PJS, Zanafilla 19:9–15 (krahaso Zanafilla 19:5–10)
(Loti i bëri ballë ligësisë së Sodomës.)
9 Dhe ata i thanë: Shko tutje! Dhe ata ishin të inatosur me të.
10 Dhe thanë mes tyre: Ky njeri erdhi të banojë mes nesh dhe tani dëshiron të bëhet gjykatës; tani do të sillemi më keq me të se me ta.
11 Prandaj ata i thanë njeriut: Ne do t’i kemi njerëzit, dhe bijat e tua gjithashtu; dhe do të bëjmë me ta si të na duket mirë.
12 Tani kjo ishte sipas ligësisë së Sodomës.
13 Dhe Loti tha: Dëgjoni tani, unë kam dy bija që nuk kanë njohur burrë; më lejoni, ju lutem, t’ju kërkoj vëllezërve të mi, që të mos t’i nxjerr ato tek ju; dhe ju nuk do t’u bëni atyre siç ju duket e mirë në sytë tuaj;
14 Pasi Perëndia nuk do ta shfajësojë shërbëtorin e tij në këtë gjë; prandaj, më lini t’ju kërkoj vëllezërve të mi, vetëm këtë herë, që të mos ju bëni gjë këtyre njerëzve, që ata të mund të kenë paqe në shtëpinë time; pasi prandaj erdhën ata nën hijen e çatisë sime.
15 Dhe ata ishin të inatosur me Lotin dhe u afruan që të thyenin derën, por engjëjt e Perëndisë, që ishin njerëz të shenjtë, zgjatën dorën e tyre dhe e tërhoqën Lotin brenda në shtëpi bashkë me ta dhe mbyllën derën.