Seminari
3 Nefi 27, Pjesa 2: Të Bërit të Shenjtëruar nëpërmjet Jezu Krishtit


“3 Nefi 27, Pjesa 2: Të Bërit të Shenjtëruar nëpërmjet Jezu Krishtit”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“3 Nefi 27, Pjesa 2”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

3 Nefi 27, Pjesa 2

Të Bërit të Shenjtëruar nëpërmjet Jezu Krishtit

fëmijë i lumtur që po pagëzohet

A ka raste kur ke dashur të ishe më i pastër shpirtërisht? Kur Jezu Krishti u dha mësim dishepujve të Tij në kontinentin e lashtë amerikan, Ai shpjegoi bekime të rëndësishme që janë në dispozicion të atyre që e ndjekin ungjillin e Tij, duke përfshirë shenjtërimin nëpërmjet Frymës së Shenjtë. Ky mësim mund të të ndihmojë ta kuptosh se si ta marrësh fuqinë shenjtëruese të Shpëtimtarit ndërsa bën përpjekje për ta jetuar ungjillin e Tij.

I papastër

Plaku Alen D. Hejni, i Të Shtatëdhjetëve, tregoi historinë vijuese nga fëmijëria e tij.

10:25

“Kur unë isha nëntë vjeç, gjyshja ime flokëbardhë, një metër e gjysmë, nga ana e nënës, erdhi të kalonte disa javë me ne në shtëpinë tonë. Një pasdite ndërsa ajo ishte aty, unë dhe dy vëllezërit e mi më të mëdhenj vendosëm të hapnim një gropë në një fushë në krahun tjetër të rrugës nga shtëpia jonë. Nuk e di pse e bëmë atë; ndonjëherë djemtë hapin gropa. U bëmë pak pis, por gjë që nuk do të na hapte shumë telashe. Djemtë e tjerë në lagje e panë sa emocionuese ishte të hapje një gropë dhe filluan të na ndihmonin. Më pas ne të gjithë u bëmë edhe më pis së bashku. Dheu ishte i fortë, kështu që tërhoqëm një markuç dhe hodhëm pak ujë në fund të gropës që ta zbutnim dheun. U bëmë pak me baltë teksa gërmonim, por gropa vërtet u bë më e thellë.

Dikush në grupin tonë vendosi që ta kthenim gropën në një pishinë, kështu që e mbushëm me ujë. Duke qenë më i vogli dhe duke dashur të përshtatesha, unë u binda të hidhesha brenda dhe ta provoja. Tani unë isha me të vërtetë pis. Unë nuk planifikova që të isha i mbuluar me baltë, por ja që aty përfundova.

Kur filloi të bëhej ftohtë, kalova rrugën, me qëllim që të shkoja në shtëpi. Gjyshja ime më takoi përballë derës kryesore dhe nuk pranoi të më linte të hyja. Ajo më tha se, nëse më lejonte të hyja, unë do të lija gjurmë balte në shtëpinë që ajo sapo kishte pastruar. Kështu që bëra atë që çdo nëntëvjeçar do të bënte nën ato rrethana dhe vrapova te dera e pasme, por ajo ishte më e shpejtë nga sa e kisha menduar. U inatosa, përplasa këmbët dhe kërkova me ngulm të hyja në shtëpi, por dera mbeti e mbyllur.

Isha i lagur, me baltë, kisha ftohtë dhe në imagjinatën time të fëmijërisë unë mendova se mund të vdisja në vetë oborrin pas shtëpisë time. Më në fund, e pyeta atë se çfarë duhej të bëja që të hyja në shtëpi. Përpara se ta kuptoja, e gjeta veten duke qëndruar në oborrin pas shtëpisë ndërsa gjyshja ime më shpëlante me një markuç. Pas asaj që u duk një pafundësi, gjyshja më shpalli të pastër dhe më la të hyja në shtëpi. Ishte ngrohtë në shtëpi dhe unë isha në gjendje të vishja rroba të thata e të pastra.” (Alen D. Hejni, “Të Kujtojmë në Cilin Kemi Besuar”, Liahona, nëntor 2015, f. 121)

  • Çfarë krahasimesh shpirtërore mund të bësh ndërmjet historisë së Plakut Hejni dhe jetës sonë?

Tek 3 Nefi 27, si pjesë e fjalimit të Shpëtimtarit ndaj dishepujve të Tij nefitë rreth ungjillit të Tij, Ai dha mësim për pasojat e mëkatit dhe se si mund t’i kapërcejmë ato dhe të bëhemi të pastër shpirtërisht.

Lexo te 3 Nefi 27:19, duke kërkuar mësimet e Shpëtimtarit.

  • Çfarë të mëson ky varg rreth nevojës sate për Jezu Krishtin dhe Shlyerjen e Tij?

Jezu Krishti mund të të pastrojë nga njolla e mëkatit dhe mund të të ndihmojë të bëhesh i shenjtë. Mendo për nevojën tënde për të qenë i pastruar nga mëkati dhe se si mund të ndihesh ose mos ndihesh të jesh i pastër shpirtërisht. Ndërsa studion sot, kërkoji mësimet që mund të të ndihmojnë ta kuptosh më mirë se si mund t’i qasesh fuqisë shenjtëruese të Shpëtimtarit në jetën tënde.

