënyrë më të mirë për ta përmbushur të njëjtin qëllim për një pjesë të dhënë të mësimit. (Shihni rastet për studim të Vëllait Li dhe Motrës Martin.)