2021
Zbulesa e Vazhdueshme
Mars 2021


“Zbulesa e Vazhdueshme”, Për Forcën e Rinisë, mars 2021, f. 16.

Fjala e Mbylljes

Zbulesa e Vazhdueshme

Nga një fjalim në konferencën e përgjithshme të prillit 2020.

Vegimi i Parë

Ilustrimet nga Ben Simonsen

Profeti Jozef Smith mori zbulesë pas zbulese. Shumë zbulesa të marra nga Profeti Jozef janë ruajtur për ne te Doktrina e Besëlidhje.

Përveç këtyre, ne bekohemi me zbulesë të vazhdueshme, që u jepet profetëve të gjallë, të cilët janë “agjentë të porositur të Zotit, të autorizuar që të flasin për Të”1.

Zbulesa vetjake është në dispozicion për të gjithë ata që me përulësi kërkojnë udhërrëfim nga Zoti. Ajo është po aq e rëndësishme sa zbulesa profetike.

Zbulesa vetjake bazohet mbi të vërtetat shpirtërore që merren nga Fryma e Shenjtë. Fryma e Shenjtë është Ai që zbulon dhe dëshmon për gjithë të vërtetën, veçanërisht atë për Shpëtimtarin. Pa Frymën e Shenjtë, ne nuk mund ta dimë vërtet se Jezusi është Krishti. Roli i Tij thelbësor është që të japë dëshmi për Atin dhe Birin, për titujt e Tyre dhe lavdinë e Tyre.

Ju siguroj se udhërrëfimi me anë të zbulesës mund të merret nga secili prej nesh teksa punojmë me përulësi në vreshtin e Zotit.

Përgjërimi im i përulur sot është që secili prej nesh do të kërkojë zbulesë të vazhdueshme për ta udhërrëfyer jetën tonë dhe për ta ndjekur Shpirtin teksa e adhurojmë Perëndinë, Atin, në emrin e Shpëtimtarit tonë, Jezu Krishtit.

Shënim

  1. Hugh B. Brown, “Joseph Smith among the Prophets” (Sixteenth Annual Joseph Smith Memorial Sermon, Logan Institute of Religion, 7 dhjetor 1958), f. 7.