“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 1: 1 Nefi 1–15” Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 1: 1 Nefi 1–15” Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Vlerësoni të Mësuarit Tuaj 1
Ky mësim ka për qëllim të të ndihmojë të vlerësosh synimet që ke vendosur dhe rritjen që ke përjetuar deri tani gjatë studimit tënd të Librit të Mormonit.
Studioje Librin e Mormonit Çdo Ditë
-
Cilat janë disa gjëra që i bën çdo ditë ose çdo natë?
-
Çfarë mund të ndodhte po t’i anashkaloje këto veprimtari për një ditë ose më shumë?
-
Pse studimi i përditshëm i shkrimeve të shenjta është diçka që duhet të përpiqemi fort që ta bëjmë?
Zgjidh një nga sa vijon për të përshkruar se si po ecën studimi yt i përditshëm i Librit të Mormonit:
-
Studimi im duket kuptimplotë dhe ka qenë sistematik.
-
Studimi im është i mirë kur ndodh, por nuk po ndodh shumë rregullisht.
-
Jam sistematik me studimin tim, por nuk përfitoj shumë prej tij.
-
Po has vështirësi që ta kuptoj atë që lexoj dhe rrallëherë studioj më vete.
-
Nuk kam bërë asgjë për të punuar drejt një synimi për studimin e shkrimeve të shenjta.
-
Tjetër: shpjegoje përgjigjen tënde.
Është e natyrshme të të dalin pengesa me një synim të përditshëm si ky. Gjëja e rëndësishme është të vazhdosh të përpiqesh.
-
Çfarë ka shkuar mirë në studimin tënd të Librit të Mormonit? Çfarë do të doje të bëje më mirë ose ndryshe?
Mendime dhe ndjenja vetjake rreth Librit të Mormonit
Ëndrra e Lehit
Merre parasysh se si pjesë të ndryshme të ëndrrës së Lehit mund t’i ndihmojnë individët në skenarët vijues:
-
Një i ri po kalon kohë me një grup njerëzish që zgjedhin ta shkelin Fjalën e Urtësisë dhe t’i bëjnë presion atij për të bërë të njëjtën gjë.
-
Një e re mendon se do ta marrë më seriozisht studimin prej saj të shkrimeve të shenjta kur jeta e saj stresuese të qetësohet.
-
Një i ri fillon të ndihet i turpëruar për anëtarësinë e tij në Kishën e Jezu Krishtit të Shenjtorëve të Ditëve të Mëvonshme kur dëgjon të tjerët të tallin njerëzit që janë fetarë.
Ti mund t’i mbash urdhërimet
Gjatë mësimit për kapitullin 1 Nefi 3, mund të kesh vënë një synim që të jesh më i bindur ndaj një urdhërimi që ka qenë i vështirë për t’u mbajtur. Reflekto për përparimin tënd kundrejt këtij synimi dhe shënoji mendimet e tua në ditarin tënd të studimit ose atë vetjak. Merri parasysh pyetjet vijuese teksa reflekton dhe shkruan:
-
Si po shkon përpjekja jote për t’iu bindur këtij urdhërimi?
-
Çfarë suksesesh ose pengesash ke përjetuar?
-
Si mund ta rregullosh planin tënd?
-
Si je bekuar për përpjekjet e tua?
-
Kur ka përgatitur Zoti një udhë për ty që të jesh i bindur?
Nëse nuk ke menduar për një urdhërim që mund të jetë i vështirë për ta mbajtur ti, mendo për një tani. Vendos se çfarë veprimesh mund të ndërmarrësh për ta mbajtur atë më plotësisht.
Presidenti Henri B. Aring, i Presidencës së Parë, dha mësim se mirëbesimi i Nefit te Zoti mund të na japë nxitje kur na duket e vështirë t’u bindemi urdhërimeve të Zotit:
“Djaloshi Nefi në Librin e Mormonit frymëzon tek ne një dëshirë për të zhvilluar mirëbesim tek Zoti dhe për t’iu bindur urdhërimeve të Tij, pavarësisht se sa të vështira të na duken. Nefi u përball me rrezik dhe vdekje të mundshme kur tha këto fjalë mirëbesimi, që ne mund dhe duhet t’i ndiejmë vazhdueshëm në zemrën tonë: ‘Unë do të shkoj dhe do të bëj gjërat që Zoti ka urdhëruar, pasi e di se Zoti nuk u jep urdhërime fëmijëve të njerëzve pa përgatitur një udhë për ta, që ata të mund të plotësojnë gjënë, që ai i urdhëron’ [1 Nefi 3:7].” (Henri B. Ajring, “Mirëbeso tek Perëndia, Pastaj Shko dhe Bëj”, Liahona, nëntor 2010, f. 71)