2015
Mbështeten Udhëheqës të Rinj
Maj 2015


Mbështeten Udhëheqës të Rinj

Pesë Autoritete të reja të Përgjithshme u mbështetën gjatë konferencës së përgjithshme, për të shërbyer në Kuorumin e Parë të Të Shtatëdhjetëve. Ata janë Plaku Kim B. Klark, Plaku Alen D. Hejni, Plaku Von G. Kiç, Plaku Hugo Montoia dhe Plaku Vern P. Stenfill.

Gjithashtu u mbështet një presidencë e re e përgjithshme e Të Rinjve. Stiven W. Ouen do të shërbejë si president; Daglas D. Holms, këshilltar i parë dhe M. Xhozef Brof, këshilltar i dytë.

Gjithashtu u mbështet një këshilltare e re në presidencën e përgjithshme të Fillores. Meri R. Durhami u thirr të shërbejë si këshilltare e dytë. Rozmari M. Uiksomi do të vazhdojë të shërbejë si presidente dhe Sheril A. Esplini, e cila më parë shërbente si këshilltare e dytë, tani do të shërbejë si këshilltare e parë.

Biografitë e udhëheqësve të sapothirrur mund të gjenden në faqet 140–144.