Seminari
Dëshmitë e Tre Dëshmitarëve dhe të Tetë Dëshmitarëve: “Ne … Kemi Parë Fletët”


Faqet e Parathënies së Librit të Mormonit

Dëshmitë e Tre Dëshmitarëve dhe të Tetë Dëshmitarëve

“Ne … Kemi Parë Fletët”

Jozef Smithi dhe Tre Dëshmitarët

Për ca kohë, Jozef Smithit nuk iu lejua t’ia tregonte fletët e arta askujt. Në përmbushje të profecisë, Zoti përfundimisht i zbuloi Jozefit se dëshmitarëve të tjerë do t’u lejohej t’i shihnin fletët dhe të dëshmonin për faktin që ato ishin reale (shih te 2 Nefi 27:12–14). Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh rëndësinë e dëshmitarëve të shumtë të Librit të Mormonit dhe të reflektosh për vetë dëshminë tënde.

Dëshmitarët e fletëve

Imagjino se si do të kishte qenë për Jozef Smithin që të ishte i vetmi që mund t’i shihte fletët arta. Mendo rreth asaj se sa e vështirë do të ishte për ty të mos të të besonin, të të përqeshnin dhe të quanin mashtrues për shkak se nuk ua tregon njerëzve fletët. Imagjino sikur të të duhej t’u thoje atyre që të përkrahën që nuk mund t’i shohin fletët.

Ndërkohë që përkthente Librin e Mormonit, Jozefi diktoi fjalët e premtimit që bëri Zoti në lidhje me fletët. Lexo te 2 Nefi 27:12–14 për të parë premtimet që bëri Zoti rreth fletëve (shih edhe Ethëri 5:2–4).

  • Çfarë të bëri përshtypje rreth kësaj profecie? Përse?

  • Si mund të jetë ndier Jozefi kur e lexoi këtë profeci? Përse?

  • Çfarë mësove nga ky fragment rreth Zotit dhe Librit të Mormonit?

Një e vërtetë që mund të mësojmë nga këto profeci është se Zoti ua dha dëshmitarëve të shumtë fletët e Librit të Mormonit.

  • Pse është më e lehtë të besosh që diçka është e vërtetë kur ka më shumë se një dëshmitar për të?

Ndërsa vazhdon të studiosh, kërko ndihmën e Atit Qiellor nëpërmjet Frymës së Shenjtë që të kuptosh rëndësinë e dëshmitarëve të fletëve të arta dhe merr parasysh se si mund të të ndihmojnë dëshmitë e tyre që të fitosh një dëshmi tënde ose ta forcosh dëshminë atë.

Zoti ia dha t’i shihnin fletët një grupi prej tre dhe më pas tetë burrash. Shumë prej këtyre dëshmitarëve ndihmuan në njëfarë mënyre me daljen në dritë të Librit të Mormonit. Për shembull, Dejvid Uitmeri e ftoi Jozefin dhe Emën të jetonin me ta ndërkohë që Jozefi përkthente, Martin Harrisi hipotekoi fermën e tij për të paguar kostot e shtypjes së Librit të Mormonit dhe Oliver Kaudëri shërbeu si shkrues për një pjesë të madhe të përkthimit. Babai i Jozefit dhe vëllezërit e tij, Hajrëmi dhe Samueli, qenë gjithashtu dëshmitarë të fletëve dhe e ndihmuan Jozefin në mënyra të rëndësishme. Ndonëse disa prej këtyre burrave më vonë u larguan nga Kisha, asnjëri prej tyre nuk e mohoi kurrë dëshminë e vet për Librin e Mormonit.

Lexo te “Dëshmia e Tre Dëshmitarëve” dhe “Dëshmia e Tetë Dëshmitarëve”, duke kërkuar atë që panë, ndien dhe arritën të merrnin vesh ata.

23:9

A Day for the Eternities

This film features the experiences of David Whitmer as Joseph Smith and Oliver Cowdery stay with his family in Fayette, New York, to finish the translation of the Book of Mormon.

ikonë, shënoni
  1. Plotësoje sa vijon në ditarin tënd të studimit:

Dëshmitë e Tre Dëshmitarëve dhe të Tetë Dëshmitarëve

Tre Dëshmitarët:

Tetë Dëshmitarët:

Çfarë panë dhe ndien dëshmitarët.

Çfarë arritën të merrnin vesh dëshmitarët.

Çfarë bënë dëshmitarët.

  • Çfarë ngjashmërish dhe diferencash pe te përvojat e dy grupeve?

  • Pse mund të jenë domethënëse diferencat?

Ndërkohë që ne ndonjëherë dëshirojmë të kemi përvoja si këta dëshmitarë, Zoti dëshmoi se as të parit e këtyre gjërave nuk do t’i bindnin njerëzit për të vërtetën (shih Doktrina e Besëlidhje 5:7). Presidenti Xhejms E. Faust (1920–2007), i Presidencës së Parë, shpjegoi:

2:3

It Can’t Happen to Me

Your future may not hold fame or fortune, but it can be something far more lasting and fulfilling. Remember that what we do in life echoes in eternity.

“Në ditën dhe kohën tonë ne duhet të arrijmë ta marrim vesh vërtetësinë e asaj që ishte te fletët e arta pa i parë ato. Ato nuk janë në dispozicionin tonë për t’i parë dhe marrë në duar siç ishin për Tre Dëshmitarët dhe për Tetë Dëshmitarët. Disa prej tyre që faktikisht i panë dhe i morën në duar fletët e arta nuk i qëndruan besnikë Kishës. Të shihnim një engjëll do të ishte një përvojë e shkëlqyer, por është shumë më e shkëlqyer të arrijmë në një njohuri për hyjninë e Shpëtimtarit nëpërmjet besimit dhe dëshmisë së Shpirtit [shih te Gjoni 20:29].” (James E. Faust, “It Can’t Happen to Me”, Ensign, maj 2002, f. 48)

  • Pse është e rëndësishme për ty ajo që na mësohet në këtë thënie?

Dëshmia jote për Jezu Krishtin dhe Librin e Mormonit

Një nga qëllimet kryesore të Librit të Mormonit është t’i bindë njerëzit se Jezusi është Krishti (shih te faqja e titullit të Librit të Mormonit). Mendo a është aq e fortë sa dëshiron ti që të jetë dëshmia jote vetjake për Jezu Krishtin dhe Librin e Mormonit. Përsiat për atë se si fitimi ose forcimi i asaj dëshmie mund të jetë një bekim për ty dhe të tjerët.

ikonë, shënoni
  1. Plotëso sa vijon:

    Shkruaj dëshminë tënde për Jezu Krishtin dhe Librin e Mormonit. Nëse nuk ndien se ke ende një dëshmi, shkruaj atë që mund të bësh për ta marrë një të tillë. Përfshi mënyrën se si mund të ndikojnë dëshmitë e të tjerëve te dëshmia jote. Merr parasysh të shtosh mendime te kjo ndërsa vazhdon ta studiosh Librin e Mormonit.