Seminari
1 Nefi 13–14: “[Të] Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë”


“1 Nefi 13–14: ‘[Të] Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë’” Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“1 Nefi 13–14: ‘[Të] Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë’” Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

1 Nefi 13–14

“Të Armatosur me Drejtësi dhe me Fuqinë e Perëndisë”

sakramenti

Pasi iu tregua në një vegim braktisja përfundimtare dhe shkatërrimi i popullit të tij, Nefi pa që një kishë e madhe dhe e neveritshme do t’i prishte mësimet e Biblës dhe do të luftonte kundër shenjtorëve të Perëndisë. Imagjino gëzimin e Nefit kur pa edhe që ungjilli do të rivendosej, duke i bekuar të gjithë ata që do t’i përqafonin mësimet dhe besëlidhjet e Shpëtimtarit. Qëllimi i këtij mësimi është të të ndihmojë të kuptosh rëndësinë e besëlidhjeve dhe ta shtojë dëshirën tënde për t’i bërë e mbajtur ato.

Shënim: 1 Nefi 13:20–42 do të jepet mësim me më tepër hollësi në mësimin e ardhshëm.

Dora e Perëndisë në histori

Imagjino sikur të tregohet një vegim i ngjarjeve më të rëndësishme të 500 viteve të fundit, përfshirë kohën tonë.

  • Çfarë ngjarjesh mendon se mund të shohësh në këtë vegim? Përse?

Profetit Nefi iu tregua një vegim që përfshinte ngjarje domethënëse nga kjo periudhë kohore. Vini re atë që deklaroi Presidenti Rasëll M. Nelson rreth vegimit të Nefit:

“Ne jemi të ulur në rreshtin e parë që ta dëshmojmë drejtpërsëdrejti atë që profeti Nefi e pa vetëm në vegim. …

Ju, vëllezërit dhe motrat e mia, jeni mes atyre burrave, grave dhe fëmijëve që pa Nefi. Mendoni për këtë!” (Rasëll M. Nelson, “Dëgjojeni Atë”, Liahona, maj 2020, f. 88)

Ndërsa studion kapitujt 1 Nefi 13–14, kërko prova për fuqinë e Perëndisë në ngjarjet që të çojnë deri në kohën tonë si dhe premtime domethënëse që Zoti do t’i përmbushë në jetën tënde.

ikonë, shëno
  1. Plotësoje veprimtarinë vijuese:

Lexoji fragmentet e shkrimeve të shenjta dhe përputhe atë që përshkruhet te vargjet, me ngjarjet e renditura më poshtë. Shënim: Johebrenjtë siç përdoret në këto vargje, u referohet njerëzve që nuk janë nga toka e Judës ose që nuk jetojnë në tokën e Judës.

  1. 1 Nefi 13:12–13, 16–19

  1. Anali i nefitëve (Libri i Mormonit) dhe shkrimet e tjera të shenjta përforcojnë të vërtetën e analit të judenjve (Bibla) dhe rivendosin të vërteta të qarta dhe të çmueshme.

  1. 1 Nefi 13:23–26

  1. Zbulimi dhe kolonizimi i tokës së premtuar nga johebrenjtë.

  1. 1 Nefi 13:35–36, 39–40

  1. Anali i judenjve (Bibla) prishet nga kisha e madhe dhe e neveritshme.

  1. 1 Nefi 14:7–10

  1. Ndodh një vepër e mrekullueshme (Rivendosja e ungjillit). Johebrenjtë zgjedhin t’i pranojnë ose t’i refuzojnë bekimet e saj.

  • Çfarë mendon se është domethënëse rreth këtyre profecive?

Sipas vegimit të Nefit: “Shpirti… [i] Perëndisë … veproi mbi” ata që udhëtuan për në tokën e premtuar (1 Nefi 13:12–13). Nefi gjithashtu pa që “fuqia e Perëndisë” ishte me ta (shih te 1 Nefi 13:16, 18–19).

