Pjesë të spikatura nga Konferenca e Përgjithshme Vjetore e 185-të e Kishës së Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme
“Temat për bisedat e konferencës së përgjithshme caktohen – jo nga autoriteti i vdekshëm, por nga mbresat e Shpirtit”, shpjegoi Plaku Dallin H. Ouks, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve (faqe 32). Në një konferencë frymëzuese të përgjithshme që nisi me sesionin e përgjithshëm të grave dhe përfundoi të dielën e Pashkës, folësit na folën rreth familjes, agjërimit, punës në tempull, dishepullimit, Shabatit dhe Shlyerjes së Shpëtimtarit, midis shumë parimeve të tjera të ungjillit (shih faqen 3).
Në vijim janë disa pjesë të spikatura:
Presidenti Tomas S. Monson njoftoi ndërtimin e tempujve të rinj në Abixhan, Bregu i Fildishtë; Port-o-Princ, Haiti dhe Bankok, Tajlandë. Për këtë, ai tha: “Ç’bekime të mrekullueshme janë ruajtur për anëtarët tanë besnikë në këto zona dhe, me të vërtetë, kudo që tempujt vendosen anembanë botës” (faqe 91).
Anëtarët e Kishës mbështetën pesë anëtarë të rinj të Kuorumit të Parë të Të Shtatëdhjetëve, një presidencë të re të përgjithshme të Të Rinjve, një këshilltare të re në presidencën e përgjithshme të Fillores.
Raporti statistikor vjetor njoftoi 15.3 milionë anëtarë të Kishës në 3.114 kunje dhe 561 distrikte. Tre tempuj të rinj u përkushtuan vitin e kaluar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të tempujve në funksionim në 144.
Konferenca e interpretua në 95 gjuhë. Pas risisë që nisi tetorin e kaluar, tre folës i dhanë bisedat e tyre në gjuhë të tjera përveç anglishtes.
Duke folur në fundjavën e Pashkës, disa folës dëshmuan për Ringjalljen e Shpëtimtarit. “Ai është Biri i Perëndisë”, dëshmoi Presidenti Tomas S. Monson. “Është Ai që u ngrit nga varri atë mëngjes të parë Pashke, duke sjellë me Vete dhuratën e jetës së amshuar për të gjithë fëmijët e Perëndisë” (faqe 93).