Seminari
Mormoni 3: Të Gjithë “Duhet të Dilni Para Fronit të Gjykimit të Krishtit”


“Mormoni 3: Të Gjithë ‘Duhet të Dilni Para Fronit të Gjykimit të Krishtit’”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit (2024)

“Mormoni 3”, Manual i Mësuesit për Librin e Mormonit

Mormoni 3

Të Gjithë “Duhet të Dilni Para Fronit të Gjykimit të Krishtit”

Gjykimi i Fundit

A e ke pyetur veten ndonjëherë se si mund të jetë Gjykimi Përfundimtar? Ndërsa Mormoni e pa ligësinë e popullit të tij, ai dha mësim se kush do të na gjykojë dhe se si do të gjykohemi në këtë Gjykim Përfundimtar. Ky mësim mund të të ndihmojë të përgatitesh për të qëndruar me besim në vetvete dhe gëzim para Jezu Krishtit në Gjykimin Përfundimtar.

Provimi përfundimtar

Imagjino sikur të të kërkonin të bësh një vlerësim përfundimtar në lidhje me studimin tënd nga Libri i Mormonit sot, ku përfshihen pyetje si ato në vijim:

  1. Sa vargje ka Libri i Mormonit?

  2. Sa herë përmendet Krishti me njërin prej emrave ose titujve të Tij në Librin e Mormonit?

  3. Sa lamanitë u kthyen në besim nëpërmjet mësimit të Nefit dhe Lehit te Helamani 5?

Mendo nëse mund t’u përgjigjesh këtyre pyetjeve me saktësi pa u përgatitur.

  • Si mund të ndryshojnë ndjenjat e tua rreth provimit nëse mësuesi yt do të të njoftonte më përpara për të dhe do të të jepte një udhëzues studimi të hartuar parapërgatitor?

  • Megjithëse në Gjykimin Përfundimtar nuk do të na kërkohet të tregojmë fakte rastësore nga shkrimet e shenjta, në ç’mënyra mund të krahasohet Gjykimi Përfundimtar me një provim që ne të gjithë do ta bëjmë një ditë? Në ç’mënyra do të jetë i ndryshëm nga kryerja e një provimi shkollor?

Përsiat se sa i përgatitur ndihesh për Gjykimin Përfundimtar. A e di se si të përgatitesh për të? Pse dëshiron të jesh i përgatitur për të?

Ati Qiellor dhe Jezu Krishti të duan dhe i kanë dhënë shkrimet e shenjta për të të ndihmuar të dish dhe të përgatitesh për ditën kur do të “d[alësh] para fronit të gjykimit të Krishtit” (Mormoni 3:20). Ndërsa studion, kërko të vërteta që mund të të ndihmojnë të jesh i përgatitur për të dalë me besim në vetvete dhe gëzim para Jezu Krishtit në Gjykimin Përfundimtar.

Mormoni dha mësim rreth Gjykimit Përfundimtar

Mormoni i deshi nefitët dhe i drejtoi shumë herë në betejë. Ai iu lut atyre të pendoheshin për ligësinë e tyre dhe të drejtoheshin te Shpëtimtari. Megjithatë, ata e refuzuan Zotin dhe u mburrën me forcën e tyre, duke bërë betime të shenjta që u qe dhënë mësim të mos i përdornin kurrë, prandaj Mormoni nuk pranoi t’i drejtonte ata për njëfarë kohe (shih te Mormoni 3:10–16). Më pas, ai dha mësim rreth Gjykimit Përfundimtar me të cilin do të përballej i gjithë njerëzimi.

  1. Krijoje dhe plotësoje tabelën vijuese si detyrën tënde për këtë mësim. Shto në të sipas udhëzimeve në të gjithë pjesën tjetër të mësimit dhe sipas frymëzimit nga Fryma e Shenjtë.

    Në anën e majtë të tabelës sate, bëj një listë të pyetjeve që ke rreth Gjykimit Përfundimtar si shembujt e dhënë.