  • Çfarë mëson për Perëndinë nga këto vargje?

  • Si mund ta bekojë jetën tënde tani kjo që kupton rreth Tij?

E drejta e përdorimit të fuqisë së Perëndisë në jetën tonë

Nefit iu treguan ditët e mëvonshme dhe pa Rivendosjen e Kishës së Jezu Krishtit dhe kundërshtimin me të cilin do të përballej ajo. Ai gjithashtu pa bekimet që iu premtuan ndjekësve të Jezu Krishtit që i mbajnë besëlidhjet.

Lexo te 1 Nefi 14:12–14, duke kërkuar atë që mësoi Nefi rreth anëtarëve të ditëve të mëvonshme të Kishës së Jezu Krishtit.

  • Çfarë të bën përshtypje te përshkrimi i Nefit për Kishën e Jezu Krishtit dhe anëtarët e saj në kohën tonë? Përse?

  • Çfarë parimesh mund të përcaktosh nga vargu 14?

Një parim që mund të mësojmë nga këto vargje, është: Nëse i mbajmë besëlidhjet tona, do të jemi të armatosur me drejtësi dhe me fuqinë e Perëndisë.

  • Çfarë besëlidhjesh ke bërë ose do të bësh me Perëndinë?

  • Cilat janë disa mënyra që të ndihmojnë të qëndrosh i përqendruar në mbajtjen e besëlidhjeve që ke bërë?

Plaku Dejvid A. Bednar, i Kuorumit të Dymbëdhjetë Apostujve, dha mësim se çfarë do të thotë të jesh i armatosur me drejtësi dhe me fuqinë e Perëndisë në lavdi të madhe:

“Fraza ‘armatosur me drejtësi dhe me fuqinë e Perëndisë në lavdi të madhe’ [1 Nefi 14:14] nuk është thjesht një ide e këndshme ose një shembull i gjuhës së bukur të shkrimeve të shenjta. Përkundrazi, këto bekime janë lehtësisht të dukshme në jetën e dishepujve të panumërt të Zotit në ditët e mëvonshme. …

… Dëshmoj se njerëzit e besëlidhjes së Zotit sot janë njëmend të armatosur me drejtësi dhe me fuqinë e Perëndisë në lavdi të madhe. Kam dëshmuar besim, kurajë, këndvështrim, ngulm dhe gëzim që shtrihen shumë përtej kapacitetit të të vdekshmëve – dhe këto mund t’i japë vetëm Perëndia.” (Dejvid A. Bednar, “Me Fuqinë e Perëndisë në Lavdi të Madhe”, Liahona, nëntor 2021, f. 29–30)

  • Cilët janë disa shembuj të mundshëm të njerëzve në moshën tënde që janë të “armatosur me drejtësi”?

  • Kur ke përjetuar disa nga këto bekime që “mund t’i japë vetëm Perëndia”?

Për të parë një shembull të një vajze të re që bën dhe mban besëlidhje, shiko materialin filmik “Standing in Holy Places” [“Qëndrimi në Vende të Shenjta”] (5:36), që është në dispozicion te ChurchofJesusChrist.org.

5:36

Standing in Holy Places

A young woman reflects on the blessings of walking the covenant path as she makes her journey to the temple.

Një vajzë e re reflekton për bekimet e të ecurit në shtegun e besëlidhjes ndërkohë që udhëton për në tempull.

ikonë, shëno
  1. Reflekto dhe përgjigju për të paktën dy prej pyetjeve vijuese:

  • Çfarë të tregojnë veprimet e tua të përditshme rreth faktit se sa të rëndësishme janë besëlidhjet që ke bërë?

  • Pse ke nevojë për fuqinë që vjen nga besëlidhjet me Atin Qiellor?

  • Si mund t’i ftosh më plotësisht në jetën tënde bekimet e bërjes dhe nderimit të besëlidhjeve me Atin Qiellor?

Përgjigjet e detyrës së kontrollit: 1-b, 2-c, 3-a, 4-d