Ndihma për Studimin
PJS, Zanafilla 48


PJS, Zanafilla 48:5–11 (krahaso Zanafilla 48:5–6)

(Fara e Jozefit do të jenë udhëheqësit në mbledhjen e Izraelit në ditët e mëvonshme.)

5 Dhe tani, nga dy bijtë e tu, Efraimi dhe Manasi, që t’u lindën në vendin e Egjiptit, para se unë të vija tek ti në Egjipt; vër re, ata janë të mitë dhe Perëndia i etërve të mi do t’i bekojë; ashtu sikurse Rubeni dhe Simeoni do të bekohen ata, sepse janë të mitë; si rrjedhim, ata do të thirren sipas emrit tim. (Prandaj ata u quajtën Izrael.)

6 Dhe bijtë e tu, që të janë lindur pas tyre, do të jenë të tutë dhe do të thirren sipas emrit të vëllezërve të tyre në trashëgiminë e tyre, në fiset; prandaj ata u quajtën fiset e Manasit dhe të Efraimit.

7 Dhe Jakobi i tha Jozefit: Kur Perëndia i etërve të mi m’u shfaq në Luz, në vendin e Kanaanit, ai m’u betua se do të ma jepte mua dhe farës sime tokën për një zotërim të përjetshëm.

8 Prandaj, O biri im, ai më ka bekuar që të të rrit ty të jesh një shërbëtor për mua, për ta shpëtuar shtëpinë time nga vdekja;

9 Për ta çliruar popullin tim, vëllezërit e tu, nga zija e bukës që ishte e rëndë në tokë; si rrjedhim, Perëndia i etërve të tu do të të bekojë ty dhe frytin e ijëve të tua, që ata do të bekohen mbi vëllezërit e tu dhe mbi shtëpinë e atit tënd;

10 Sepse ti ke triumfuar dhe shtëpia e atit tënd është përkulur para teje, madje siç t’u tregua, përpara se të shiteshe në Egjipt nga duart e vëllezërve të tu; si rrjedhim, vëllezërit e tu do të përkulen para teje, nga brezi në brez, para frytit të ijëve të tua përgjithmonë;

11 Sepse ti do të jesh një dritë për popullin tim, për t’i çliruar ata në ditët e robërisë së tyre, nga skllavëria, dhe për t’u sjellë shpëtim, kur ata të përkulen të gjithë së bashku nga mëkati.