Seminaries and Institutes Callings
Vështrim i Përgjithshëm për Mësimdhënien si e Krishtit


“Vështrim i Përgjithshëm për Mësimdhënien si e Krishtit”, Mësimdhënia sipas Mënyrës së Shpëtimtarit (2022)

Vështrim i Përgjithshëm për Mësimdhënien si e Krishtit

Tabelat vijuese japin një vështrim të përgjithshëm për parimet e dhëna mësim në këtë burim.

Përqendrohuni te Jezu Krishti

Jepni Mësim për Jezu Krishtin Pavarësisht nga Ajo që Jeni duke Dhënë Mësim

  • Theksojeni shembullin e Jezu Krishtit.

  • Jepni mësim për titujt, rolet dhe cilësitë e Jezu Krishtit.

  • Kërkoni simbole që dëshmojnë për Jezu Krishtin.

Ndihmojini Nxënësit të Vijnë te Jezu Krishti

  • Ndihmojini nxënësit t’i dallojnë dashurinë, fuqinë dhe mëshirën e Zotit në jetën e tyre.

  • Ndihmojini nxënësit ta forcojnë marrëdhënien e tyre me Atin Qiellor dhe Jezu Krishtin.

  • Ndihmojini nxënësit të përpiqen qëllimisht që të jenë më shumë si Jezu Krishti.

Parimet e Mësimdhënies si të Krishtit

Duajini Ata të Cilëve u Jepni Mësim

  • Shihini nxënësit ashtu siç i sheh Perëndia.

  • Kërkoni t’i njihni ata – t’i kuptoni rrethanat, nevojat dhe pikat e tyre të forta.

  • Lutuni për ta me emër.

  • Krijoni një mjedis të sigurt ku të gjithë të respektohen dhe të dinë se kontributet e tyre vlerësohen.

  • Gjeni mënyra të përshtatshme për ta shprehur dashurinë tuaj.

Jepni Mësim me Anë të Shpirtit

  • Përgatiteni veten tuaj shpirtërisht.

  • Jini gjithmonë gati që t’u përgjigjeni nxitjeve shpirtërore për nevojat e nxënësve.

  • Krijoni mjedise dhe mundësi që nxënësit të marrin mësim nga Fryma e Shenjtë.

  • Ndihmojini nxënësit të kërkojnë, të dallojnë dhe të veprojnë sipas zbulesës vetjake.

  • Jepni dëshmi shpesh dhe ftojini nxënësit t’i shprehin ndjenjat, t’i tregojnë përvojat dhe të japin dëshmitë e tyre.

Jepeni Mësim Doktrinën

  • Mësojeni vetë doktrinën e Jezu Krishtit.

  • Jepni mësim nga shkrimet e shenjta dhe fjalët e profetëve të ditëve të mëvonshme.

  • Ndihmojini nxënësit të kërkojnë, dallojnë dhe të kuptojnë të vërtetat në shkrimet e shenjta.

  • Përqendrohuni tek të vërtetat që çojnë drejt kthimit në besim dhe ndërtojnë besimin te Jezu Krishti.

  • Ndihmojini nxënësit të gjejnë një lidhje vetjake te doktrina e Jezu Krishtit.

Ftoni të Mësuarit me Zell

  • Ndihmojini nxënësit të mbajnë përgjegjësi për të mësuarit e tyre.

  • Nxitini nxënësit që të arrijnë ta njohin Shpëtimtarin duke e studiuar ungjillin çdo ditë.

  • Ftojini nxënësit të përgatiten për të mësuar.

  • Nxitini nxënësit të tregojnë të vërtetat që po mësojnë.

  • Ftojini nxënësit ta jetojnë atë që po mësojnë.

Pamja
tabela Vështrim i Përgjithshëm për Mësimdhënien si e Krishtit

Shtyp në Letër