Pyetjet që kam rreth Gjykimit Përfundimtar

Përgjigjet, idetë dhe mbresat që mora

Pyetjet që kam rreth Gjykimit Përfundimtar

Kush do të më gjykojë mua?

Përgjigjet, idetë dhe mbresat që mora

Pyetjet që kam rreth Gjykimit Përfundimtar

Kur do të gjykohem?

Përgjigjet, idetë dhe mbresat që mora

Lexoji fjalët e Mormonit te Mormoni 3:18–22; 6:17–22 për të kërkuar përgjigjet për pyetjet që rendite. Rendit në kolonën e majtë të tabelës idetë që gjen, duke përfshirë referencën e shkrimit të shenjtë ku e gjete secilën ide.

Froni i gjykimit të Krishtit

Një e vërtetë që mësojmë nga këto fragmente, është se ne të gjithë do të dalim para fronit të gjykimit të Krishtit për t’u gjykuar për veprat tona, qofshin ato të mira ose të liga. Merreni parasysh t’i shenjoni frazat që e japin mësim këtë të vërtetë te Mormoni 3:20.

  • Përse mund të jetë ngushëlluese të dish se Gjykatësi ynë është Shpëtimtari? (Shënoje përgjigjen tënde në kolonën e djathtë të tabelës sate).

Për ndihmë për t’iu përgjigjur pyetjes së mëparshme, mund të lexosh tek Alma 7:11–13, duke kërkuar se çfarë përjetoi Shpëtimtari që e lejon Atë të na kuptojë në mënyrë të përsosur në kohën e Gjykimit. Gjithashtu mund të dëgjosh një thënie nga Presidenti Dallin H. Ouks, i Presidencës së Parë, te “Plani i Madh” nga kodi kohor 14:06 deri në 14:51 në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

2:3

Mund të kesh ende pyetje dhe shqetësime rreth Gjykimit Përfundimtar. Kërko përgjigje dhe ide të tjera duke përdorur burimet më poshtë ose burime të tjera hyjnore. Renditi idetë që zbulon në kolonën e djathtë të tabelës sate.

Nëse dëshiron, mund t’i dëgjosh mësimet e tjera nga Presidenti Ouks rreth Gjykimit Përfundimtar te “Dashuria Hyjnore në Planin e Atit” nga kodi kohor 1:44 deri në 3:32, ose “Të Pastruar nëpërmjet Pendimit” nga kodi kohor 8:09 deri në 12:03, të dy në dispozicion në ChurchofJesusChrist.org.

14:47
2:3
  • Çfarë të vërtetash rreth Atit Qiellor, Jezu Krishtit, pendimit dhe Gjykimit Përfundimtar do t’i tregoje dikujt që është në ankth për Gjykimin Përfundimtar? Përse?

Vetëbesimi në Ditën e Gjykimit

Mendo se si je ndier gjatë këtij studimi. A ndihesh më shumë ose më pak i sigurt dhe i gëzuar rreth Gjykimit Përfundimtar nga sa ndiheshe përpara këtij mësimi? Përse ndihesh në atë mënyrë? Çfarë po të nxit Fryma e Shenjtë që të bësh?

Në ditarin tënd të studimit bëj një plan për të filluar përgatitjen më me qëllim për Gjykimin Përfundimtar. Përsiat dhe vendos për një veprim që mund ta ndërmarrësh e që të ndihmon të ndiesh më tepër vetëbesim dhe gëzim ndërsa përgatitesh për të dalë para Krishtit. Për shembull, pendimi i përditshëm dhe i sinqertë është një mënyrë e fuqishme për të gjetur “lumturi… dhe paqe[ të] mendjes”. (Shih te Rasëll M. Nelson, “Ne Mund të Bëjmë më Mirë dhe të Jemi më të Mirë”, Liahona, maj 2019, f. 67.) Zotohu që t’i shkosh planit tënd deri në fund.