“Parathënia për Librin e Mormonit: Guri Kyç i Besimit Tonë”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Parathënia për Librin e Mormonit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit
Parathënia për Librin e Mormonit
Guri Kyç i Besimit Tonë
Jozef Smithi e quajti Librin e Mormonit gurin kyç të besimit tonë. Brenda librit është një ftesë për ta pyetur Perëndinë nëse ai është i vërtetë. Miliona njerëz e kanë ndjekur këtë ftesë dhe kanë marrë një dëshmi nga Fryma e Shenjtë për vërtetësinë e Librit të Mormonit. Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë ta shtosh dëshirën tënde për ta studiuar Librin e Mormonit çdo ditë që të forcosh dëshminë tënde rreth vërtetësisë së tij.
Bekimet nga Libri i Mormonit
-
Cilat nga bekimet e mëposhtme mendon se do të ndikonin në mënyrë domethënëse në jetën tënde të përditshme? Çfarë do të ishe i/e gatshëm/me të bëje për t’i marrë ato?
-
një aftësi më e madhe për ta dëgjuar zërin e Shpirtit
-
përgjigjet për pyetjet dhe drejtim në jetën tënde
-
një aftësi më e madhe për t’i bërë ballë tundimit dhe së keqes
-
Këto janë disa nga bekimet që mund të vijnë nga studimi i Librit të Mormonit.
Lexoje dhe merre parasysh ta shenjosh thënien nga Jozef Smithi te paragrafi 6 i parathënies së Librit të Mormonit.
-
Çfarë të bën më shumë përshtypje nga thënia e Jozef Smithit?
Guri kyç i besimit tonë
-
Pse guri në pjesën e sipërme qendrore (guri kyç) është kaq i rëndësishëm? Çfarë do t’i ndodhte harkut nëse do t’i hiqej ai?
Presidenti Ezra Taft Benson (1899–1994) dha mësim:
“Libri i Mormonit është gur[i kyç] në dëshminë që japim për Jezu Krishtin, i cili është Vetë gurthemeli i çdo gjëje që bëjmë. Ai dëshmon për realitetin e Tij me fuqi dhe qartësi. …
… Libri i Mormonit është gur[i kyç] i dëshmisë. Pikërisht ashtu si qemeri shembet nëse guri [kyç] hiqet, kështu ndodh me të gjithë Kishën, qëndron ose bie me vërtetësinë e Librit të Mormonit.” (Ezra Taft Benson, “Libri i Mormonit – Gur[i Kyç] i Besimit Tonë”, , tetor 1986, f. 5, 6)
Guri kyç i dëshmisë sonë për Jezu Krishtin
-
Çfarë mendoni se do të thotë që Libri i Mormonit është guri kyç i dëshmisë sonë për Jezu Krishtin?
Shkruesit në Librin e Mormonit dëshmuan vazhdimisht për Jezu Krishtin. Për të parë se si individë të ndryshëm gjetën përmendje të Jezu Krishtit në faqet e librit, shihni materialin filmik “Book of Mormon Experiment Honolulu” [“Eksperimenti Honolulu me Librin e Mormonit”] (02:35). Ky material filmik mund të gjendet te ChurchofJesusChrist.org.
Mendo se si do të bekoheshe duke pasur një dëshmi më të fortë për Jezu Krishtin. Teksa e studion Librin e Mormonit, kërko përmendje të Jezu Krishtit dhe se çfarë mëson rreth Tij. Ndërsa e bën këtë, njohuria dhe dëshmia jote për Shpëtimtarin do të rriten.
Guri kyç i dëshmisë sonë
-
Cila nga deklaratat vijuese i përshkruan më mirë ndjenjat e tua rreth Librit të Mormonit?
-
U mirëbesoj të tjerëve që kanë marrë dëshminë e tyre vetjake dhe më kanë siguruar se Libri i Mormonit është i vërtetë.
-
Nuk jam i sigurt nëse e di që Libri i Mormonit është i vërtetë.
-
Unë kam marrë një dëshmi nga Fryma e Shenjtë se Libri i Mormonit është i vërtetë.
-
-
Pse mendon se Ati Qiellor mund të dojë që ta dish se Libri i Mormonit është i vërtetë?
Lexo paragrafin e parafundit te parathënia, si dhe vargjet te Moroni 10:3–5, duke kërkuar se çfarë mund të bësh për të ditur a është i vërtetë Libri i Mormonit.
-
Sipas asaj që lexove, çfarë nevojitet të bëjë dikush në mënyrë që ta dijë se Libri i Mormonit është i vërtetë?
Plaku Ulises Soares, i Kuorumit Të Dymbëdhjetë Apostujve, tregoi se si dëshmia e tij për Librin e Mormonit u rrit teksa merrte pjesë në seminar. Nëse dëshiron, mund të shohësh materialin filmik “Dalja në Dritë e Librit të Mormonit”, në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org, nga kodi kohor 12:03 deri në 14:12.
Lexo paragrafin e fundit te parathënia e Librit të Mormonit, duke kërkuar se çfarë njohurie tjetër vjen me një dëshmi për Librin e Mormonit.
-
Si mundet të ndikojë në jetën tënde pasja e një dëshmie për Librin e Mormonit?
Studioje Librin e Mormonit çdo ditë
Presidenti Rasëll M. Nelson na bëri premtime të gjithëve ne nëse e studiojmë Librin e Mormonit çdo ditë. Lexo thënien e mëposhtme ose shih materialin filmik “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?” te ChurchofJesusChrist.org nga kodi kohor 11:52 deri në 13:05.
“Unë ju premtoj se, kur e studioni me lutje Librin e Mormonit çdo ditë, ju do të merrni vendime më të mira – çdo ditë. Ju premtoj se, teksa e përsiatni atë që studioni, dritaret e qiellit do të hapen dhe ju do të merrni përgjigje për vetë pyetjet tuaja dhe drejtim për vetë jetën tuaj. Ju premtoj se, ndërsa e zhytni veten përditë në Librin e Mormonit, ju mund të fitoni imunitet kundër të ligave të ditës, përfshirë edhe murtajën dërrmuese të pornografisë dhe varësive të tjera që na mpijnë mendjen.
Sa herë që dëgjoj dikë, përfshirë dhe veten, të thotë: ‘E di se Libri i Mormonit është i vërtetë’, dua ta them me zë të lartë: ‘Gjë e mirë, por nuk mjafton!’ Neve na nevojitet të ndiejmë, në ‘pjes[ën] më [të] thellë’ të zemrës sonë [Alma 13:27], se Libri i Mormonit është pa dyshim fjala e Perëndisë. Ne duhet ta ndiejmë atë kaq thellësisht sa kurrë nuk do të duam të jetojmë qoftë edhe një ditë pa të.” (Rasëll M. Nelson, “Libri i Mormonit: Si do të Ishte Jeta Juaj pa Të?”, Liahona, nëntor 2017, f. 62–63)
Nëse nuk e ke bërë këtë, bëj një plan për ta forcuar dëshminë tënde për Jezu Krishtin nëpërmjet një studimi të përditshëm të Librit të Mormonit. Për shembull, mund të përcaktosh se sa minuta në ditë do të studiosh. Mund të planifikosh se si mund të përqendrohesh tek ajo që Libri i Mormonit të mëson rreth Shpëtimtarit. Mendo rreth çdo pengese me të cilën mund të përballesh gjatë studimit tënd të përditshëm dhe atë që mund të bësh për t’i kapërcyer ato.