2015
Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë
Maj 2015


Treguesi i Ngjarjeve në Konferencë

Lista vijuese e përvojave të përzgjedhura të treguara gjatë konferencës së përgjithshme, mund të përdoret për studim vetjak, mbrëmje familjare dhe mësimdhënie tjetër. Numri i përket faqes së parë të bisedës.

Folësi

Ngjarja

Nil L. Andersen

(119) Në atë kohë Plaku Tomas S. Monson, i tregon Nil L. Andersenit se Zoti i hap dyert dhe kryen mrekulli. Besimi i një çifti në Tajlandë qëndron i fortë pasi bashkëshorti paralizohet. Pas takimit në Bregun e Fildishtë, dy çifte shenjtorësh të ditëve të mëvonshme ndërtojnë atje mbretërinë e Perëndisë.

Uilford W. Andersen

(54) Një burrë nga fisi i indianëve të Amerikës i tregon një doktori se ai mund ta mësojë doktorin të kërcejë, por se ai duhet të dëgjojë muzikën.

Dejvid A. Bednar

(46) Kur ishte i vogël, Dejvid A. Bednari kishte frikë se do shkonte në burg pasi theu vitrinën e një dyqani.

Linda K. Barton

(29) Një baba u tregon fëmijëve të tij se ata do të jenë të sigurt nëse qëndrojnë brenda gardhit me spango rreth oborrit të tyre. Zoti e drejton një motër që të krijojë me bashkëshortin e saj një shtëpi ku mirëpritet Shpirti.

Zherald Kosé

(98) Pasi jetoi 22 vite në zonën e Parisit, familja Kosé kupton se nuk e kishte vizituar asnjëherë Kullën Eifel. Tri burra afrikanë ecën më tepër se 300 milje (480 km) për të marrë pjesë në një konferencë distrikti, për të paguar të dhjetën dhe për të siguruar kopje të Librit të Mormonit.

D. Tod Kristoferson

(50) D. Tod Kristofersoni e nxit dhe lutet për një grua që ndihet e paaftë si nënë.

L. Uitni Klejton

(36) Një vajzë shtatëvjeçare e cila i mbijeton rrëzimit të aeroplanit, ecën duke u penguar në drejtim të një drite në largësi derisa arrin sigurinë.

Kuentin L. Kuk

(62) Daja i Kuentin L. Kukut vritet në luftime gjatë Luftës II Botërore. Një anëtar i Kishës nga Samoa, duke dëshiruar të lutej për sëmundjen e tij, shkon te një mjek për të zbuluar se çfarë nuk shkon.

Sheril A. Esplin

(8) Sheril A. Esplini merr pjesë në një mbledhje ku motrat mësojnë se e vërteta dhe Fryma e Shenjtë u japin shtëpive dhe familjeve të tyre fuqi për t’i bërë ballë së keqes. Motra e stërgjyshit të Sheril A. Esplinit merr një mbresë të fuqishme për dhënien e dëshmisë së saj.

Henri B. Ajring

(17) Fryma e Shenjtë i sjell ngushëllim dhe forcë prindërve të pikëlluar të një djali të vogël që vdiq në një aksident.

(22) Henri B. Ajringu ndihet i bekuar që oferta e tij e agjërimit mund t’i ndihmojë shenjtorët në Vanuatu të shkretuar nga një stuhi tropikale. Një motër shpreh mirënjohje për ofertat e agjërimit që e mbështetën atë dhe anëtarët e tjerë të Kishës gjatë një lufte civile në Sierra-Leone.

(84) Ndërsa Henri B. Ajring në moshën 13-vjeçare po mbledh ofertat e agjërimit, një burrë i thotë që të largohet. Henri B. Ajringu frymëzohet për të bekuar një fëmijë të lënduar që të jetojë. Fryma e Shenjtë e frymëzon një burrë që po vdes, që të shërbejë në thirrjen e tij dhe e lejon atë të ndiejë barrën e rëndë të peshkopit të tij.

