“Zotërimi Doktrinor: 1 Nefi 3:7: ‘Unë do të Shkoj dhe do të bëj Gjërat që Zoti ka Urdhëruar’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Zotërimi Doktrinor: 1 Nefi 3:7: ‘Unë do të Shkoj dhe do të bëj Gjërat që Zoti ka Urdhëruar’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Zotërimi Doktrinor: 1 Nefi 3:7
“Unë do të Shkoj dhe do të bëj Gjërat që Zoti ka Urdhëruar”
Në një mësim të mëparshëm, mësove se Zoti përgatit gjithnjë një udhë për ne që ta plotësojmë atë Ai na urdhëron të bëjmë. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për 1 Nefi 3:7, të shpjegosh doktrinën dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale.
Shpjego dhe mëso përmendsh
Një qëllim i zotërimit doktrinor është të të lejojë të ushtrohesh për shpjegimin e të vërtetave të ungjillit të Jezu Krishtit me vetë fjalët e tua. Ka mënyra të panumërta se si mund ta bekosh jetën e atyre që ke përreth ndërsa e kupton dhe e shpjegon më mirë doktrinën e Shpëtimtarit që gjenden te shkrimet e Tij të shenjta.
Lexo te 1 Nefi 3:7 dhe përmblidhe atë të mëson ai me vetë fjalët e tua.
Përpiqu të mendosh për një situatë në të cilën të vërtetat e dhëna mësim në këtë varg mund ta ndihmojnë dikë. Pastaj përgjigju për pyetjet vijuese:
-
Çfarë të vërtetash nga ky varg do t’i tregoje dikujt në situatën që mendove? Përse?
-
Cilat janë mënyrat e ndryshme se si Perëndia mund të përgatitë një udhë për ne që ta plotësojmë atë që Ai kërkon?
-
Çfarë përvojash mund të tregosh që e ilustrojnë të vërtetën se Perëndia përgatit një udhë që ne të plotësojmë çfarëdo që Ai na kërkon të bëjmë?
Kalo disa minuta duke mësuar përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për 1 Nefi 3:7: “Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar”. Një mënyrë për ta bërë këtë është të mendosh për urdhërimet e ndryshme që ka dhënë Zoti dhe ta përsëritësh në mendjen tënde frazën kyç të shkrimit të shenjtë pas secilit.
Ushtroje vënien në zbatim
Ne të gjithë do të përballemi me situata të vështira dhe do të na kërkohet nga Perëndia të bëjmë gjëra të vështira në jetën tonë. Zbatimi i parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore mund të të ndihmojë ta forcosh besimin tënd te Jezu Krishti teksa përballesh me këto situata.
Lexoji skenarët vijues dhe zgjidh një tek i cili dëshiron të përqendrohesh për veprimtarinë e radhës.
-
Sara e do Zotin dhe dëshiron të shërbejnë në Kishën e Tij. Sidoqoftë, ajo kohët e fundit ka marrë një detyrë në Kishë për të cilën nuk ndihet e kualifikuar që ta plotësojë. Ajo e pranoi detyrën por heziton të veprojë më tej.
-
Roza ndihet keq me veten sepse e ka të vështirë të mbajë një urdhërim të caktuar. Ajo i është bindur urdhërimit me raste, por nuk e ka bërë në mënyrë të qëndrueshme.
Vepro me besim
Lexo paragrafët 5–7 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2022).
Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
Lexo paragrafin 8 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor. Merr parasysh të shenjosh të paktën dy fraza ose ide që ti mendon se mund ta ndihmojnë Sarën ose Rozën.
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore
Lexo paragrafin 11 në pjesën “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” te Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor.
12 Fragmentet e Para dhe Frazat Kyç të Zotërimit Doktrinor
Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
Referenca e Shkrimit të Shenjtë |
Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë |
---|---|
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Adami ra që njerëzit të mund të jenë; dhe njerëzit janë, që ata të mund të kenë gëzim.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ata janë të lirë të zgjedhin lirinë dhe jetën e përjetshme … ose … robërinë dhe vdekjen.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Të gjithë janë njësoj para Perëndisë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë Perëndia “do t’u jap[ë] fëmijëve të njerëzve rresht pas rreshti, parim pas parimi”. |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ushqehuni me bollëk me fjalët e Krishtit; pasi, vini re, fjalët e Krishtit do t’ju tregojnë të gjitha gjërat që ju duhet të bëni.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Ju duhet të luteni gjithmonë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Kur jeni në shërbimin e bashkëqenieve tuaja, ju jeni vetëm në shërbimin e Perëndisë tuaj.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “At[a] që zbatojnë urdhërimet e Perëndisë … janë të bekuar në të gjitha gjërat.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Zhv[ishe] njeriun e natyrshëm dhe … bëh[u] një shenjtor nëpërmjet shlyerjes së Krishtit Zot.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Besoni në Perëndinë; … besoni se ai ka të gjithë diturinë.” |
Referenca e Shkrimit të Shenjtë | Fraza Kyç e Shkrimit të Shenjtë “Pagëz[ohuni] në emrin e Zotit, si një dëshmi … që ju keni hyrë në një besëlidhje me të.” |
© 2023 by Intellectual Reserve, Inc. All rights reserved.