2021
Lidhuni
Mars 2021


“Lidhuni”, Për Forcën e Rinisë, mars 2021, brenda kapakut të përparmë.

Lidhuni

Lia T.

16 vjeçe, Luizianë, SHBA

e re duke pikturuar

Muzika është një pjesë thelbësore në jetën time. Më pëlqen shumë të luaj në violinë dhe në violë. Kur isha e vogël, mami u thirr të jepte mësime muzike në Fillore. Ajo më mësoi t’i pëlqeja shumë këngët te Libri i Këngëve të Fëmijëve dhe e ndiej Shpirtin sa herë që e luaj muzikën e tyre.

Unë jam gjithashtu valltare në ansamblin Louisiana Vintage Dancers [Vallëtarët Tradicionalë të Luizianës] dhe pikturoj në kanavacë për prindërit dhe shtëpinë time. Kam shumë mirënjohje dhe vlerësim për njerëzit që shpenzojnë kohë duke pikturuar veprat artistike që shohim në kishë. Mendoj se është e mrekullueshme që piktura është thjesht një mënyrë tjetër se si njerëzit mund t’i shprehin ndjenjat e tyre rreth ungjillit.

Në konferencën e përgjithshme të tetorit 2018, Plaku Gerit W. Gong, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, iu referua një pikture të një perëndimi dielli prapa një pylli. Ishte jashtëzakonisht e bukur! Piktura më kujtoi se dielli do të lindë gjithmonë pas natës së errët.

Ungjilli është jeta ime! Më pëlqen shumë ta lidh dashurinë time për artin me ungjillin. Nganjëherë nuk ka përse të jetë një pikturë fetare që ta ndiej dashurinë e Perëndisë. Madje, i kam vështruar më parë pikturat e zogjve dhe kam menduar: “Oh, Perëndia e krijoi për mua atë zog”.