Jezu Krishti përshkruan atë se si mund të shenjtërohemi nëpërmjet Frymës së Shenjtë

Tek 3 Nefi 27:20–22, Shpëtimtari dha mësim se çfarë mund të bëjmë për ta marrë fuqinë e Tij shenjtëruese dhe për t’u kualifikuar për jetën e përjetshme. Për të të ndihmuar t’i studiosh këto vargje, kopjoje tabelën vijuese në ditarin tënd të studimit.

Urdhërimet

Bekimet

Lexo tek 3 Nefi 27:20–22 dhe plotësoje tabelën në bazë të asaj që gjen.

ikonë, shëno 3 Nefi 27:20 është një fragment i zotërimit doktrinor. Merre parasysh t’i shenjosh fragmentet e zotërimit doktrinor në mënyrë të dallueshme që të mund t’i gjesh me lehtësi. Do të kesh mundësi në mësimin e ardhshëm që ta ushtrosh zbatimin e doktrinës që jepet mësim në këtë fragment për një pyetje ose situatë.

  • Si do t’i përmblidhje mësimet e Shpëtimtarit te vargu 20 si një pohim të vërtete?

Një e vërtetë që mund të mësojmë është: nëse pendohemi dhe vijmë te Jezu Krishti duke u pagëzuar, atëherë mund të shenjtërohemi duke e marrë Frymën e Shenjtë dhe të qëndrojmë të panjollë përpara Tij në ditët e fundit.

Të shenjtërohesh do të thotë të “çlir[ohesh] nga mëkati, [të] bë[hesh] i dëlirë, i pastër dhe i shenjtë nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit” (Udhëzuesi për Shkrimet e Shenjta, “Shenjtërim”, scriptures.ChurchofJesusChrist.org).

ikonë, shëno
  1. Përgjigju për pyetjet vijuese:

    • Si na ndihmojnë pendimi dhe pagëzimi ta përjetojmë shenjtërimin nëpërmjet Jezu Krishtit?

    • Si mund t’i përgjigjeshe dikujt që e pyet veten se si këto urdhërime gjejnë zbatim tek ai pasi e ka marrë ordinancën e pagëzimit?

Të Bërit të Shenjtëruar nëpërmjet Frymës së Shenjtë

Fjalët e Jezu Krishtit te vargu 20 na mësojnë se mënyra se si Ai na ndihmon të bëhemi të shenjtëruar është nëpërmjet marrjes së Frymës së Shenjtë.

Presidenti Henri B. Ajring, i Presidencës së Parë, dha mësim rreth marrëdhënies ndërmjet Shlyerjes së Shpëtimtarit dhe ndikimit shenjtërues të Frymës së Shenjtë.

“Nëse e keni ndier ndikimin e Frymës së Shenjtë sot, ju mund ta merrni atë si fakt që Shlyerja po funksionon në jetën tuaj. Për atë arsye dhe për shumë të tjera, ju do të bënit mirë ta vendosni veten në vende dhe punë që i ftojnë nxitjet e Frymës së Shenjtë. Të ndierit e ndikimit të Frymës së Shenjtë funksionon në të dyja mënyrat: Fryma e Shenjtë banon vetëm në një tempull të pastër dhe marrja e Frymës së Shenjtë na pastron nëpërmjet Shlyerjes së Jezu Krishtit.” (Henry B. Eyring, “Gifts of the Spirit for Hard Times”, Ensign, qershor 2007, f. 23.)

  1. Përgjigju për të paktën një prej pyetjeve vijuese.

    • Si e ke dalluar ndikimin rafinues të Shpirtit në jetën tënde?

    • Cilat janë disa mënyra se si mund ta ftojmë shoqërimin e vazhdueshëm të Frymës së Shenjtë që të bekohemi rregullisht me ndikimin e tij shenjtërues?

Zbatimi i mësimeve të Shpëtimtarit në jetën tënde

Të vërtetat që i ke studiuar sot janë të thjeshta, por thelbësore për t’u ndjekur vazhdimisht që të mund të kthehesh denjësisht në praninë e Perëndisë. Mendo se si do ta zbatosh në jetën tënde atë që ke mësuar dhe ndier. Mund të zgjedhësh njërën ose më shumë nga mundësitë vijuese ose të zgjedhësh një mënyrë tjetër për t’i zbatuar këto mësime.

  1. Pendohu në mënyrë të qëllimshme çdo ditë dhe vendos ta ndjekësh Shpëtimtarin më plotësisht.

  2. Bëje pjesëmarrjen tënde në ordinancën e sakramentit një pjesë më kuptimplotë të adhurimit tënd të së dielës.

  3. Përcakto një mëkat ose shpërqendrim që po e kufizon shoqërimin tënd me Frymën e Shenjtë. Ndërmerri veprimet e nevojshme për ta hequr atë mëkat ose shpërqendrim nga jeta jote.

  4. Fillo të bësh diçka që do të të japë qasje më të madhe në shoqërimin e Frymës së Shenjtë.