Seminaries and Institutes Callings
Mesazh nga Presidenca e Parë


“Mesazh nga Presidenca e Parë”, Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit: Për të Gjithë Ata që Japin Mësim në Shtëpi dhe në Kishë (2022)

“Mesazh nga Presidenca e Parë”, Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit

Mesazh nga Presidenca e Parë

Të dashur vëllezër e motra,

Çfarë mundësie të lavdishme keni që ta jepni mësim ungjillin e Jezu Krishtit! Pavarësisht nëse keni apo jo një thirrje të veçantë për të dhënë mësim, ju jeni një mësues/e. Si një dishepull/e i/e Mësuesit Mjeshtër, Jezu Krishtit, ju keni mundësi ta përhapni dritën e Tij kudo që shkoni – në shtëpi, në kishë, teksa u jepni shërbesë të tjerëve dhe mes miqve tuaj. Të japësh mësim ungjillin është një mirëbesim i shenjtë. Është një pjesë thelbësore e punës së Zotit dhe ajo funksionon më së miri kur e bëjmë atë sipas mënyrës së Tij.

Ne ju ftojmë të mësoni më shumë për Jezu Krishtin dhe mënyrën se si Ai e dha mësim ungjillin. Studiojini me lutje fjalët e Tij, veprimet e Tij dhe cilësitë e Tij dhe përpiquni fort ta ndiqni Atë më nga afër. Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit mund të jetë udhërrëfyesi juaj.

Presidenca e Parë

Shtyp në Letër