“Zotërimi Doktrinor: Mosia 18:8–10 – ‘Ju Keni Hyrë në një Besëlidhje me Të’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)
“Zotërimi Doktrinor: Mosia 18:8–10”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit
Zotërimi Doktrinor: Mosia 18:8–10
“Ju Keni Hyrë në një Besëlidhje me Të”
Në një mësim të mëparshëm, ti mësove rreth mënyrës se si besëlidhja jonë e pagëzimit me Shpëtimtarin mund të ndikojë në mënyrën se si e jetojmë jetën tonë. Ky mësim mund të të ndihmojë të mësosh përmendsh referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë për vargjet te Mosia 18:8–10, të shpjegosh doktrinën e dhënë mësim në ato vargje dhe t’i zbatosh parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore në situata nga jeta reale duke përdorur këtë fragment të shkrimit të shenjtë.
Mëso përmendsh dhe shpjego
Rendite siç duhet referencën dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë më poshtë për vargun te Mosia 18:8–10 duke e shkruar atë në rendin e saktë në ditarin tënd të studimit. Nëse është e nevojshme, kontrolloje saktësinë tënde duke iu referuar listës së referencave të zotërimit doktrinor dhe frazave kyç të shkrimit të shenjtë në fund të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018).
një pagëz[ohuni] 8 Zotit në Mosia ju 18 në besëlidhje të hyrë që dëshmi 10 si emrin e një me keni
Pasi të kesh mbaruar së shkruari frazën e saktë, gjej një çast për t’u përpjekur të mësosh përmendsh referencën e shkrimit të shenjtë dhe frazën kyç të shkrimit të shenjtë duke i përsëritur disa herë.
Në një mësim të mëparshëm, ti mësove se kur pagëzohemi, ne hyjmë në një besëlidhje me Perëndinë që do t’i shërbejmë Atij dhe do t’i zbatojmë urdhërimet e Tij. Përfytyro sikur të kanë kërkuar të flasësh në shërbesën e pagëzimit të një fëmije tetëvjeçar rreth besëlidhjes që ai po bënte. Mbaje shënim se si vargjet te Mosia 18:8–10 mund të të ndihmojnë ta shpjegosh besëlidhjen dhe se si mbajtja e besëlidhjes mund ta ndihmojë fëmijën të bëhet më shumë si Jezu Krishti.
Ushtroje vënien në zbatim
Nga sa mban mend, provo t’i renditësh tre parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore, duke përfshirë një përshkrim të shkurtër të kuptimit që ka çdo parim. Nëse është e nevojshme, përsëriti paragrafët 5–12 të pjesës “Marrja e Njohurisë Shpirtërore” të materialit Dokumenti Bazë i Zotërimit Doktrinor (2018).
Lexoje skenarin vijues dhe përdore secilin nga parimet e marrjes së njohurisë shpirtërore për të përgatitur një këshillë për Anën që të mund ta përdorë për të ndihmuar Rezartën.
Ana ka vënë re se Rezarta, një vajzë në klasën e saj në kishë, e ka të vështirë të ndihet e lumtur ose të zërë shokë. Ana ka dëgjuar se Rezarta ndonjëherë zgjedh të mos marrë pjesë në veprimtaritë e të rinjve ose në mbledhjet e kishës për shkak se i duket se nuk përshtatet me vajzat e tjera. Ana dëshiron ta ndihmojë Rezartën të ndihet më e mirëpritur, por në të vërtetë nuk ka folur kurrë me të dhe shqetësohet se mund të jetë e sikletshme ose e pavolitshme të komunikojë me të.
-
Si do ta përdorje secilin prej tre parimeve të marrjes së njohurisë shpirtërore dhe mësimet te Mosia 18:8–10 për ta ndihmuar Anën në situatën e saj?
Nëse u përpoqe dhe prapëseprapë të duhet ndihmë për t’iu përgjigjur pyetjes së mëparshme, pyetjet vijuese mund të ndihmojnë për të të udhërrëfyer:
Kërko kuptueshmëri të mëtejshme nëpërmjet burimeve të caktuara në mënyrë hyjnore
-
Cilat janë disa fragmente të shkrimit të shenjtë ose thënie nga udhëheqësit e Kishës që ti i di, të cilat mund ta ndihmojnë Anën? Si mund të jenë të dobishme mësimet te Mosia 18:8–10?
-
Si mund t’i japë Anës të biseduarit me presidencën e klasës së Të Rejave më shumë kuptueshmëri rreth situatës së Rezartës?
Shqyrtoji konceptet dhe pyetjet me një këndvështrim të përjetshëm
-
Çfarë duhet të kuptojë Ana rreth mënyrës se si i sheh Zoti besëlidhjet e pagëzimit që mund ta ndihmojë atë t’i mposhtë ndjenjat e saj të ngurrimit?
-
Si mund ta ndihmojë Anën të kuptuarit e asaj që Zoti ndien për Rezartën?
-
Si mund ta ndihmojë Anën inkurajimi i Rezartës që të bëhet më shumë si Ati Qiellor dhe Jezu Krishti?
Vepro me besim
-
Çfarë mund të bëjë Ana për t’i mbajtur premtimet e veçanta të pagëzimit që Alma i dha mësim te Mosia 18:8–10?
-
Cilët shembuj të Jezu Krishtit që i ndihmon të tjerët do t’i tregoje Anës për ta ndihmuar të veprojë me besim?