2015
Presidenti Ajring në Mbledhjen e Vatikanit
Maj 2015


Presidenti Ajring në Mbledhjen e Vatikanit

Presidenti Henri B. Ajring, Këshilltar i Parë në Presidencën e Parë, bëri thirrje për një “rilindje të martesave të lumtura”, gjatë një mbledhjeje ndërkombëtare dhe ndërfetare, të mbajtur në qytetin e Vatikanit nga Kisha Katolike më 18 nëntor 2014. Veprimtaria, e titulluar “Aftësia Plotësuese e Burrit dhe e Gruas”, solli së bashku udhëheqës fetarë nga 14 fe dhe 23 vende të ndryshme.

“Një burrë dhe një grua, të bashkuar në martesë, kanë një fuqi të jashtëzakonshme për të krijuar lumturi për veten e tyre, për familjen e tyre dhe për njerëzit përreth tyre”, tha Presidenti Ajring.