“Krijimi i Librit të Parë të Himneve”, Për Forcën e Rinisë, mars 2021, f. 9. Eja, Më Ndiq Krijimi i Librit të Parë të Himneve Nga Emili Xhoi Pauell, ilustruar nga Mike Grover Revistat e Kishës Anëtarët e Kishës në 1830-ën i pëlqenin shumë himnet e shenjta. Ata donin të dinin se cilat këngë mund të këndonin në mbledhjet e Kishës. Nëpërmjet Profetit Jozef Smith, Zoti i dha një zbulesë Ema Smithit mbi mënyrën se si ajo mund të ndihmonte. … të bësh një zgjedhje të himneve të shenjta … Ema punoi me anëtarë të tjerë për t’i mbledhur dhe shkruar himnet. Në fillim të vitit 1836, u vu në dispozicion libri i parë i himneve. “Sepse shpirti im kënaqet në këngën e zemrës” (Doktrina e Besëlidhje 25:12).