2015
Stiven W. Ouen
Maj 2015


Stiven W. Ouen

President i Përgjithshëm i Të Rinjve

Kur Stiven W. Oueni ishte 14 vjeç, fqinji i tij e pajtoi që të priste barin në oborrin e tij të madh dhe që të hiqte barërat e këqija në kopshtin e tij çdo javë. “M’u deshën tri ditë që ta prisja barin e atij oborri”, tha Vëllai Ouen duke buzëqeshur, i cili u mbështet më 4 prill 2015 si president i përgjithshëm i Të Rinjve.

Kur më së fundi i riu Stiven e përfundoi punën, pajtuesi i tij i urtë e pyeti nëse donte të shkonte me të për një shëtitje përmes kopshtit, me qëllim që t’i tregonte një ose dy barëra të këqija që ishin lënë pa u hequr.

“Më tha se unë duhej ta shkulja çdo bar të keq”, tha ai. “Ajo ishte puna ime e parë dhe më ndihmoi të kuptoja se çfarë do të thoshte të isha i përgjegjshëm për detyrën.”

Vëllai Ouen do të mësonte mësime atë vit të cilat shkuan përtej përkujdesjes për oborrin dhe kopshtin. Fillimisht, ai zbuloi se kënaqësi gjendet në bërjen e gjërave të rënda siç duhet. Ai gjithashtu mësoi për rëndësinë e këshilluesve.

Fqinji priste që Stiveni të bënte gjithçka mundej. “Ishte sikur të më thoshte: ‘E di se kush mund të bëhesh dhe dua të të ndihmoj’.”

Çdo i ri në Kishë, shtoi ai, ka nevojë për këshillues të tillë që ta ndihmojnë atë të bëhet mbajtësi më i mirë i priftërisë që ai mund të jetë. “Kam shumë dashamirësi për rininë”, tha ai. “I dua ata dhe e di që kjo është një kohë thelbësore, e cila do të caktojë modelin për pjesën tjetër të jetës së tyre.”

Vëllai Ouen shërbeu në Misionin e San-Antonios në Teksas dhe më pas shërbeu si mjeshtër skautist, president i Të Rinjve të lagjes, peshkop, këshilltar i lartë dhe president kunji.

I linduri në Holladei të Jutas, gjithashtu kryesoi në Misionin e Arkadias në Kaliforni nga viti 2005 deri në vitin 2008, ku ai shërbeu me bashkëshorten e tij, Xhejn Stringam Ouenin. Ata u martuan më 28 dhjetor 1979, në Tempullin e Provos në Juta. Kanë pesë fëmijë.

Ai u lind më 22 mars 1958 në Solt-Lejk-Siti të Jutas, nga Gordon dhe Kerëllajn Oueni. U diplomua në Universitetin e Jutas me një diplomë në financë dhe është presidenti i kompanisë Grejt Harvest Bred në Provo të Jutas.