Leri M. Gibson

(77) I ati i Leri M. Gibsonit i jep atij një dollar argjendi për ta kujtuar atë për fatin e tij të përjetshëm. Leri M. Gibsoni ecën 50 milje (80 km) për 19 orë me djemtë e tij.

Xhefri R. Holland

(104) Një i ri e shpëton vëllanë e tij më të madh nga rënia nga një shpat kanioni duke e kapur nga kyçet dhe duke e tërhequr në siguri.

Tomas S. Monson

(88) Si dhjak, Tomas S. Monsoni ndihet i bekuar kur ia çon sakramentin një burri të sëmurë. Tomas S. Monsoni zhvillon dashuri për Librin e Mormonit pasi viziton varrin e Martin Harrisit. Ndërsa është në marinë, Tomas S. Monsoni i jep një bekim priftërie një miku, i cili shërohet.

(91) Pas lutjes në tempull për rikthimin në misionin e tij, një i ri merr siguri nga një misionar i kthyer, i cili shërbeu në të njëjtin mision.

Brent H. Nilson

(101) Brent H. Nilsoni dhe anëtarët e familjes së tij e duan me durim një pjesëtare të familjes më pak aktive derisa ajo kthehet në Kishë.

Boni L. Oskarson

(14) Një e re në Itali në vitin 1850 i kundërvihet një turme. E bija e Boni L. Oskarsonit mbron mëmësinë në shkollën e fëmijëve të vet.

Bojd K. Paker

(26) Bojd K. Pakeri pret jashtë klasës së kolegjit të gruas së tij të ardhshme, Dona Smithit, që ajo t’i japë atij një biskotë dhe një puthje.

Kevin W. Pirson

(114) Presidenti Hibër J. Grant lutet që të mund të qëndrojë besnik deri në fund. Kevin W. Pirsoni largohet nga puna e tij për të pranuar thirrjen si president misioni.

Rafael E. Pino

(117) Fëmijët e Rafael E. Pinos mësojnë të vlerësojnë perspektivën nga një program televiziv dhe një lojë figurëformuese. Një djalë e pyet Mikelanxhelon se si e dinte që figura e Davidit ishte në një bllok mermeri.

Dejl G. Renlund

(56) Një nënë në Afrikën e Jugut i mëson së bijës tolerancën. Një misionar merr një përshtypje që e ndihmon atë të jetë i duruar me shokun e tij të misionit.

Majkëll T. Ringud

(59) Majkëll T. Ringudi mëson në misionin e tij dhe në seminar se shërbimi që ka më shumë rëndësi, zakonisht njihet vetëm nga Perëndia.

Ulises Soaresh

(70) Një dhjak i paralajmëron shokët e klasës së vet për pornografinë. Ulises Soareshi mëson në misionin e tij se e liga nuk mund ta pengojë fuqinë e dëshmisë së një dishepulli.

Xhozef W. Sitati

(126) Xhozef W. Sitati e nxjerr veten nga rrethanat e përulura duke marrë një arsimim të mirë.

Karol M. Stivens

(11) Karol M. Stivensi viziton një motër nga fiset indiane të Amerikës në Arizona, SHBA, e cila e konsideron veten gjyshe të të gjithëve.

Diter F. Uhtdorf

(80) Një guvernator në Rusi mbledh fshatarë dhe fasada dyqanesh për t’u bërë përshtypje ambasadorëve që e vizitojnë. Udhëheqësit e kunjit vendosin synime që përqendrohen te shërbesa e tyre.

Rozmari M. Uiksom

(93) Një motër më pak aktive e rindez besimin e saj pas studimit të ungjillit, leximit të Librit të Mormonit dhe marrjes së mbështetjes nga familja dhe anëtarët e lagjes.

Horhe F. Zebalos

(123) Babai i Horhe F. Zebalosit 12-vjeçar e lejon atë të bashkohet me Kishën. Një çift besnik e pranon vullnetin e Atit Qiellor kur fëmija e tyre vdes.